A ka fytyrë Sulejman Rexhepi

Një njeri i sinqertë nuk do ta ndoste asnjë event me prezencën e tij nën akuza të rënda, para se ta nxirrte veten të pastër nga të gjitha akuzat. Mulla Sula po mundohet që t’ia ngulfasë zërin por era e tij e keqe prej të dhjerit po kundërmon anekënd botës

 
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Pa dyshim që Sulejman Rexhepi është aktualisht njeriu më i përfolur në vend e më gjërë, emri i të cilit lakohet pandarë për shkak të veprimtarisë dhe veseve të tij që nuk dallojnë shumë nga ato të nëntokës mafioze.
Sulejman Rexhepi, tashmë i lexuar e zbërthyer tërësisht, me një veprimtari të cilën më së miri, më korrekte dhe në mënyrë shumë besnike e përshkruan në memoaret e tij (lexo këtu:https://javorja.wordpress.com/2018/05/28/dromca-memoaresh-kush-ma-prek-kombin-me-ka-share-fene/), është njeriu që bojkotohet haptazi, si nga faktori relevant i vendit, ashtu edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Ai tashmë njihet unanimisht si organizator i krimit, si hajn, zhvatës, ushtrues i korrupsionit, nepotizmit, diktatures, thjesht, është shndërruar në sinonim i së keqes. Puna dhe fytyra e tij është dhjerë fare.
Në profilin e vet sot paskësh botuar një fotografi ku shihet se si, tamam si një gangster, ia zgjatë dorën për përshëndetje me ambasadorin francez. Ky gjest i tij nuk ka ngelur pa u verejtur me përbuzje e përçmim nga shumica e të pranishmëve. Me këtë gjest Sulejman Rexhepi ndërkombëtarëve sikur dëshiron t’iu thotë se e kanë të kotë bojkotin që ia bëjnë, sepse ai është aq i fuqishëm sa nuk kanë se çfarë t’i bëjnë përveçse ta përfshijnë nëpër evenimente që i organizojnë. Ndërkombëtarët respektojnë institucionin kurse Mulla Sula u bën karshillëk. Sjellje tipike të një kapadaiu i katundeve të shkretë e të lënë pas dore ku nuk ngjiten as ligji e drejtësia.
Tashmë është më se e qartë se edhe vetë Sulejman Rexhepi e di që është i padëshirueshëm, i papranueshëm dhe i patolerueshëm nga ndërkombëtarët, por, megjithatë ndjenë nevojë të madhe që para Avni Rexhepave, Zeglul e Zuhejr Rexhepave, para Sabri Aliave, Bujarave e Veselave, para Metush Osmanave e Nevzadave, para Usamave e Blerimave, para Avniave e Agimave, të tregojë relevancë duke kryer veprime prej boss-i i grupimeve të egra kriminale, ndonëse, sikur të gjithë boss-ët e këtillë, e ka shumë të qartë se fundin e ka prapa grilave të qelive të burgut.
Diplomatët nuk kanë nevojë për përshëndetje e sjellje gangsteri, diplomatët nuk kanë nevojë për snajperë e për orë Rolex, nuk kanë nevojë as për solidarizim me Gruevzkin duke nënshkruar dokument se do jetë pro politikave ruse duke e penguar ndërrimin e emrit të shtetit. Ndërkombëtarët kanë nevojë dhe e parapëlqejnë një njeri me virtyte të devotshmërisë, nikoqir e prind i dallueshëm, i sjellshëm, maksimalisht i kundesshëm, shumë i urtë dhe koperativ në suaza të normave demokratike e antidiktatoriale. 
Një njeri normal, i turpëruar e i dhjerë kaq fëlliqtë si Mulla Sula, i vetëdishëm se tashmë e ka ndyrë tërë hapësirën dhe që kutërbon rëndë  nga të bëmat e tij prej gangsteri, nuk do të pranonte të dilte në mexhlis. I vetmi shpëtim i tij dhe i fytyrës së tij do të ishte dalja në tv debate ku do t’i sqaronte gjërat dhe do t’i demantonte akuzat. Nuk e ka këtë bagazh të argumenteve, prandaj më përpara e parapëlqen vdekjen se sa përballjen publike me, bie fjala, ish-sekretarin e tij historik, H. Afrim ef. Tahirin, apo me organet e drejtesise të cilave assesi nuk po mundet t’ju ikë. Një njeri i sinqertë nuk do ta ndoste asnjë event me prezencën e tij nën akuza të rënda, para se ta nxirrte veten të pastër nga të gjitha akuzat. Mulla Sula po mundohet që t’ia ngulfasë zërin por era e tij e keqe prej të dhjerit po kundërmon anekënd botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *