Agim Mehmeti “spero”-ja e Mulla Sulës stërplak

(Rreth kollumnës së fundit të Agim Mehmetit, me titulll “Dum spiro spero”, të nënshkruar nën pseudonimin H. Sulejman ef. Rexhepi, dhe të publikuar në disa portale të blera nga ky i fundi me paratë e fitrit dhe zeqatit. Fitri dhe zeqati nuk jepen për ta paraqitur Sulejman Rexhepin të urtë, por, për t’ia gozhduar urtinë në kokën tullë që e ofendon hera-herës shallin e hoxhës)

Shkruan  Dr. Zeqie Veseli

 

O Agim Mehmeti, “reisi” yt nuk është llatin more, është mysliman (pa dyshim, shumë i diskutueshëm), ndaj, nëpër tituj e nëpër moto viji ajete kuranore e jo maksima latine. Apo, ndoshta nisesh nga fakti se Sulejman Rexhepi nuk e di as gjuhën arabe si duhet por as nuk di të lexojë Kuran si duhet, prandaj, të gjithë hafëzlerët tradicionalë, rojtarët e Kuranit, i llogaritë për gomerë. Po si e paska mësuar latinishten. Apo, kohëve të fundit po ia mëson ti, sepse do t’i duhet, ë!

Sido qoftë, sot ia kishe shkruar një kollumne interesante H. Sulejman ef. Rexhepit! E kishe përplotësuar me gjërat që i mungojnë, kishe bërë përpjekje t’ia lulëzoshë pak imazhin prej një plaku matuf, i cili, sakaq na u bë i urtë dhe gjakoi që urtinë e vet ta derdhë mbi një grup të rinjësh.

Ju paska thënë “reisi” yt, të rinjëve, që shpresat mos t’i humbin, sepse të gjithë ata që po i humbin shpresat po migrojnë, a?! Jo o Agim Mehmeti, jo! E kuptueshme shumë mirë është dinakërija jote! Sot, në këto të mira të mjaftueshme, nuk po ikin të rinjtë sa kanë ikur dikur, në kohën e rinisë së Sulejman Rexhepit kur ky merrej me luftimin e “irredentizmit dhe seperaizmit” të shqiptarve. Ata që turqëzoheshin, ata që turpëroheshin për t’u llogaritur shqiptarë, ata rrinin këtu, askush nuk i ngacmonte dhe, përreth të tillëve, benificione të ndryshme gëzonte tërë familja e gjërë e tij. Ke qenë i përgëdhelur “Best”, në miqësi me tipat e Mulla Sulës të pafe dhe, kjo të ka shpëtuar ty që të rrishë e të mos migroshë askund! Sot migrohet se dritarja e lakmisë është tepër e madhe, dritare kjo që të joshë, që ta rrëfenë jetën e lumtur drejt së cilës vetëm budallenjtë nuk rendin!

Dhe, paramendo, Sulejman Rexhepi i yt qenka takuar me një grup të rinjësh dhe ju paska thënë “Dum spiro spero”! Të jeshë i sigurët që këtë llaf të pistë nuk e di Sulejman Rexhepi, nuk ia di kuptimin, kurrë nuk do të mund ta shqiptojë. T’i thuash edhe një milion herë ta përsërisë ai sërish o të shprehet “dum spiro spermo”!

Po ku ka grup të rinjësh Sulejman Rexhepi o Agim Mehmeti! Ti e di shum mirë se ai është i vetmi plak në Maqedoni që nuk ka miq të gjeneratës së vet, që nuk ka as të gjeneratave të mëpastajme! I vetmi plak në Maqedoni është që ia ka ënda të rrethohet me kriminelë dhe të ndjehet si shef i tyre, të rrethohet me burra që vënë pampersa që para tyre të ndjehet i fortë dhe, i vetmi plak është që tmerrohet nga vizioni i të rinjëve. T’i thuash atij se bota ju përket të rinjëve, o qe besa nuk të paska lexuar o Agim Mehmeti, se t’i shanë të shtatat! Ku pranon ai t’i ngelë bota të rinjëve! Afrim Tahirit po thua, a! Apo, mos ky grup i të rinjëve ishte grupi i Afrim Tahirit, sepse të gjithë janë të rinjë dhe të një gjenerate! Mos ky mesazh i Sulejman Rexhepi është selam me të cilin i vardiset Afrim Tahirit! E ka vonë ai, siç e ke shumë vonë edhe ti o Agim Mehmeti. Vonë nuk e ke që, çdo ditë të bëshë përpjekje që ta manipuloshë Sulejman Rexhepin, kështu përmes kollumnave, të fshihet disi ai borxh prej 7000 euro që ia ke BFI-së dhe të harrohet fare, paçka që janë paratë që simbolizojnë kafshatën e mjerë të myslimanëve të vendit dedikuar zhvillimit të jetës fetare islame në vend. Të duhet edhe ndonjë honorar sa për miell Tip 00, sepse, nuk i dihet, mund të të shtohen vizitat e mysafirëve, për të cilët ti lë kokë e familje! Epo, ndryshe nuk do të kishte kuptim “dum spiro spero”, apo “derisa vegjetoj, më mirë në ekstazë”! O tope tope papagallo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *