BFI-ja në pikun e vlimit fatal

Në Bashkësinë Fetare Islame situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Tashmë edhe raportet ndërnjerëzore e ndërkolegiale janë në shkallën e degradimit fatal. Të gjithë njëri tjetrin e shikojnë si hajn e kriminel, kurse vetëm Sulejman Rexhepi i babëzitur murmuritë: “Zgjate Zot, se u kënaqa”

Shkruan Naser Ismaili

Dy “dekoratat” e fundit të cilat Sulejman Rexhepi i pagoi aq sa në arkën e BFI-së krijoi një vrimë gjigante financiare, i demantojnë menjëherë të gjitha motivacionet e “personave” që ia shitën. Nuk mundet që Sulejman Rexhepi edhe të jetë shumë i suksesshëm, aq shumë sa madje edhe “të dekorohet” prej Trampit e Metës, ndërkohë fill pas një jave të shpërthejë kriza fnanciare.

Sulejman Rexhepi, duke u trimëruar nga “dekoratat”, seç na trimërohet dhe, krye më vete merr, si diktator, vendim për t’i zbritur pagat e punëtorëve, edhe atë për 20-25 për qind. Pa mbledhur organin gjegjës, pa mbledhur Rijasetin, pa e debatuar këtë problem në Kuvend kur u miratua rapoti financiar i vitit të kaluar dhe kur u miratua edhe buxheti për këtë vit (2018), Sulejman Rexhepi “taçno” e di se sa duhet të zbriten rrogat. Me këtë zbritje në fakt punëtorëve të BFI-së ua ha fiks tri rroga për një vit. Tri rroga minus për 180 nëpunës e punëtorë për një vit, bëjnë fiks 540 rroga! Në BFI për momentin recesioni është edhe më i thellë, nuk dihet sa jane borxhet galopante që organet e BFI-së ia kanë enteve të ndryshme shtetërore.

Faji me identitet prej Sulejman Rexhepi

Po si u krijua kjo vrimë financiare? Kush e krjoi? Kush është fajtori apo bashkëfajtori? Kjo shumë duhet të dalë diku në shesh? Dikush thotë se kjo shumë e kësaj vrime të zezë është pikërisht ajo përqindje (20 për qind) të cilën Irsal Jakupi (nga kabila “Bagdatski llopov”) e zhvati pasi që “e bindi” opinionin e gjërë se më 2015 realizoi një haxh të suksesshëm prej 6000 për qind se viti paraprak. Nëse viti paraprak (2014) nga haxhi ka kursyer vetëm 2000 euro, realizimi i Irsal Jakupit, sipas matematikës së tij, del se ka rezoltuar 12 milion euro. Natyrisht, krejt kjo matematikë ishte një truk naiv dhe kriminal i Sulejman Rexhepit dhe Irsal Jakupit të cilit do t’i takonte një shpërblim prej 20 për qindëshit nga ai sukses finansiar. Kjo do të thotë se Irsal Jakupi (ose për vete ose për Sulejman Rexhepin) i zhvati nga ai haxh fiks 2 milion e 400 mij euro. Ja pra, se si mbulohet kjo hajni brenda një viti duke ua zhvatur nga tri rroga të punësuarve në BFI.

A mund të thuhet se për këtë vrimë financiare fajtor janë pastrueset? A mund të thuhet se fajtor janë rojtarët e BFI-së dhe të institucioneve të saj. A janë guzhinjerët, magazinerët, si dhe tërë ai staf teknik i cili mezi e shtyen muajin me atë pagë qesharake që ua ka caktuar personalisht Sulejman Rexhepi! Pse Irsal Jakupi e Sulejman Rexhepi i përfshijnë edhe këta si bashkëfajtorë për vrimën financiare të cilën e krijoi Sulejman Rexhepi me familjen e vet (djemtë e tij dijnë të udhëtojnë me paratë e BFI-së nëpër turniere të xhudos dhe për këtë ekzistojnë dokumente të bollshme), të sponsorojnë xhudistë e klube, zhvatje kjo që u trash edhe me ardhjen e “Bagdatski llopovit”, Irsal Jakupit. Ç’fajë kanë personeli edukativo-arsimor, të cilët me ndershmrinë më të madhe e kryejnë punën e tyre. Mbase i vetmi faj i tye është mospërfshirja e tyre nëpër sindikata arsimore dhe mosinsistimi i tyre për kontratë kolektive. Një sindikatë e pavarur e punëtorëve të BFI-së do të ishte një mburojë e pathyeshme në mbrojtjen e të drejtave të tyre si në sferën financiare ashtu edhe në atë sociale dhe në sferën që rregullon moscënimin e personalitetit dhe të drejtave në punë, të cilat, bashkë me malltretimin psiqik në vend të punës, janë sanksionuar edhe me ligj dhe me dispozitat pozitive të akteve juridike shtetërore. Asnjë nga këta nëpunës e personel arsimor nuk ka shpenzuar para të BFI-së nëpër kazino e nëpër sauna, nëpër bordele e nëpër hamame, nëpër masazhe e nëpër pushime ekzkluzive, duke blerë e bredhur me makina luksoze. Keqbërësit e kësaj natyre tashmë janë të njohur për mbarë opinionin e gjërë në vend dhe jasht.

Tragjikomedi me skenar të Sulejman Rexhepit e në regji të Irsal Jakupit

A shihet kjo pasuri e grabitur a jo? Natyrisht që po! Nëse i hidhet një sy personave të komprementuar do të shohim se ata vlojnë nga harami! Dëshmi e kësaj është fryrja e panatyrshme e Qani Nesimit që hyri si skrranjë e është manjur si thiu i bozhiqit; pispillosja e pederaftë e Mustafa Dautit, ndërrimi i makinave më shpesh se i brekëve nga Rexhep Ziberi, sjellja idiotike e Irsal Jakupit duke u perpjekur që të radhitet te VIP-at me paratë e vjedhura nga BFI-ja. Po pronat e Sulejman Rexhepit? Po shtëpitë e fëmijëve të Sulejman Rexhepit, po “vozni parku” i tyre, i nipave të tij – thua që të gjitha këto arrihen vetëm nga rroga mujore?

Tërë ky problem financiar po shkakton edhe probleme të tjera sociale. Raporte ndërnjerëzore janë në pikun e katastrofës dhe, ekziston rreziku që të gjenerojnë akte kriminale. Me të gjithë Sulejman Rexhepi luan duke ju dhënë zemër e përkrahje morale, ndërkohë që tek të gjithë sheh “hajnin fajtor”! Irsal Jakupi nuk honepset nga Muamer Veseli. Mustafa Dauti në sytë e Irsal Jakupit përceptohet si kryehajni që padhimbshëm po e shkatërron BFI-në. Muzemil Osmani është në gjendje të qërojë fizikisht hesape me Irsaj Jakupin, ky me Azim Eminovskin e me Shaban Ramanin; po kështu edhe Rexhep Ziberi me Muzemil Osmanin. Do me thënë, pikërisht njerëzit që natë e ditë rrinë me Sulejman Rexhepin nuk duhen në mes vete! Dhe, nëse një ditë do të arrihet që të rikoperohet kjo vrimë financiare, degradimi moral, degradimi i atoritetit të teologut, i personalitetit të hoxhës, i BFI-së të pa identitet për momentin, do të jetë për kohë të gjatë i parikuperueshëm. Për më tepër që do të dëmtohet edhe më shumë, sepse vetëm tollovitë tragjikomike në BFI gjithnjë e kanë shpëtuar Sulejman Rexhepin.

Sulejman Rexhepi edhe mund të amnistohet! Po të tjerët që e duartrokasin?!

I bekuar dhe i drejtë paska qenë vetëm ish-sekretari më i suksesshëm në historinë e BFI-së, Afrim e. Tahiri, i cili, me gjasë e paskësh parandjerë këtë fundosje deri në falimentim të BFI-së dhe iku duke u shkëputur pa hezitim nga thonjtë e pista të durave grabitqar të Sulejman Rexhepit. Efendi Tahiri tash e tre vite rresht xhematit të Maqedonisë dhe më gjërë ia paralajmëron këtë falimentim dhe, madje që në fillim të “rrebelimit” të tij ka paralajmëruuarr se i vetmi shpëtim i BFI-së vjen nga PLATFORMA  e tij që e bëri edhe publike. Që nga ai moment, një numër i konsiderueshëm i nëpunësve të BFI-së janë vetëdijësuar dhe kanë shprehur vullnet të prerë që të rreshtohen pas tij, por efendi Tahiri nuk ka pranuar që të bëhen lëndë për shfryerje mbi ta të epsheve shtazarake të Sulejman Rexhepit.

Natyrisht, këto raporte dhe këto probleme kaq tragjike as që kanë mundur të ekzistojnë në kohën e Afrim Tahirit. Në kohën e tij nuk kishte as hajni e as projekte hajdutësh, kishte vetëm punë dhe lulëzim të institucioneve të BFI-së. Kishte blerje dhe shtim të vakëfit dhe jo si sot shitje dhe zhvatje të vakëfit. Ai kurrë nuk ka lejuar që të gabojë qëllimisht apo pa qëllim Sulejman Rexhepi, gjithnjë i ka qëndruar si shkop polici mbi kokë, duke ia mbrojtur nderin dhe moralin, virtyte këto prej të cilave tashmë Sulejman Rexhepi është operuar përjetë. Ndaj dhe, mbase një ditë, Sulejman Rexhepi mund të “amnistohet”, të llogaritet si i shkalluar, si plak matuf i cili nuk ka ditur se çka po bën, por ama, assesi nuk duhet të amnistohen ata që e duartrokasin dhe që e shtyjnë kah hajnia: anëtarët e myftinive, komisonet e myftinive, sidomos ata të pronave e të vakëfit, perfaqësuesit e myftinive në Kuvend, anëtarët e Rijasetit! Këta janë bshkëhajdutë me Sulejman Rexhepin dhe si të tillë janë të pafalshëm.

Larg duart nga dokumentet e financave. Hajnat si m… duhet të dalin mbi sipërfaqe

Të gjitha këto probleme tepër të rënda në BFI pa dyshim që do të ngelin nën hijen e një akti edhe më të tmerrshm që po ndodhë në BFI. Dikush po perpiqet që të zhduk dokumente, fatura e fletore ku janë shënuar “huazimet” e shumave të majme nga arka e BFI-së. Ata që nxisin zhdukje të këtyre dokumenteve, ata që do të dorëzojnë dokumente në duart e kriminelëve dhe ata që do të zhdukin, pa dyshim që do të paditen dhe do të përgjigjen penalisht. Askush nuk ka të drejtë që ta zhdukë gjurmët e një dukurie të tmerrshme kurse shkaktarët e tyre të paraqiten “melaqe” duke kërkuar fajtorë te “puçistat”!  Edhe kjo është pjesë e historisë dhe, një ditë dikush do t’i studiojë të gjitha këto etapa dhe dukuri antiislame në BFI dhe do të peshohen dhe do të studiohen shkaktarët e tyre. Konstatimi i paluhatshëm i të ardhmes do të jetë se Afrim Tahiri paskësh qenë shumë i kujdeshëm, vizionar dhe se i vetmi projekti i tij paskësh qenë masa institucionale që do ta shpëtonte këtë institucion, që do ta ruante fytyrën e hoxhallarëve dhe që do të ishte urë afrimi në mes të xhematit dhe teologëve si dhë nëpunësve të BFI-së.

I bekuar dhe i nderuar do të jetë ai person i cili do të dalë sot dhe do t’ju thotë të gjithë hajnave, zhvatësve dhe kriminelëve të BFI-së së sotshme STOP! Heshtja dhe neglizhenca të gjithë do t’i përfshijë në bashkëfajësi, kurse në BFI-ja ka njerëz që nuk e meritojnë këtë epitet tragjik për një personalitet me dinjitet, autoritet dhe un të pathyeshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *