BFI-ja kasaptore apo mbrojtëse e interesave fetare

Të gjithë ata që do të bëhen sebep për ta stopuar këtë krim e hajni të turpshme që po bëhet në emër të islamit në BFI-në e Mulla Sulës, pa dyshim që do të kenë sevape të mëdha, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare apo kombëtare. Ektrsemizmi dhe radikalizmi në emër të fesë nuk janë asgjë më të tmerrshme se sa hajnitë, korrupsioni dhe krimi që bëhet në emër të fesë nga ana e Sulejman Rexhepit dhe pulenëve të tij me çehre hijene

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Kasaptoret, zakonisht shoqërohen, përveç vendit për therrjen e kafshëve edhe me dyqan në vitrinat e të cilit i nxjerrin kofshët dhe pjesët e tjera të kafshës së therrur për t’i shitur. Therrtoret kanë edhe menaxherin e vet, furnizuesin me mish, i cili, ec Shkup e Shkodër për të gjetur kafshën për therrje me çmim sa më të volitshëm.
Është një ditë kur të gjithë myslimanët anekënd botës bëhen “kasapë”, vrapojnë pas dhenve dhe deshve, pas lopëve e deveve, i kërkojnë me çmim sa më të volitshëm, madje edhe i gjejnë gratis dhe, në fund i therrin për kurban. Vetëm një të tretën e kurbanit e ndalin për vete, pjesën tjetër, islamikisht e shpërndajnë, sipas normave islame.
Këtë ditë e shfrytëzon edhe Bashkësia Fetare Islame e Mulla Sulës i cili, qysh para dy muajve, edhe për sivjet ka caktuar çmimin e kurbanëve në vlerë prej 120 euro. Se si ka ardhur deri te ky çmim këtë e dinë vetëm “këshilltarët” e hajnit, Mulla Sulës.
Le të supozojmë se sivje, për shkak të një krize të papritur, çmimi i kafshëve të mëdha (lopëve, deveve etj.) shkon në mbi 1000 euro, ndërsa BFI ka mbledhur për këtë lloj kafshe nga 840 euro! Natyrisht, nuk do të mund që të gjithëve t’ua therrë kurbanët, ose, le ta mendojmë variantin më të mirë! Le të shpresojmë se Mulla Sula, me tugjarët e vet, sivjet ka gjetur lopë nga 550 euro, kurse për to ka marrur 840 euro. Pse ta ketë këtë fitim kaq të madh Sulejman Rexhepi? Pse në emër të fukarallëkut dhe kurbanëve të hallexhinjëve të fitojë Sulejman Rexhepi. Për më tepër, pse ky çmim kur tani po qarkullojnë plotë shoqata e individë që ofrojnë çmimin e kurbanit për 70-80 euro!
Cila është logjika që Sulejman Rexhepi të fitojë kaq shumë nga kurbanët, me qindra e mijëra euo, ndërsa në asnjë raport financiar nuk ka se ka fituar nga kurbanët më shumë se 6-7-8000 euro!
Le të supozojmë se sivjet Mulla Sula do t’i therrë të gjitha kurbanët e paguar dhe nga ai numër do të ketë 100 ton mish kurbani! Për Medresenë nuk i duhen më shumë se 15-20 ton mish, edhe 3 ton që i shpërndanë nëpër paketa për skamnorë dhe për mentorin e tij medial Agron Vojnikën, do me thënë gjithësej 23 ton mish! Po çka i bën mishin tjetër, atij 80 tonësish? Kurse shoqatat humanitare, individët e ndryshim humanitare, tërë mishin e therrur e shpërndajnë për skamnorë.
Vizitat tona nëpër frigoriferë të therrtorëve flasin se medresantët hanë mish taze më taze, do me thënë, sapo të ngelë Medreseja pa mish, urdhërohet “kasapi” që ta therë një lopë dhe t’ua sjellë mishin në Medrese. Do me thënë, nëse therret nga një lopë, ja 12 lopë për një vit! Po paratë e tjera për mbi 300 lopë, ku përfundojnë! 300-350 lopë nga minimum 600 euro, mbi 200 mij euro pa dyshim që përfundojnë në xhepin e Mulla Sulës. Sepse, në BFI, sipas raporteve të fundit, nga kurbanët nuk ka fitim më shumë se 6 apo 7 mij euro. Këtë shifër e raporton komisioni i ngushtë i përbërë ekskluzivisht nga familjarët e Mulla Sulës (vëllai, djemtë e tij, farefisi i ngushtë e tij).
Bashkësai Islame e Mulla Sulës është bërë “Kompleksi BFI”, i përbërë nga veprimtaria turistike, kasaphane, tezga dyqansh, një dyzinë firmash private të cilat “tallin” e madh ia dorëzojnë Sulejman Rexhepit. Asnjë aksion nuk zhvillohet në mënyrë transparente, asnjë komision nuk bëhet prej njerëzve të tjerë por ekskluzivisht nga hajnat e vegjël që punojnë për kryehajnin e xhindosur, Sulejman Rexhepin.
Të gjithë ata që do të bëhen sebep për ta stopuar këtë krim e hajni të turpshme që po bëhet në emër të islamit në BFI-në e Mulla Sulës, pa dyshim që do të kenë sevape të mëdha, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare apo kombëtare.
Ektresemizmi dhe radikalizmi në emër të fesë nuk janë asgjë më të tmerrshme se sa hajnitë, korrupsioni dhe krimi që bëhet në emër të fesë nga ana e Sulejman Rexhepit dhe pulenëve të tij me çehre hijene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *