Arma më e fortë kundër Kim Jong-un? Informimi!

Nga Jongkyun Mok dhe Hwan Kang/

Zëvendës Shefi i Misionit të Koresë së Veriut nga Ambasada e Koresë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, Thae Yong-ho, një nga oficerët të rangut më të lartë të Koresë së Veriut që ka dezertuar, udhëtoi në Uashington D.C në fillim të nëntorit.

Vizita e tij në Shtetet e Bashkuara tërhoqi vëmendjen, pasi ajo ishte veprimtaria më publike e ndërmarrë nga ish-diplomati pas dezertimit të tij vitin e kaluar.

Qëllimi i vizitës së tij ishte kryesisht të dëshmonte në një seancë të Komitetit të Punëve të Jashtme më 1 nëntor, së bashku me pjesëmarrjen në një panel në një konferencë për Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare dhe një intervistë me CNN.

Ajo që Thae pohoi gjatë udhëtimit të tij mund të përmblidhet në këtë mesazh: qasja luftarake e regjimit Kim mund të shihet si përpjekja e dëshpëruar e udhëheqësit të ri për të mbijetuar mes shpërbërjes të një dinastie mashtruese, në të cilën infiltrimi i informacionit dhe nxitja e dezertorëve po luan një rol të madh.

Megjithëse nuk dihet gjerësisht, Shtetet e Bashkuara, së bashku me Korenë e Jugut, për një kohë të gjatë kanë qenë mbështetës të përpjekjeve të shumta për t’i dhënë popullit të Koresë së Veriut një shije të asaj që ndodh jashtë vendit të tyre. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë ndihmuar në integrimin e dezertorëve, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre për një liri të tillë, në shoqëri.

Dëshmia e Thae ishte përqendruar në përshkrimin e përpjekjeve të tilla brenda Koresë së Veriut, me shembullin e “kartave të hundës”, karta SD të destinuara për smartphones që mund të përdoren për të transferuar lojëra, filma, muzikë dhe më shumë nga bota e jashtme.

Thae shpjegoi origjinën e termit zhargil të Koresë së Veriut: “Pse e quajmë atë kartë të hundës? Epo, nëse dikush dëshiron të kërkojë trupin tuaj nëse keni ndonjë USB ose çfarëdo gjë tjetër, dikush menjëherë mund ta marri atë dhe ta vendosi në hundë”.

Sipas Thae, ndikimi i “kartave të hundës” dhe skemat e tjera të infiltrimit të informacionit e bindën atë se këto aktivitete mund të ishin një mënyrë efektive për ta rrëzuar regjimin nga brenda.

Mesazhi i Thae tek publiku i SHBA-ve ishte i rëndësishëm në atë që ai ripohoi se zgjidhja ndaj tensionit aktual me regjimin Kim duhet të bazohet në masa jo të dhunshme në vend të shkëmbimeve retorike të ashpra aktuale.

Ai ishte ri-freskues në një tjetër aspekt: si një diplomat me përvojë, sugjerimi i tij ndaj administratës së Trump ishte një sugjerim pragmatist dhe me finesë në vend që të mbronte hakmarrjen e plotë, siç dezertorë të tjerë kanë pohuar në dëshpërim. Me fjalë të tjera, sipas Thae, qasja që Shtetet e Bashkuara kishin punuar prej kohësh, përpara krizës aktuale, po shkonte në drejtimin e duhur.

Në Shtetet e Bashkuara, çështjet jo tradicionale të sigurisë në lidhje me Korenë e Veriut dolën si një pikë e rendit të ditës në tetor të vitit 2004, kur Kongresi kaloi “Aktin e Koresë së Veriut për të Drejtat e Njeriut të vitit 2004”. Akti përshkroi të dy parimet dhe udhëzimet ligjore për përmirësimin e kushteve të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut dhe mbështetjen e demokracisë dhe formimit qytetar brenda Koresë së Veriut.

I ri-autorizuar në 2008, 2012 dhe 2017, ai përsërit rëndësinë e infiltrimit të informacionit në Korenë e Veriut dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme për dezertorët e Koresë së Veriut.

Pavarësisht nga rëndësia e koordinimit të politikave midis Seulit dhe Uashingtonit në trajtimin e çështjeve të të drejtave të njeriut të Koresë së Veriut, bashkëpunimi aktual nuk ka fituar shumë vëmendje, pasi ajo është kryer indirekt përmes organeve joqeveritare. Ndihma Kombëtare për Demokraci (NED) kishte punuar si medium i Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut për të ndihmuar financiarisht OJQ-të në Korenë e Jugut.

Në përgjithësi, NED ndoqi tre qëllime kryesore: të sjellë vëmendjen ndërkombëtare në situatën e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, për të promovuar qarkullimin e lirë të informacionit në Korenë e Veriut dhe për të rritur pjesëmarrjen demokratike të Koresë së Veriut brenda dhe jashtë Koresë së Veriut.

6Bazuar në grupin e të dhënave të USAID-it për Ndihmën e Huaj (FAE), i cili regjistron të gjitha llojet e asistencës së huaj nga Shtetet e Bashkuara, NED ka dhënë rreth 130 grante në lidhje me të drejtat e njeriut rreth Koresë së Veriut nga viti 2003 deri në 2016, shumica e të cilave janë kryer nga OJQ- në Korenë e Jugut. Për shembull, Aleanca Qytetare për të Drejtat e Njeriut të Koresë së Veriut (NKHR), NKNet, Koreja e Hapur e Veriut dhe Institutet e Reformës NK kanë qenë partnerë të gjatë me NED.

Thirrja e Thae për masat jo të dhunshme, angazhimi maksimal me popullin e Koresë së Veriut dhe historia e kartave të hundës mund të tingëllojnë optimiste dhe naive në dritën e përshkallëzimit aktual të kërcënimit në gadishullin Korean.

Megjithatë, Thae, pjesë nga elita më e fundit e dezertorëve, konfirmoi se kjo është pika më e dobët në regjimin Kim. Gjithashtu, shumica e njerëzve në mbarë botën të cilët janë të shqetësuar rreth çështjeve të Koresë së Veriut preferojnë një zgjidhje diplomatike dhe paqësore për gjendjen e tanishme.

Prandaj, do të ishte së paku e vlefshme të shqyrtonim metodat e kaluara të angazhimit me Korenë e Veriut, duke peshuar mundësitë dhe pastaj duke menduar nëse përpjekjet e kaluara mund të konsiderohen më pak efektive krahasuar me konfrontimin ushtarak që po shqyrtohet sot./The Diplomat – Lexo.al/e.e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *