Agimi i Mulla Sulës si Gebelsi i Hitlerit

(Rreth kollumnes së fundit të Sulejman Rexhepit shkruar nga Agim Mehmeti, me titull “Shteti pa popull – si xhamia pa xhemat”, të botuar në disa portale që e ndihmojnë haramin, meqë për këtë punë përkujdeset Sulejman Rexhepi duke i paguar me paratë e fitrit e zeqatin grumbulluar nga myslimanët e ngratë të vendit)
Shkruan Zeqie Veseli (PhD)
Agim Mehmeti si duket ka arritur një paqe me Sulejman Rexhepin: Agimi t’i shkruaj kollumne kurse Sulejman Rexhepi ta paguaj për alkool e për ritual “tope tope papagallo”! Agim Mehmetit ishalla i del fryma e fundit me alkool në gojë, nuk po na intereson kjo anë. Thjesht, shtrohet pyetja: a e di Agim Mehmeti se po mundohet që t’i japë frymë intelektualitetit djallit, Mulla Sulës? Apo as Agim Mehmetit nuk i intereson ky fakt para nevojës për ta rrasur kokën në raki!
Agim Mehmeti, me këtë kollumne, praktikisht ka dëshmuar se është ai Gebelsi i cili po përpiqet që ta bëjë të arsyeshëm Sulejman Rexhepin në të gjitha veprimet e tij antinjerëzore. Agim Mehmetit i kujtohet se çfarë bënte Gebelsi për ta justifikuar “njerëzoren” e Hitlerit në vorbullën e politikave dhe krimeve të tmerrshme antinjerëzore.
Agim Mehmeti paska kapur për trajtim një temë e cila në fakt e shpalos pretendimin e Agimit dhe të Mulla Sulës për ta rehabilituar Sulejman Rexhepin prej një kodoshi të tmerrshëm në një “vajtuese” të fatkeqësive që po i bikan një pas një popullatës sonë. Sa të ketë populli ynë uzurpatorë të fateve të tij, si për shembull Mulla Sula e Mulla Lesha të tjerë, fati i popullit tonë është katastrofal.
Qenka zbrazur Shqipëria, Kosova e Maqedonia prej shqiptarëve, aman! Paskan ngelur shkollat pa nxënësa shqiptar e shtetet pa popullin shqiptar! A e di Agim Mehmeti se kur ishte Sulejman Rexhepi udbash që vepronte nën pseudonimet policore “Zhika” e “Zharko”, Shkupi ishte kryeqyteti me më shumë shqiptarë në botë. Aktiviteti spiunesk i Sulejman Rexhepit dhe i sojit të tij, angazhimi i tyre prokomunist dhe pro diferencimeve ideopolitike të shqiptarëve të Maqedonisë e të Kosovës, shkaktuan te shqiptarët që duhej të shpëtonin “migrimin biblik”! Kush i hapi dyert e mërgimit politik nëse jo soji i Sulejman Rexhepit? Migrimin dhe synimin për shpëtim tek shqiptarët e ndjellën pikërisht “Zharkat” e “Zhikat”, duke ndarë djemtë nga prindërit, baballarët nga fëmijët, burrat nga gratë dhe, më pastaj, shtohet nevoja për bashkim familjar, dhe lakmia për një jetë të dinjitetshme të cilën në vendlindje nuk e kishin pikërisht nga çakajt si Sulejman Rexhepi. Të “vajtoshë” sot migracionin është më shumë se sa ta minimizoshë rolin e batalionit “Atlantiku” të cilët ndonëse pa “atdhe” e “mëmëdhe”, megjithatë erdhën për të luftuar e për ta çliruar atdheun nga okupatori sllav ndërkohë që Sulejman Rexhepi i flladiste koqet në Ulqin!
Gabim e ke edhe titullin o Agim Mehmeti por, sidoqoftë, i fle Sulejman Rexhepit, sepse ai me të vërtetë mendon kështu, siç mendon ti kur je full me raki! Nuk ka ndodhur në historinë e njerëzimit që të ketë shtet pa popull, kurse popull pa shtet po! Nga ana tjetër, kanë rënë shumë shtete e pushtete, janë farosur popuj të tërë, janë zhvilluar ndjekje e përndjekje nga më barbarat, kurse Shtëpitë e Zotit asnjëherë nuk janë kundruar si objekte të thjeshta. Xhamitë i kanë mbijetuar lloj-lloj pushtetesh pikërisht për shkak se janë Shtëpi të Zotit. Xhamitë i mbijetuan edhe “pushtetit” të Sulejman Rexhepit, madje edhe atëherë kur i përdorte për ta sulmuar “nacionalizmin dhe seperatizmin shqiptar”, luftë kjo që shqiptarët i detyronte ta braktisin atdheun! Ndonëse “pa atdhe” Shtëpitë e Zotit i morën me vete, kudo që shkuan! Nuk i lanë pa xhemat, siç ia ka mësyer Sulejman Rexhepi.

Të shprehin brengosjen për “tokat shqiptare” Agim Mehmeti dhe Sulejman Rexhepi, është njëjtë sikur të përpiqen ta argëtojnë publikun me një operë gomari dhe Pavaroti i ringjallur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *