A punoi Sulejman Rexhepi sipas mësimeve të UDB-së

Sulejman Rexhepi prodhoi “djem të këqinjë”; ua shtoi inatin deri në rrebelim; rrebelimin ua grimoi me “esktremizëm dhe radikalizëm”, i kaloi në taborrin e “ariqve të vet” dhe, kësisoj, e fitoi përkohësisht përkrahjen e strukturave të rendit dhe të sigurisë në vend. Sulejman Rexhepi deshti të rrëfehet si partner i të gjithë atyre që do t’i luftojnë amiqtë e Sulejman Rexhepit – ata që nuk predikojnë “islam autokton”

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Sipas dhelpërisë së Sulejman Rexhepit, “islam autokton” paska qenë përkrahje, të paktën edhe me heshtje, e vjedhjes së vakëfit si dhe e falimentimit deri në shkatërrim të BFI-së. Të gjithë ata që ishin kundër kësaj ideje të mbrapshtë të Sulejman Rexhepit, trajtoheshin si armiq të tij, armiq të mirëqenies dhe bashkëjetesës ndërkonfesionale. “Historikisht”, asnjë nga imamët nuk kanë dëshiruar që të kacafyten me Sulejman Rexhepin, sepse që në start e kanë ditur se humbjen e kanë të garantuar, sepse, te të gjithë ka mbisunduar bindja e paluhatshme se Sulejman Rexhepi e gëzon përkrahjen e policisë së shtetit, se Sulejman Rexhepi është i rrezikshëm, se është udbash! Ky konstatim ka ekzistuar që kur është kthyer Sulejman Rexhepi nga Kuvajti ku vajti për studime dhe që nuk i përfundoi kurrë. Sot, askush nuk ia ngul n’rrush!
Sulejman Rexhepi si asnjë “lider fetar” në rajon e më gjërë ka stimuluar dhe ka përforëcuar elementin ekstrem dhe radikal në mesin e hoxhallarëve dhe të xhematit të gjërë. Ndërsa vetë gjithnjë është promovuar si “i matur”, “tolerant” dhe “i moderuar”, që e lufton “rrezikun kombëtar” që ju vie shqiptarëve nga “mjekrat”. Sepse, “mjekrat”, në fakt ishin të vetmit personalitete që nuk i trembeshin forcës spiuneske të Sulejman Rexhepit, që nuk e bënin hesap, ndaj dhe sulmoheshin, shpesh ishin edhe personazhe në letrat interne të Sulejman Rexhepit që ia niste drejtorëve të agjencive të sigurisë dhe kundërzbulim në vend. Këta persona nuk i frikësoheshin Sulejman Rexhepit, sepse nuk ishin të varur prej tij, krijuan xhematet e veta, merreshin profesionalisht me botime e me organizime të jetës fetare islame në vend. Sulejman Rexhepi ngeli nën hijen e tyre, siç ngelën nën hijen e Sulejman Rexhepit edhe ata që e pranonin rolin e sahanëlëpirësit. Numri i atyre që nuk panojnë varshmëri nga Sulejman Rexhepi është po aq sa numri i atyre predikuesve që e parapëlqejnë shërbimin heshturazi, qoftë kjo edhe nëse atakohen si sahanëlëpirës të Sulejman Rexhepit, sepse, realisht e dinë që Sulejman Rexhepi ka nevojë për njerëz të tillë, prandaj dhe i mbanë. Pra, bëhet fjalë për një interes personal reciprok. Dhe, po aq është numri i predikuesve dhe teologëve fetarë të cilët nuk kanë kurrfarë interesi, madje as që pranojnë interese e favore nga Sulejman Rexhepi. Në mesin e atye që janë në marrëveshje interne me Sulejman Rexhepin për interesa reciproke janë sidomos myftinjtë e Sulejman Rexhepit. A mund të merrrt me mend se, myftiu aktual i Prilepit, i Ohrit, i Velesit, i Strugës, i Resnjës, i Shtipit, i Kërçovës, Dibrës, i Manastirit etj, myftinj të kujt mund të ishin përveçse të Sulejman Rexhepit! Të gjithë këta madje nuk janë myftinjë të organit, të territorit përkatës, por, ekskluzivisht të Sulejman Rexhepit. Myftiu i Prilepit duhet të përgjigjet se si ia fali letrat me vlerë Sulejman Rexhepit. I shiti pronat e vakëfit të Prilepit dhe ia fali familjes së Sulejman Rexhepit, siç ia fali edhe ai i Manastirit, ky i Shkupit etj. Këta myftinjë janë shumë të vetëdijshëm se nuk përfillen as nga një këshill xhamie, prandaj, mbahen fort për një qime k… të Sulejman Rexhepit dhe aty kërkojnë shpëtim. Nëse nuk dëshirojnë që t’i shkund nga qimja duhet t’i japin përkrahje individuale Sulejman Rexhepit.
Nuk e ka situatën Sulejman Rexhepi siç e kishte para 3-4 viteve, kur u kijua Lëvizja për reforma në BFI! Ai e humbi përkahjen e ndërkombëtarëve, përkrahjen e subjekteve relevante kombëtarë në momentin kur do ta kërkojë shpëtimin pikërisht nga “mjekrat”, nga ai “komunitet ekstremistësh e radiklistësh fetarë në Maqedoni”. I futi në Myftininë e Shkupit dhe i rehabilitoi që të gjithë “armiqtë e vet”! Mjekrat e shpëtuan, në fakt, këtë përshtypje e krijoi Sulejman Rexhepi, sepse tashmë i duheshin njerëz edhe më të rrezikshëm se “mjekrat”, e këta na paskan qenë “Reforma” e Afrim Tahirit që paskësh dalur të veprojë kundër interesae kombëtare në vend e më gjërë. Sakaq, bota u njohtua se “mjekrat” nuk qenkan ata siç i përshkruan Sulejman Rexhepi, kurse “Reforma” e Afrim Tahirit na qenka praktikisht lëvizje për çlirimin e BFI-së nga hajnia, nga terrorizmi, nga zhvatja, nga nepotizmi, nga krimi i Sulejman Rexhepit dhe nga njollosja e islamit që po ia bënë ky i pafytyrë. Sot, falë këtij përceptimi racional, kemi një lëvizje të përgjithshme kundër kriminelit të veshur nën petkun e predikuesit, Sulejman Rexhepit.
Fatmirësisht, në tërë këtë fushatë, në të gjitha këto qëndrime vendore e ndërkombëtare, përcillet vetëm një mesazh: me refuzimin e Sulejman Rexhepit, askush nuk është kundër Institucionit të BFI-së. Sado që Sulejman Rexhepi përpiqet që ta idntifikojë BFI-në me veten, megjithatë, kjo sot nuk i pi ujë, sepse, askush në botë nuk mund të jetë me një tiran, kriminel e diktator, ndonëse mund të jetë në krye të një shteti. Shteti duhet, diktaori urrehet!
Hajni, Sulejman Rexhepi, për hajninë e vet kërkon përkrahje nga këshillat e xhamive, të cilët përfaqësojnë mexhlisin e xhemateve. Do me thënë, kërkon përkrahje gjithëpërfshirëse – të gjithë në përkrahje të hajnisë së Sulejman Rexhepit, të cilin ia përshkruan lavatriçja e parave të pista të tij, Mustafa Dauti. Kjo “lavatriçe” që në fillim të Ramazanit dëshmoi se i kanë ardhur donacion mbi 150 tonelata pako me artikuj udhqimor e higjienik që do të shpërndahen përgjatë Muajit të Mëshirës. Në bazë të deklaratave të tij, ai nuk ka shpërndarë më shumë se 45 tonelata ndihma, ndonëse siaps evidencës së Lëvizjes për reforma në BFI, nuk janë shpërndarë më shumë se 13 tonelata ndihma, por që vetë myftinjtë kanë pranuar që të bëhet ky kriminalitet në trritorin e tyre. Tërë ndihma ka përfunduar në “magazen” e KONAKU-t të Mulla Sulës por ka fakte që dëshmojnë se ka përfunduar edhe në magazet e KIPER-it! Asnjë nga këshillat e xhamive të vendit, asnjë nga mexhlisi i xhemateve, thjesht, asnjë nga myslimanët e Maqedonisë, me përjashtim myftinjtë e diksutueshëm të Sulejman Rexhepit, nuk dinë se ku kanë përfunduar këto ndihma. Avash-avash Mustafa Dauti ka filluar të flasë, ka filluar të kërkojë lidhje që të bie në kontakt me njerëzit e Lëvizjes, sepse, as Sulejman Rexhepi nuk po i njifkëka më mirë myftinjtë se Mustafa Dauti, i cili në një ndeje familjare, me rastin e një ceremonie fetare, para dy javësh, i ka shokuar të pranishmit me fjalët e tij. Kësaj radhe Mustafa Dauti nuk do të mund të gënjejë, sepse dëshmitarë i ka të gjithë, edhe kushërinjt e tij, se si ka folur dhe si e ka paraqitur Sulejman Rexhepin në atë mexhlis!
Sulejman Rexhepin po e braktisin çdo ditë, një nga një, si nga bashkëpunëtorët e tij ashtu edhe nga imamët e vendit. Po flitet se, tashmë ai nuk është atraktiv as për shërbimet e sigurisë dhe të kundërzbulimit, sepse, është dekonspiruar dhe zbërthyer tërësisht. Dosja e tij si “fuks i pensionuar” tashmë është arkivuar në institucionet përkatëse. Do me thënë, UDB-ja e pensonoi, së shpejti do ta pensionjë edhe BFI-ja. Kjo, nëse për UDB-në do të jetë humbje e madhe, për BFI-në do të jetë një shpëtim i përhershëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *