Agim Mehmeti i dehur i mbanë leksion islamik Sulejman Rexhepit “të madhërishëm”

(Rreth kollumnes së Agim Mehmetit, me titull “Të degtisur nëpër hone”, të nënshkruar me pseudonimin “h. Suleman ef. Rexhepi”, e të botuar në një botë virtuale që frymon vetëm me paratë e myslimanëve të Maqedonisë që i ka grabitur Sulejman Rexhepi e që ua falë “shefave”  vetëm që t’ia zbukurojnë “botën e vet” ku ai do të duket më i bukur se Narcisi.)  

Shkruan: Dr. Zeqie Veseli

 

Në kollumnen e fundit, me titull “Të degdisur nëpër hone”, të shkruar nga Agim Mehmeti e të nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, autori që tashmë ka marrur rolin e Gebelsit hitlerian, çuditërisht, shpërthen dhe, sipas të gjitha gjasave, pas ndonjë sharje nëne apo të gruaje nga ana e shefit të tij, pikërisht atij ia mbanë një leksion se çka është fjala e lirë, çka është qasja objektive ndaj mediave si dhe, si duhet të lejohet e vërteta që ta thotë fjalën e vet dhe me të të realizohen reformat aq të dëshiruara (veçsa nuk e thotë “reforma në BFI”)!

Nuk është në gjendje Sulejman Rexhepi të kuptojë se çka është fjala e lirë! Ai kurrë nuk ka qenë dashamirë i fjalës objektive! Sulejman Rexhepi nuk di të veprojë pa hile, nuk mundet të frymojë pa i finansuar mediat me qëllim që t’i bllokojë dhe asgjë e vërtetë të mos thuhet për BFI-në! Sulejman Rexhepi, edhe kur fjala e lirë do të gjejë ndonjë shteg dhe do të shpërthejë në opinion, ai do të struket si pulë e lagur dhe nuk do të bëzajë derisa “të harrohet ajo fjalë”! Sulejman Rexhepi, meqë nuk e njeh Kuranin, Fjalën e lirë dhe të shenjtë, ai e heshtë këtë Fjalë dhe vepron gjithçka që ndalon ajo Fjalë! Pra, fjala e lirë dhe e shenjtë nuk ekziston për Mulla Sulën, nuk guxon të dalë në opinion. Ndërsa kazani mund të ziej gjithçka dhe, në një miks zierje edhe gjërat me shije të mirë do të dalin të shpifura e të pështira! Në të tilla kazane Sulejman Rexhepi e paguan fjalën e shtrembër, e paguan duke i premtuar punësim “qenit të zgjebosur” (I.B.) dhe, e favorizon atë fjalë të tij që kundërmon në bajgat e lopës që ka barkëqitje. “Fjalë e lirë” për Sulejman Rexhepin është vetëm ajo fjalë që diktohet prej tij dhe që i konvenon atij, sado që mund të jetë fjalë blasfemie!

Prandaj, Agim Mehmeti, e prek Mulla Sulën mu në këtë plagë që i kullon atij. Me gjasë, Agim Mehmetit i ka ardhur në maje të hundës këmbëngulja e Sulejman Rexhepit që të shkuajë për të, prandaj edhe i thotë mjaft më, mjaft me fjalë boshe por, lere fjalën e lirë që të ndikojë në ndryshimet (e BFI-së) aq të nevojshme për shoqërinë tonë.

Agim Mehmeti tërthorazi i drejtohet Sulejman Rexhepit, duke i thënë: “Lajme gjysmake, lajme që s’janë lajme, trillime, shpifje, manipulime, montime (si ato me I. B.) dhe çmontime, dezinformim dhe frikësim i opinionit me mashtrime masovike, fake news (po ku e di bre Sulejman Rexhepi këtë fjalë “fake news”?!). Një shpërlarje e përgjithshme e trurit dhe vetëdijes intelektuale që nuk është parë ndonjëherë.“ Pastaj, ia imputon një fjali në gojë Suljman Rexhepit, i cili, nëse do ta kishte lexuar më herët, do ta kishte “pushkatuuar” Agim Mehmetin! Nuk ka tru Sulejman Rexhepi ta thotë fjalinë në vijim, por, e thotë Agim Mehmeti në emër të Sulejman Rexhepit me qëllim për ta turpëruar. Sula thotë: “Ku po shkojmë ne, ku po na shpiejnë ata që kanë marrë mbi vehte detyrën e krijimit të opinionit publik, ata që i kanë bashkëdyzuar propagandën dhe politikën e rrugës e kafeneve duke pjellur një përbindësh?”

Po pse kaq merak të madh Sulejman Rexhepi “për të shkruar” kollumne?! E dekonspiron Agim Mehmeti duke e nxjerrë në pah dëshirën e sëmurë të Mulla Sulës. Sulejman Rexhepi është i bindur se ai që nuk është në opinion, ai është i destinuar të zhduket. “Në botën virtuale është e rëndësishme prezenca e përhershme, nëse nuk je prezent – nuk ekzistn, zhdukesh”, thotë Agim Mehmeti duke e “spiunuar” muhabetin që e ka bërë me Sulejman Rexhepin. Pra, Sulejman Rexhepi është më se i bindur që, vetëm këto kollumna mund ta mbajnë gjallë, në të kundërtën, sa i përket “aktiviteteve të tij profesionale”, ai motiiiiii do të zhdukej!

Agim Mehmetit dhe Sulejman Rexhepit del se ju djeg biraça, ngase nuk po arrijnë që ta fusin në dorë një “pjesë të botës virtuale” e ta bllokojnë, që mos të nxjerrin fjalën e lirë, fjalën e vërtetë, fjalën e shenjtë e cila i tmerron këta dy zhëngër babat! E mirë është vetëm ajo pjesë e botës virtuale që me lejen e Sulejman Rexhepit e mjel BFI-në, e boton vetëm fjalën e qelbosur të Sulejman Rexhepit, kopallat e Agim Mehmetit, dhe që nuk e publikojnë të vërtetën e pamohueshme! Po thonë se, me publikimin e Raportit turk mbi punën kriminale të Sulejman Rexhepit, u ka rënë shiu në kollomboq! Kanë marrur një dorë të mirë të parave nga Sulejman Rexhepi me qëllim që mos të botohet raporti, për të cilin “shteti tuk u paskësh ofruar” para të majme kushdo që e boton!!! Dhe, fap Mulla Sula pare për ta mbuluar kapakun e kazanit që vlon!

Dh, vjen një pasus i kollumnes së Agim Mehmetit, i cili e varros deri në gushë Sulejman Rexhepin. Këtu shpërthen Agim Mehmeti, e gozhdon në kryq Sulejman Rexhepin dhe, mundohet t’ia mbajë një leksion skolastik0-islamik duke shkruar: “Sidoqoftë, problemi ynë qenësor, më duket mua, qëndron te fakti se shumica e shqiptarëve nuk po merret me esencën e gjërave dhe nuk po çanë kokën për mbijetesën , shumë pakë nga ne po mendojnë për anën tonë njerëzore dhe humane. Ne po harojmë se bota virtuale nuk e prezenton njeriun, ajo prezenton hijen e njeriut dhe kur njeriu kërkon prehje në atë botë atëherë fillon ta humbë qenien dhe thelbin e vetë.” Mesazhi i këtij pasusi: Kot e ke o Sulejman Rexhepi, tërë bota e di se je pa shpirt, se humanen e ke të vrarë dhe, mundohesh, ngjashëm si Eskobare, ta nxjerrësh “anën tënde të mirë” përmes mediave, ndërkohë që je vetë kallëpi i shejtanit, ke humbur edhe hijen e njeriut, e ke humbur atë pak dukje të njerëzores, duke u shpërfytyruar në djall, përfundon tërthorazi Agim Mehmeti!

Dhe, kollumnen Agim Mehmeti e përfundon duke e rjepur për së gjalli Sulejman Rexhepin! E detyron Sulejman Rexhepin të nënshkruajë një të vërtetë të madhe, e cila askund nuk gjendet te personaliteti i përciptë i Sulejman Rexhepit. Ia nënvizon bazat mbi të cilat mbështeten parimet e Islamit e që me aq ngulm i refuzon në përditshmrinë  e vet Sulejman Rexhepi. Agim Mehmeti, ia përkujton Sulejman Rexhepit disa karakteristika të cilat nuk i ka dhe pa të cilat ai nuk mund të jetë “reis” dhe as hoxhë, madje as mysliman! “Pajisja me dituri dhe respektimi i diturisë dhe drejtësisë, humaniteti, jeta e shëndoshë shoqërore dhe familiare, përkrahja e të varfërve dhe atyre që janë të padrejtësuar, janë segmentet që njeriu ynë duhet t’i jetësojë tërësisht, por ato nuk mësohen nga bota virtuale, ato janë vetë jeta. Këto, mes tjerash, janë pjesë e parimeve bazë të Islamit.”

Është më se e qartë dhe e pamohueshme e vërteta se, Suleman Rexhepi, sot, gjithandej në botë, njihet si njeri i paditshëm, si njeri që nuk ka respekt për diturinë, për të diturin, për drejtësinë, për humanizmin dhe që nuk ka jetë të qetë familjare. Në botën e tij virtuale është gjithçka në rregull, por, në terren, në botën reale, ai intimisht e ka të qartë se nuk vlenë as për një lekë, sepse, ka kohë që ka shkja nga të gjitha parimet bazë të Islamit. Këtë të vërtetë ia ka përkujtuar Agim Mehmeti në kollumnen e fundit të cilën e nënshkruan nën pseduonimin “h. Sulejman ef. Rexhepi”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *