Agim Mehmetit kruarja e kularit i ka kaluar në ves

Sot, në disa media fillimisht maqedonisht e pastaj edhe në shqip, lexuam kollumnen e radhës të Agim Mehmetit të nënshkruar nga “ngulësi” i tij, Sulejman Rexhepi

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Agim Mehmeti edhe një herë na doli në rolin e Gebelsit, si radhën e kaluar, duke u munduar që, ngjashëm disi, si dikur Hitlerin, ta rehabilitojë Sulejman Rexhepin dhe ta nxjerrë sa më “pozitiv” e të “devotshëm”! Për këtë paguhet Agim Mehmeti dhe, i duhet që të paguhet, sepse, me se do të paguhen të gjitha ato qejfe të spërkatur e lagur “për shëndet” me raki, me birra e me verë.
Paraprakisht, Agim Mehmeti merr instrukcione nga ngulësi i tij që të shkruaj ndonjë kollumne e cila para qeverisë do ta paraqesë si “lojalistë”, kurse para myslimanëve si “të devotshëm”! Mundohet që t’i rraset në bythë qeverisë dhe të kuptojë se sa fort është i angazhuar në fushatën për Referendumin e organizuar nga Qeveria, kurse “myslimanëve” t’ju mbajë “një ligjeratë” se si duhet të votohet, se “ka perënduar koha kur votuesit kapeshin për veshi e silleshin për të votuar”!
Kjo fare nuk i intereson Sulejman Rexhepit, por me këtë, Sulejman Rexhepi përmes Agim Mehmetit mundohet që ta kamuflojë disi tërë krimin zgjedhor që e ka bërë në BFI si dhe tërë organizimin kriminal që e ka bërë për ta përjetuar të ngrohtin e çerdhes së qyqes pa vezë brenda!
Sulejman Rexhepi së shpejti do të përgjigjet pikërisht për zgjedhjet e kriminalizuara që i ka zhvilluar në BFI për ta emëruar veten “reis” të përjetshëm dhe si i tillë për ta deponuar në mënyrë të falsifikuar e të kriminalizuar nënshkrimin e vet në Regjistrin Qendror Shetëror.
Po, diku kanë përfunduar ato metoda të sjelljes së votuesve për veshi në Shkup! Po Agim Mehmeti, a e di se si i sjell në organe të BFI-së Sulejman Rexhepi personat të cilët dukshëm janë të manipuluar pas posteve fiktive, sepse emërtimet e Sulejman Rexhepit janë ilegjitime! Një i ilegjitimuar paska të drejtë që ta legjitimojë një proces madhor siç është Referendumi? Shkrimet dhe apelet e Sulejman Rexhepit pro Referendumit në fakt i japin dozë kriminaliteti këtij Referendumi! Kurse, krejt këtë kriminalitet Agim Mehmeti mundohet të na e paketojë si “vizionaritet i një mendjendrituri” të pafytyrë!
Para gjyqit mund të përgjigjen edhe përkrahësit verbalë të kriminelit, kurse para Allahut Fuqiplotë gjithësesi që do të përgjigjen dhe do të ndëshkohen po aq sa vetë krimineli. Pa dyshim! Kush nuk i beson kësaj të vërtete ka problem me iman!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *