“Alimi” i turpëruar nuk flet, ai vdes duke qarë nga turpi

Një prej hoxhallarëve më të respektuar në vend, Mulla Nazmi Jashari, përmes një shkrimi shumë dashamirës, me titull “Një këshillë urdhërore për Shaqir Fetain”, i ishte përgjigjur një “këshille” të Shaqir Fetait që e kishte përfunduar si mos më keq


Shkruan Shaban Aziri

Shaqir Fetai, përmes kësaj “këshille” që ua nisë individëve me “emër të menduar” kishte përcjellë edhe një porosi: mos më ngacmoni se “çdo ngutje mund të jetë me pasoja të rënda. Kjo më pak i duhet sot Organizatës së madhe BFI e RMV. Në veçanti kur proçeset t’i besojnë bartësit e jetës fetare”!

Në këtë “porosi” Shaqir Fetai na bën me dije se nuk ka ndërmend të ngutet, sepse gjithçka në BFI është në rregull: nuk ka as pasoja të vjedhjeve, as pasoja të shkatërrimit të raporteve ndërnjerëzore, as degradim të kësaj Organizate deri në bastore të rëndomtë, as pasoja të shkatërrimit të vakëfit, as pasoja të humbjes së besimit të qytetarëve myslimanë! Sepse, sipas Shaqir Fetait, ngutia nuk i duhet një Organizate të madhe si BFI e RMV-së! Që kur e konstatoi këtë të vërtetë Shaqir Fetai? Që prej kur u bë riuzurpatorë i postit të pamerituar apo edhe kur ishte feudë i uzurpatorit, Sulejman Rexhepit! Nëse e ka ditur edhe më parë se kjo Organizatë është e madhe, atëherë shtrohet pyetja se, pse duroi më shumë se pesë vite, madje pse e ndihmoi dhe ia dha përkrahjen Sulejman Rexhepit që ta degradojë këtë Organizatë deri në nëndegë katundi të BDI-së! Apo, nëse e ka konstatuar tani, që kur e riuzurpoi kolltukun e kryetarit të BFI-së, atëherë, pse nuk i ngutet, pse mendon se duhet të ketë durim në zbardhjen e të gjitha vjedhjeve, shkatërrimeve, imoraliteteve që kanë ndodhur për këto pesë vite e në të cilat protagonist më vete është edhe Shaqir Fetai.

Dhe, porosia e Shaqir Fetait përfundon me një tmerr, me një miopi legjendare, përfundon me një turp të cilën nuk e kuptojnë vetëm ata që e kanë humbur turpin që në djep!

Si guxon Shaqir Fetai ta gënjejë veten dhe, për më tepër, si guxon ta gënjejë opinionin e gjërë, dhe thotë se dikush atij ia paska besuar proçeset (cilat proçese?!), madje, këta proçese ia paskan besuar “bartësit e jetës fetare islame”!!!

Kush janë ata që guxojnë të mendojnë se janë bartës të jetës fetare sidomos përderisa janë të bindur se janë prodhim me prejardhje “made in Mulla Sula”! Madje është fakt i pamohueshëm se “bartës të jetës fetare” i ka emëruar vetë Sulejman Rexhepi! I cili më tepër ka prodhuar hajdutë, servilë, puthadorë, spiunë, tradhëtarë, degardues të jetës feare, qefllinj nëpër ditëlindje, “vallëtarë” nën këngët e pjevaçicave, se sa bartës të jetës fetare! Të gjithë këta sahanëlëpirës, të cilët Shaqir Fetai u thotë se janë “bartës të jetës fetare” e kanë degraduar jetën fetare deri në turpësinë më të thellë, deri në atë pikë sa edhe turpëruesit vendosën që të heqin dorë prej tij. Në mesin e këtyre “bartësve të jetës së turpit” ka qenë edhe vetë Shaqir Fetai!

Shaqir Fetain e caktuan argatët e Sulejman Rexhepit në një detyrë që nuk është asgjë tjetër përveçse roli i pastruesit të mëkateve të mëdha që i bënë për këtë gjysëm dekade. Besimi i popullit nuk rikthehet duke i fshehur gjurmet e krimit por, duke i shpalosur ato gjurmë, duke i kapur kriminelët dhe duke premtuar se përjetë gabime e gabimtarë të tillë nuk do të ketë më në BFI!

Vjedhësit dhe shitësit e vakëfit, falësit, përvetësuesit dhe tëhuajësuesit e vakëfit, zinaxhinjtë, demagogët, injorantët, “ushatërt e djallit”, mohuesit e porosive të shenjta kuranore, këta janë ata “bartës të jetës fetare” që ia kanë besuar proceset Shaqir Fetait, të cilit i duhet durim dhe kohë, deri sa t’i rehabilitojë të gjithë. Po faktet, dokumentat, argumentat e pamohueshme çka thonë? Shaqir Fetai është futur në një qorrsokak prej nga do të dalë edhe më i turpëruar, sepse proceset ka vendosur t’i shtyjë te para me bastardët e Sulejman Rexhepit! Ato procese u kanë hije vetëm hajnave dhe të pamoralshmëve. Nuk ka dalje nga kriza, nuk ka shtyerje të proceseve pa shkapjen e BFI-së, pa dënimin e kriminelëve, pa eliminimin e klientelizmit, të nepotizmit dhe pa konfiskimin e pasurisë dhe pronave të paligjshme veprime këto që, sot për sot, BFI-në e kanë shndërruar në një “faculetë lypësi”!

Shaqir Fetai mendon se sa më shumë të shtyhen proceset, sa më shum durim, sa më shumë kohë, aq më lehtë do të shlyhen gjurmët e tij që mund t’i përkasin vetëm një krimineli e assesi një “alimi” siç e pretendon veten ai!

Të gjithë Made in M.S.

Gepostet von Ta dëbojmë zullumin nga BFI-ja am Sonntag, 26. Juli 2020

Leave a Reply