Ameti: NGRITENI ZËRIN NDAJ DHUNËS INSTITUCIONALE TË BFI-SË

LETËR E HAPUR– REAGIM

ANËTARËVE TË RIJASETIT TË BFI-SË NGA SHABAN AMETI

Që në fillim duhet të theksoj se titulli i këtij shkrimi më bëri përshtypje, por jo edhe shtrirja dhe trajtimi i temës e cila në tërësi destinacionin e kishte vendin e gabuar.
Andaj, ju anëtarë të Rijasetit, kur të shkruani tekste lidhur me dhunën, është mirë të dini se pulsionet e tilla janë të dëmshme për të gjitha shtresat, me kalimin e kohës dhuna po merr formë të egërsisë së panevojshme e cila po u servohet individëve në shumicën e rasteve ta pafajshëm deri në nivele kombëtare – etatike si nevojë për mbrojtjen e të ashtëquajturve autoritete shoqërore, politike e fetare. Kjo dhunë, është e njohur si rrjedh nga kombinimi i forcës dhe dinakërisë të një autoriteti, shteti, por dhe institucioneve shoqërore.

Ndaluni pak, mendoni, shkruani por edhe ngriteni zërin ndaj DHUNËS INSTITUCIONALE TË BFI-SË e cila me vite ushtrohet kundër hoxhallarëve, duke i shantazhuar, akuzuar, shpifur …etj. Kjo dhunë ndaj hoxhallarëve të cilët mendojnë ndryshe nga Ju anëtarë të Rijasetit, është ushtruar në të kaluarën dhe fatkeqësisht po vazhdon të ushtrohet edhe në këtë kohë dhe atë në forma të ndryshme. Nëse autori i shkrimit z. Qani Nesimi nuk beson në këtë, e sugjeroj ta konsultojë dhe ta dëgjojë për ngjarjet në BFI paraardhësin e tij h.Alifikri ef.Esatin.

Së këndejmi, përse asnjëherë nga anëtarët e Rijasetit, nuk u ngritë zëri që të kërkohen keqbërësit e institucionit të BFI-së, të dënohen apo të dëbohen nga brendësia e saj. Për çdo ditë të lume, nga të punësuarit në BFI-së, dëgjojmë akuza të llojit; filan zyrtari ka vjedh kaq, filani kaq e filani kaq. Pastaj, në filan Myftininë mungojnë kaq mjete materiale, në Medrese kaq, në Fakultetin e shkencave Islame kaq… të gjitha këto akuza po bëhen ndaj njerëzve të cilët ende janë udhëheqës të sektorëve të ndryshë dhe në marrëdhënie pune në BFI!

Ju anëtar të Rijasetit, a thua kur do të dilni para opinionit musliman, imamëve dhe hoxhallarëve të vendit me raporte të besueshme për punën e bërë?
Si është e mundur që një vit nga haxhi në arkën e BFI-së të hyjnë fitime milionëshe, kurse menjëherë vitin tjetër humbjet janë drastike të thellë?
Si është e mundur që nga tubimi i kurbaneve BFI të del me humbje, dhe për këtë askush të mos jep llogari?
Si është e mundur që Rijaseti të mos kërkoj llogari nga keqbërësit e këtyre fondeve dhe të mos merren masa të domosdoshme për eleminimin dhe largimin e këtyre individëve keqëbërës?
Apo mos vallë edhe këto janë shpifje, akuza dhe montime!.
Të nderuar anëtar të Rijasetit, deri më sot asnjëherë nuk morët masa ndaj asnjërit puntor të Rijasetit i cili ka keqpërdor postin, sabotuar institucionin ose me ditë, javë madje me muaj nuk shkon në punë! Mbaj bindjen se JU nuk e dini listën se sa numëron lista e puntorëve të BFI-së! Jo rastësisht, në okularet e hoxhallarëve, titullin ua ksihin shëndru nga BFI, në shoqatë të HONORARCAVE … e them me dhimbje…

TË nderuar, është mirë kur të flasim për bashkim, unitet, dhe frikë prej Allahu, të jemi të sinqertë, nuk mundet të ket unitet dhe bashkim përderisa nuk jemi të gjithë të barabartë para Kushtetutës, nuk mundet që në disa qytete – Myftini të ket tjetër kushtetutë nga ajo që është në Shkup, si mundet dikund të emërohet muftiu ashtu sikur që i ka hije, kurse në Shkup njëherit bëhet pazarllëku e pastaj emërohet Myftiu në GJELLTORE! Kurse në disa qytete, pa vendim të organit të muftinis as një muezin- muteveli nuk mu ta largojë dikush, në Shkup shkarkohet një operativë e tërë në mënyrë më brutale dhe antikushtetuese!

JU të nderuar, JU, HESHTËT dhe tërë kësaj I thatë dhe i thoni AMIN!!!
Të nderuar, ajo që shumica e hoxhallarëve e kërkojnë nga ju si Anëtar të Rijasetit, është që ti thoni mjaft Zullumit, vasalitetit, majft shëndrimit të Rijasetit në klub të VETDËFRIMIT! Hoxhallarët dhe opinioni më i gjërë, kërkojnë një Rijaset i cili është i hapur dhe transparent për opinionin, një Rijaset i cili do ti mbron interesat e besimtarëve e në veçanti të hoxhallarëve, një Rijaset i cili do të funksionoj në bazë të kushtetutës dhe rregulloreve në gjithë vendin tonë.
Krejt në fund, këtë reagim timin po e mbyll me ajetin Kuranor në kaptinë el-hashr – tubimi, verseti i 14-të i cili flet edhe për një realitet të hidhur të cilit padyshim se paria fetare është përgjegjësi për të:

“ …Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *