ANALIZA/ Pse Evropa po heq dorë nga Amerika e Trump

Më 9 nëntor 2016, kur ne evropianët u zgjuam me lajmet e zgjedhjes të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, shumica prej nesh e kuptuam se do të kishte një ndikim të rëndësishëm në politikën botërore. Ajo që ne nuk kuptuam në atë kohë ishte se sa do të ndryshonte ajo ngjarje themelet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjatë 16 muajve të fundit, ne kemi kaluar nëpër tri faza për trajtimin e faktit se aleati ynë i parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të sunduara nga një president i tillë jokonformist. Ne filluam të venin bast për mençurinë njerëzore dhe realizmin politik: Së shpejti, Donald Trump, kandidati nacionalist, populist, do të piqej dhe do të bëhej Presidenti Trump. Politikanët rebelë kanë tendencë ta bëjnë këtë në shoqëritë demokratike.

Pastaj erdhi faza “të rriturit brenda dhomës”. Kur u bë e qartë se në Zyrën Ovale nuk kishte pjekje, u drejtuam të besonim se për fat të mirë, funksionimi i kontrolleve dhe balancave të sistemit amerikan funksiononin. Toksiku Steve Bannon së shpejti do të vazhdonte në rrugën e tij jashtë kësaj administrate. Disa gjeneralë me përvojë dhe të besueshëm po merrnin përsipër detyrat; këshilla e tyre do të mbizotëronte. Si do të reagonte Uashingtoni zyrtar nëse gjeneralët do të caktoheshin në postet kyçe në një qeveri franceze apo gjermane? Jo ngrohtësisht, dikush do të dyshonte. Por këto nuk ishin kohë të zakonshme, evropianët u pajtuan me këtë ide.

Për ata që ende besonin në teorinë e “të rriturve në dhomë”, ata morën një goditje serioze muajin e kaluar në Konferencën e Sigurisë në Munih, një tubim vjetor i liderëve kryesorë në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis erdhi, por çuditërisht nuk mori fjalën. Gjenerali H. R. McMaster, këshilltari i sigurisë kombëtare, foli por ai u qortua publikisht disa orë më vonë nga një tweet presidencial, sepse ai “harroi” të thoshte se ndërhyrja ruse nuk kishte ndikim në zgjedhjen e z. Trump.

Zyrtarët e lartë evropianë pranojnë se pavarësisht bashkëpunimit të mirë me homologët e administratës së Trump, paparashikueshmëria e presidentit duket shumë e madhe në lidhje me vendimmarrjen. Tani kemi hyrë në fazën e tretë të mosbesimit të madh evropian. Ajo mund të quhet faza “Angela Merkel kishte të drejtë”, në një përshëndetje të deklaratës së Kancelares gjermane pas takimin midis NATO-së dhe Grupit të të 7-ve majin e kaluar se “ne evropianët duhet vërtetë të marrë fatin tonë në duart tona”.

Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të përpiqen të sigurojnë bashkëbiseduesit e tyre të hutuar evropianë: “Mos shikoni tweet-et, shikoni se çfarë bëjmë”. E përsëritur vazhdimisht, është me të vërtetë një frazë e jashtëzakonshme. Mendoni sikur të përfaqësoni administratën tuaj dhe t’u thoni të huajve çdo ditë: Injoroni presidentin tonë. Por kjo është një ëndërr. Ky president nuk mund të injorohet, sepse ai tashmë është duke transformuar thellësisht marrëdhëniet ndërkombëtare, përtej promovimit të unilateralizmit në kurriz të multilateralizmit.

A do të ketë një luftë tregtare? Ndoshta jo. Megjithatë sulmi i javës së kaluar nga Shtëpia e Bardhë, si një rrufe në qiell të hapur, është një shije, për aleatët evropianë dhe kanadezë të Uashingtonit, se sa ulët mund të shkojnë marrëdhëniet transatlantike nën Presidentin Trump. Partnerët perëndimorë të Shteteve të Bashkuara nuk mund të presin që të trajtohen më mirë se Kina. Kur Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross tha në ABC të dielën, “Ka shumë histori që duhet të zhbëhen”, ndërsa i adresohej marrëdhënieve tregtare. Për evropianët, kjo ka një kuptim më të thellë. Është historia e pas Luftës së Dytë Botërore që po zhbëhet – historia që vet Shtetet e Bashkuara ndërtuan, themeli i aleancës perëndimore.

Trump më parë nxorri Shtetet e Bashkuara jashtë Marrëveshjes Tregtare të Partneritetit të Trans-Paqësorit (TPP) si pjesë e doktrinës së tij “Amerika e Para”. TPP tani është kthyer, e ringjallur nga 11 anëtarët e saj të mbetur – pa Amerikën. Botës ku Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr marrëveshjet tregtare shumëpalëshe po i vjen fundi. Por, vendet ende angazhohen në marrëveshjet tregtare shumëpalëshe, siç ka bërë Bashkimi Evropian me Japoninë dhe Mercosur, bllokun tregtar të Amerikës Jugore. Shtetet e Bashkuara thjesht nuk janë pjesë e tyre.

Presidenti Trump ka tërhequr gjithashtu vendin e tij nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Vendet nënshkruese po gjejnë mënyra për të kapërcyer këtë largim duke punuar me partnerë më bashkëpunues – qytete amerikane, shtete, korporata – ashtu siç kanë bërë me tregtinë.

Presidenti ka lejuar Vladimir V. Putin dhe Xi Jinping, liderët autoritarë të Rusisë dhe Kinës, që të marrin pjesë qendrore në skenën globale. Ndërsa z. Trump u betonte në janar 2017, presidenti Xi nuk po harxhonte kohë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës për t’u paraqitur si kampion i multilateralizmit dhe tregtisë së lirë. Presidenti Putin kishte filluar tashmë përpjekjet e tij në Ukrainë dhe Siri kur u zgjodh Trump; sulmet ruse në proceset demokratike të vendeve perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, do të ekspozoheshin së shpejti. Duke refuzuar me kokëfortësi për të kritikuar z. Putin, z. Trump nxjerr zbuluar administratën e tij, ngatërron aleatët e tij dhe dobëson reagimin amerikan.

Zoti Trump po kërcënon gjithashtu të përmbysë një nga arritjet më të mëdha diplomatike të viteve të fundit, marrëveshjen ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit, të cilin evropianët përpiqen me të vërtetë për të shpëtuar.

Duke pranuar në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, presidenti ka treguar mospërfilljen e tij për të drejtën ndërkombëtare, duke ndryshuar angazhimin amerikan të gjysmë shekulli dhe, duke e bërë këtë, dëmtoi rëndë kredibilitetin e vendit të tij në rajon.

Presidenti Trump ka promovuar imazhin e një burri të fortë shteti në qeverisjen botërore. Diktatorët dikur turpëroheshin. Jo më. Në Filipine, Rodrigo Duterte mund të vazhdojë të lëvdojë për zhdukjen e shitësve të dyshuar të drogës. Në një telefonatë të vitit të kaluar, të qarkulluar nga Ministria e Jashtme e Filipineve dhe raportuar nga The New York Times, zoti Trump përgëzoi zotin Duterte për “punën e tij të pabesueshme kundër problemit të drogës”.

Presidenti Trump ka treguar se sa pak konsideratë ka për diplomacinë: Më shumë se një vit pasi ai mori detyrën, pozitat e larta janë ende të lira në Departamentin e Shtetit. Nuk ka ambasadorë amerikanë në Gjermani, Korenë e Jugut, Arabinë Saudite, Egjiptin, Turqinë apo Bashkimin Evropian – për të mos përmendur nënçmimin e vrazhdë të z. Trump ndaj vendeve afrikane dhe Haitit. Diversiteti, dikur pjesë e fuqisë së butë amerikane, është zhdukur nga imazhet e zyrtarëve të administratës. Fotot e takimeve në Zyrën Ovale janë të mbushura me meshkuj të bardhë, të cilët gjithashtu mbanin raportimet për shtyp në Davos janarin e kaluar.

Tom Janssen / The Netherlands

Kjo listë nuk është e plotë. Por është e mjaftueshme për të justifikuar skepticizmin ndaj frazës së përsëritur “Mos i kushtoni vëmendje tweet-ve”.

Trump: Në rast se pyesni veten, Evropa po i kushton vëmendje./The New York Times –Lexo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *