A i duhet fjala ngulfatësit të FJALËS

(Rreth kollumnes së Agim Mehmetit, të nënshkruar me pseudonimin h. Sulejman ef. Rexhepi, me titullin “Lartmadhëria e sajë FJALA” (sa keq kur fjalën “saj” e shkruan me “sajë”), e të botuar në dy-tri portale të kontrolluar e të sponsoruar nga Sulejman Rexhepi nga fitrt dhe zeqati i myslimanëve të vendit dhe diasporës)

 

Shkruan Dr. Zeqie Veseli  

 

Allahu i Gjithëdishëm, në FJALËN e vet thotë: “Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim për shkak të veprave të tyre?! A mos vallë, dëshironi t’i ktheni në rrugë të drejtë ata që Allahu i ka lënë në humbje?  Për atë që Allahu e lë në humbje, ti nuk mund të gjesh rrugë të drejtë.” (En Nisa, 88)

Kolumna në fjalë është një shkrim eseistik kushtuar Fjalës si kategori e diciplinave të ndryshme gjuhësore. Përmbanë edhe elementë të etikës dhe të fetares. Në këto dy rrafshe qasja e autorit na del të jetë qasje e munafikut për MUNAFIKUN. Kurse nga këndvështrimi i disiplinave gjuhësore është shkrim tepër shumë i bukur.

Megjithatë, skilja e Agim Mehmetit qëndron në misionin e tij për të na e paraqitur Sulejman Rexhepin si autor “i mrekullueshëm” i “aforizmave” mbi Fjalën! Në aspekt të disiplinave gjuhësore h. Sulejman ef. Rexhepi është analfabet i padiskutueshëm. Në aspekt të kuptimit etik dhe fetar, FJALA dhe Sulejman Rexhepi janë dy nocione që askund nuk e kanë qoftë edhe vetëm një piktakim! Allahu i Gjithëdijshëm me FJALËN  e vet thotë: “Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit e, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura. Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta)?!” (El Munafikun, 4)

Shkrimi i Agim Mehmetit i nënshkruar me pseudonimin h. Sulejman ef. Rexhepi (pseudonim tallës, sepse asnjë autor normal nuk i thotë vetes efendi!!!) është një shkrim i brumosur me përmbajtje të psalmeve dhe ligjeratav kishtare. Ajo që ai përdor ndonjë ajet apo hadith në këtë ligjeratë është cilësi munafikësh që mundohen në të gjitha mënyrat për ta paraqitur të keqin të mirë, të trishtueshmen të bukur, shëmtinë të pranueshme, blasfeminë për të shenjtë. “Ka prej njerëzve (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësajbote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.” (El Bekare, 204)

Tentativa e Agim Mehmetit është që të na bindë se askush nuk ka të drejtë në fjalë, sepse secili që flet “e mbyllë një derë”, e “lëndon një shpirt”, “e shtrembëron një të vërtetë” etj. dhe, sipas Agim Mehmetit vetëm Sulejman Rexhepi duhet të flasë, sepse vetëm ai thotë FJALË të mira. Kurse, oponenti i tij, Afrim Tahiri thotë: “Nëse doni që ta shikoni kapacitetin inteletual të Sulejman Rexhepit, vetëm jepjani një mikrofon në dorë”! Sepse për ta shkruar fjalën nuk ia thotë fare, si ai që nuk i ka dy gram shkollë

Sulejman Rexhepi ka kohë që e ka shkelur FJALËN, që nuk e respekton FJALËN, që e shtrembëron FJALËN! Shpesh betohet rrejshëm në këtë FJALË se ai nuk është fajtor për asgjë se të tjerët kanë thënë ndonjë “fjalë” që e paskësh njollosur atë apo kundërshtarin e tij! Madje ai nuk ka guxim as ta artikulojë fjalën por gjenë “mekanizma” që ia shqiptonjë fjalën duke mbartur vetë përgjegjësi ato “mekanizma” për fjalën e cila gjithësesi që del e shpifur!

Si duhet të sillet njeriu me atë që e shtrembëron Lartmadhërinë e saj FJAËN? Si duhet të sillet njeriu me atë munafik i cili Lartmadhërinë e saj FJALËN e përdor për të gënjyer, për të sharë nëna e gra, për të shpifur, për të thurrur intriga e skenar antinjerëzor? Fjala e shqiptuar prej munafikut është e destinuar të luftohet, të mohohet, të përgënjeshtrohet, madje është obligim moral e fetar që të sensibilizohet mbarë opinioni i gjërë që mos t’i besojë asaj fjale të dalur nga munafiku. Fjala e munafikut duhet dhe mund të luftohet vetëm me Larmadhërinë e saj FJALËN.

Njeri i cili nuk mban llogari për fjalën e thënë, ai i cili e thotë fjalën sa për ta mbrojtur bythen e vet dhe për t’i nxirë fytyrat e të tjerve, natyrisht që duhet të “bombardoret” me FJALË! Fjala duhet të jetë e vërtetë, e saktë, iluministe dhe – duhet të shpërthejë, të thuhet, të dalë në shesh, pavarësisht se a i konvenon kjo dikujt apo jo! Kush frikësohet nga fjala e vërtetë dhe e saktë “nuk duhet të jetë prej nesh”, thonë mësimet e shenjta. FJALA e Allahut të Gjithëdishëm thotë: “A nuk e ke parë se si hipokritët u thanë shokëve të vet që nuk besuan prej ithtarëve të Librit: “Nëse ju dëbojnë, ne do të dalim me ju dhe kurrkujt nuk do t’i bindemi kundër jush; e, nëse ju sulmoheni, me siguri që do t’ju dalim në ndihmë”? Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.” (El Hashr, 11)

Ushqyesi i fjalës së rëndë, të pistë, të shtrembëruar, nuk guxon të fshihet pas apelit që të kihet kujdes për Lartmadhërinë e saj FJALËN! Ai që nuk e ngritë FJALËN kundër vjedhjes, kundër shkatërrimit, kundër talljes me normat islame e etike, kundër gënjeshtrës kundër shpifjes, kundër urdhërve dhe kërkesav satanike, atëherë pa dyshim që do të vlerësohet si shkelës i FJALËS së Allahut të Plotëfuqishëm.

FJALË është vetëm ajo që shqiptohet në funksion të mbrojtjes së të vërtetës, të së drejtës dhe të porosive të shenjta. Fjala duhet të mbrohet nga shtrembëruesit e saj! Sepse, FJALËN e mbronë edhe Allahu Fuqiplotë, i cili thotë: “Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.),  Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme (engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Et Teube, 40)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *