Aktualisht BFI-së i duhet një Zharko a një Mulla Sulë

Një Zharko në krye të BFI-së do t’i kishte punët açik me pushtetin maqdonas dhe, myslimanët e vendit nuk do të mnipuloheshin aq lehtë! Një Zharko në krye të BFI-së pa dyshim që do të kishte shumë më tepër insaf në raport me këtë Institucion islam. Një Zhakro në krye të BFI-së do të thoshte vjedhje më pak të këtij Institucioni, sepse shteti nuk vjedh, shteti burgos

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Myslimanët shpesh, në kulmin e dëshpërimit të tyre, e përdorin fjalinë: “më mirë një shkja se një mysliman dinsëz”! Dhe, ja, ku pa hetuar po i zë ndëshkimi për shkak të tolerimit të vjedhjes, zhvatjes dhe shkatërrimit të BFI-së. Zoti ua solli që shpesh të thonë kumbueshëm, më mirë kur na printe “Zharkoja” se sa tani Sulejman Rexhepi. Myslimanët sot janë të bindur se, një Zharko në krye të BFI-së që do ta kishte nofkën policore “Mulla Sulo”, do t’i bënte më nder BFI-së, se sa një Sulejman Rexhepi dhe me nofkën policore “Zharko”, sepse, shkatërrimi si ky i sotit i këtij Institucioni do të haste fuqishëm në rezistencën e myslimanëve të vendit. Kurse, e keqja është se në krye të këtij Institucioni ka lëshuar rrënjë vdekatare Sulejman Rexhepi, i cili, me veprimet e tij prej një hajni, një krimineli e një antiislamisti, assesi nuk po ua rrasë mendjen myslimanëve të vendit se, një pjesëtarë i islamit mund të jetë kaq shumë i prishur. Prandaj edhe Sulejman Rexhepit po i shkon kungulli mbi ujë. Por, deri kur?

Një Zharkoje në krye të BFI-së do t’i kishte hije edhe shkatërrimi i institucionit të fitrit, të zeqait, të haxhit, të kurbanit, do t’i kishte hije edhe vjedhja e Medresesë deri në mbyllje të saj. Ndërsa myslimanëve të vendit Zoti do t’ua bëntë hallall revoltën deri në dridhje të themeleve të shtetit nën kushtin “ose Zhakron ose shtetin”!

Me një Slejman Rexhepi që vepron nën pseudonimin Zharko, edhe protesta më e vogël mbase do të ishte e kotë, sepse, të gjithë myslimanët e vendit e dinë që nuk ia vlenë të tundet shteti, sepse, ku i ha luci shtetit se po ua prishkërka BFI-në myslimanëve të vendit. Copa u bëfshin! Sulejman Rexhepi, si Zhakro i shtetit, duke e pasur përkrahjen e pushtetit, është shumë i vetëdijshëm se, vetëm vjedhja, harami, krimi, mund ta shpëtojnë, kurse me namaz, me kryerjen me devotshmëri të detyrave islame, me zhvillimin e jetës fetare islame, do ta brengosnin shtetin dhe, Sulejman Rexhepi do t’i kishte shumë keq punët; do të eliminohej nga skena si tradhëtarë i pushtetit.

Një Zharko, me pseudonimin policor “Sulejman Rexhepi”, në krye të BFI-së do të ishte pasqyrë e shtetit, prandaj, do të duhej që të jetë më i kujdesshëm që mos ta njollosë fytyrën e shtetit, kurse një Sulejman Rexhepi me nofkën policore “Zharko, në krye të BFI-së, gëzon privilegjet e pushtetit në shenjë falënderimi që po e kryen me nder detyrën shtetërore: ta shkatërrojë deri në thjemel BFI-në dhe të shkruajë sexi memoare!

Një Zharko nën nofkën policore “Sulejman Rexhepi”, do të ishte më i kujdesshëm me organet e BFI-së, me nëpunësit e BFI-së si dhe me imamlerët dhe me liderët e vërtetë të islamit, sepse, për ndryshe sakaq do të haste nën vërejtjet fatale të pushtetit, i cli nuk do që të zbulohet si faktor kyç i përdhosjes së vlerave islame. Kurse, një Sulejman Rexhepi, nën nofkën e kodoshllëkut “Zharko” i lejohet të bëjë gjithçka, madje të shpallë imamlerë tradhëtarë e pederastë, të shpifë kundër vlerave të mirëfillta kombëtare e fetare, të spiunojë rrejshëm për studentë shqiptarë nëpër shtetet arabe, ta vjedhë deri në palcë BFI-në dhe ta shkatërrojë vakëfin, sepse, ky duhet të jetë misioni i çdo antiislamisti i përkrahur nga qarqet e caktuara shtetërore.

Një Zharko nën pseudonimin policor “Sulejman Rexhepi”, do ta mobilizonte më shumë popullatën myslimane të vendit, kurse një Sulejman Rexhepi me pseudonimin plicor “Zharko” e vë në gjumë popullatën me ninullën: “flini flini evladët e mi / flini se maca nuk bëhet mi /  flini e mos m’i trembni zagarët / flini deri sa t’ua vjedh të gjitha paret.”

Thonë që Zharkoja vdiq pasi u pensionua! Sulejman Rexhepi ngeli për ta vajtuar përjetë. Gjysma e shpirtit në terrin e varrit e gjysma tjetër, inshallah, në terrin e burgut! Amin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *