A është Myftinia e Shkupit filiale e EVN dhe “Vodovod i kanalizacija”

Çdo të premte po e njëjta kërkesë e imamëve të Shkupit: bëni gajret, t’i shlyejmë borxhet për rrymë, ujë dhe plehëra! Ky aksion qesharak tashmë Myftininë e ka shëndërruar në filiale të EVN-së dhe “Vodovod i kanalizacija”, kurse imamët dhe të punësuarit e tjerë po i trajton si inkasanta të këtyre dy ndërmarrjeve

Shkruan: Mr. Zeqie Veseli

 

Bazuar në një “rregullore” amatoreske për financa të BFI-së së Mulla Sulës, me këshilla të pastra policore dhe të denjë për organizata të ndryshme por jo edhe për një si BFI, shihet qartë se Sulejman Rexhepi, uzurpatori i këtij Institucioni, ka kërkuar ndihmë prej “ekspetëve” diletantë për ta nxjerrë nga një pus i zi financiar ku ka degraduar Institucioni i BFI-së i kapur prej tij dhe prej djemve dhe nipave të tij. Natyrisht, për këtë shërbim diletanti do të shpërblehet me projektin e Gostivarit i cili do t’i besohet atij deri në finalizim!

Një vlerësim i lirë rreth kësaj “rregullore” të cilën u mundua ta miratojë Sulejman Rexhepi në kuorumin e tij privat të cilës ia ka dhënë një fasadë bojë gjizintie prej “Rijastit”, thotë: kjo “rregullore” tregon ambiciet e sëmura të Sulejman Rexhepit për të dalur nga ky pus e në të cilën do t’i fusë të gjitha organet dhe institucionet e BFI-së. Thjesht, përmes kësaj “rregullore”, Mulla Sula do të krijojë baza reale për një “cicë gjigante” prej nga do të thithë e stërthithë të gjitha të mirat prej sadakatul fitrit, zeqatit, kurbanëve, lëkurave, haxhit, vakëfi etj.

Pa dyshim, këtë “qumësht të mjaltosur” duhet t’ia sigurojnë myftinitë dhe myftinjtë të cilët tashmë i ka korruptuar deri në gabzherr. Myftinitë do të obligohen edhe të participojnë në mirëmbajtjen dhe në zhvillimin e jetës fetare brenda institucionev arsimore të BFI-së, por edhe të participojnë në buxhetin e Rijasetit i cili duhet të shpenzohet për rrogat e të punësuarve por që, realisht, të gjitha do të përfundojnë në restorantin KONAK të Mulla Sulës që është shndërruar në një azhder të BFI-së, si dhe në xhepat e djemve dhe të nipave të tij, të cilët, shpesh dinë të ndalen me makina zyrtare të BFI-së, të cilat i ngasin vetë, edhe pse hala në pelena dhe, të futen në “Plaset”, të hanë e të pallohen dhe të paguajnë duke nxjerrë nga xhepi grumbuj eurosh, dollarsh e frangash!

Si do të funksionojë kjo, kur, që në start është e destinuar të dështojë, sepse, për shembull Myftinia e Shkupit, borxhin e brendshëm e ka mbi 2 milion euro. Tani, kjo Myftini të punojë për familjen e Mulla Sulës, të punojë për të dalur nga borxhet e trashëguara e të shkaktuara po nga Mulla Sula, apo të realizojë kuotën e caktuar prej Mulla Sulës për ta mirëmbajtur Medresenë?! Myftinia e Shkupit, është e obliguar që çdo vit për Medresenë e djemve por edhe të vajzave të sigurojë rreth 200 mij euro, kurse tash e katër vie nuk arrinë të dorëzojë më shumë se 70 mij euro, që do të thotë se, vetëm kësaj vatre arsimore i ka borxh mbi 500 mij euro. Kjo Myftini raportin me imamët e vet si dhe me nëpunësit e tjerë të angazhuar nëpër xhami e ka si mos më keq, më eksploatuese nuk do ta kishte asnjë okupator! Të pa rregulluar në sistem pagesor, në sistem shëndetësor, pensiono-invalidor! Kurse që të gjithë i obligojnë që çdo ditë, të shtrojë hasrën për të mbledhur para, kurse çdo të premte madje këtë shërbim e kërkojnë me alltoparlant duke i lutur xhematin të bëjnë gajret për të paguar rrymën dhe ujin e xhamisë! Kurse, del puna që kjo Myftini ndaj EVN-së dhe Ujësjellës kanalizimit” të Shkupit i ka borxhe pesë vite pa ua paguar shërbimet! Po ku ikën të gjitha ato para të mbledhura nëse jo në xhep ose të imamit, ose të myftiut, ose të Mulla Sulës? Sigurisht jo në xhep të mutevelive! Çdo të premte po e njëjta kërkesë: bëni gajret, t’i shlyejmë borxhet! Ky aksion qesharak tashmë Myftininë e ka shëndërruar në filiale të EVN-së dhe “Vodovod i kanalizacija”, kurse imamët dhe të punësuarit e tjerë po i trajton si inkasanta të këtyre dy ndërmarrjeve!

Myftinia më e madhe e vendit, me njëmijë telashe, më e varfëra në botë, me borxhe të hatashme, me synime jo të ndershme, me strategjnë e Mulla Sulës, ka degraduar në filiale të EVN dhe “Vodovod i kanalizacija”?!? Ndërkohë që, prona vakëfore më e madhe është në Myftininë e Shkupit, anëtarësia më e madhe është në këtë Myftini, fitrat dhe zeqati tubohen më shumë se në çdo qytet, edhe numri i haxhilerëve që paguajnë dyfishin e vëllezërve të tyre në rajon, është pothuajse më i madh në Maqedoni! Atëherë, thjesht, ku po shkojnë të gjitha ato para që po grumbullohen nga “taksapaguesit fetarë”! Ja pra, pse Sulejman Rexhepi nuk e lëshon për më të madhin kjamet këtë Myftini? Ja pse pikërsht kjo Myftini është e pa rahatueshmja që kur mbi kurriz të saj i ka ngulur thonjtë gllabëruese Mulla Sula! Po le të provojë vetëm një për qind të lojës që po ia luan Myftinisë së Shkupit ta luajë, për shembull, në Myftininë e Kumaovës! Menjëherë ia japin partallat! Zatën Mulla Sula nuk ka mbetur për asgjë tjetër përveçse për partallat tona, të cilat ndërkombëtarët lindor e perëndimor ia kanë dhënë tash e katër vjet më parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *