Bisnes-haxhi i Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi këtë gjah (haxhin) e ka pritur tërë vitin. Për këtë gjah ka duruar publikimin e lloj-lloj skandaleve, shpërthimin e aferave të ndryshme, ka mbyllur sy e veshë vetëm e vetëm që mos të ndikohet e të largohet para se ta përjetojë edhe “haxhin 2018”. Tërheqjen prej BFI-së Sulejman Rexhepi e ka të sigurtë dhe të qartë, i beson kësaj ngjarje ashtu siç beson në Zotin Një (nëse beson!) Megjithatë, ikjen e vet e paramendon me një “qyp me lira”, pra, me një përftim të majmë duke e zhvatur deri në palcë BFI-në

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Si asnjë vit më parë, kësaj radhe Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, ishte decid dhe i prerë: “Nuk do të udhëtojë asnjë haxhi nga Maqedonia përmes agjencive private”! Në këtë deklaratë, Sulejman Rexhepi kishte edhe shumë agresivitet të pakontrolluar, sepse, këtë moment e kishte jetike për karrierën e vet. Nëse fitri dhe zeqati sivjet i dështoi në masë prej 40 për qind në nivel të Maqedonisë (60% më pak se vitin e kaluar në Myftininë e Shkupit, 57% më pak në Myftininë e Tetovës, 32% më pak në Myftininë e Gostivarit, 41% më pak në myftininë e Kumanovës, 65 % më pak në Kërçovë, 25 % më pak në Dibër etj.), këtë dështim nuk dëshiron që ta përjetojë edhe me haxh, sepse, ky dështim në fakt rrëfen për mosbesim nga ana e qytetarëve të vendit që ia shprehin BFI-së së Sulejman Rexhepit.
Përkundër kërcnimeve të Mulla Sulës, megjithatë, sivjet nuk u paraqitën më shumë se 315 haxhilerë që shprehën dëshirë të udhëtojnë përmes Myftinive të BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi. (Pra, është autoriteti i atyre pak myftinjëve që sigurojnë haxhilerë dhe jo se këta plasën që të udhëtojnë nën ombrellën organizative të Sulejman Rexhepit. Vetë ai nuk është në gjendje të sigurojë as 10 haxhilerë që të udhëtojë nën organizimin e BFI-së së tij, kurse, pronarët e ndryshëm të agjencive turistike sigurojnë nga 70, 80, 100 haxhilerë)
Sivjet BFI-ja e Sulejman Rexhepit ka fiks 600 haxhilerë më pak se në vitin e kaluar. Sivjet, opinioni i vendit u sensibilizua më fuqishëm për sa i përket sjelljeve prej hajduti të Sulejman Rexhepit në raport me Institucionin fetar të tyre. Prandaj edhe, përgjithësisht, myslimanët e Maqedonisë më përpara pranojnë që ta humbasin realizimin e ëndërrës së tyre jetike, për ta kryer sivjet haxhin, se sa të bëhen vullnetarisht pre e manipulmeve dhe grabitjeve të Sulejman Rexhepit.
Tashmë katërcipërisht po bojkotohet Sulejman Rexhepi, dhe ky bojkot në fakt është porosi e popullatës myslimane për Sulejman Rexhepin: IK!
Nga ana tjetër, i shqetësuar tej mase nga ky bojkotim, i mbështetur për muri nga faktori ndërkombëtar dhe, i frikësuar se do të turpërohet për ibret, ka vendosur që t’ia lëshoj një fllad bythës së vet! Iu ka nisur selame agjencive private që t’ia ofrojnë haxhilerët, nëse dëshirojnë që të marrin viza, sepse, ndryshe, nëse këta haxhilerë do të ikin me agjenci private, kjo automatikisht do të nënkuptohej se vizat i kanë blerë nga Sulejman Rexhepi! Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdijshëm se për momentin është nën vëzhgimin e rreptë të faktorit ndërkombëtar, sidomos të amerikanëve, për sa i përket shitjes së vizave për agjencitë turistike që organizojnë haxh. Prandaj, në takime sekrete, përmes komunikimeve të tërthorta e përmes selameve të ndryshme, kërkohet që haxhilerët, me tërë pazarin e bërë në këtë “organizim të egër” t’i dorëzohen Sulejman Rexhepit. Me këtë gjest të ngutshëm, në fakt, Sulejman Rexhepi po do ta shtojë numrin e haxhilerëve që do të udhëtojnë me BFI-në e tij dhe të fus një huti të ulët, duke i bindur qytetarët e vedit se, ja, edhe sivjet, me BFI-në po shkojnë në haxh po ai numër që ishte vitin e kaluar. Do me thënë se, myslimanët akoma i besojnë Sulejman Rexhepit!!! Këtë shpjegim po ua jep pronarëve të agjencive turistike, ndërsa në fakt, këtë veprimtari nëntokësore po e zhvillon vetëm që mos të kuptohet se, edhe sivjet, Sulejman Rexhepi po shet viza për në haxh. Natyrisht, i duhet që ta tejkalojë edhe një “sfidë”: ose agjencitë private duhet të paguajnë pjesën shtesë të haxhilerëve të tyre që të arrihet shuma prej 4100 euro sa e ka caktuar Sulejman Rexhepi për “haxhilerët e vet”, ose, e ka të patjetersueshme që t’ua kthej paratë “haxhilerëve të vet”, nga 300-400 euro që të arrihet shuma e haxhilerëve që kanë paguar më së paku në një agjenci turisike të përzgjedhur për të udhëtuar me të!
Në BFI-në e Suejman Rexhepit po vlojnë sekserët! Gjatë tërë vitin Sulejman Rexhepi e ka ofenduar dhe e ka injoruar pulenin e tij, Rexhep Ziberin. Sot e ka caktuar atë si “kryesorin” e organizimit të haxhit. Pse këtë farë hajnin i cili në hajni nuk është se ia lëshon udhën Sulejman Rexhepit? Sepse, ia ka ndjerë etjen e flaktë për t’i shërbyer Sulejman Rexhepit deri në lëpirje të bythës. Dhe, sot, ky farë kryetar i shoqatës-individ “Ilmije”, po pret e po përcjell sekserë, prej të cilëve po sigron “buxhet pensional” për Sulejman Rexhepin.
Sepse, Sulejman Rexhepi tashmë e ka vënë llogarinë përfundimytare para vetes: prej secilit haxhi të fitojë nga 570 euro, plus 300 e ca viza që do t’ua shesë nga 500 euro. Një matematikë e thjeshtë thotë se, nëse Sulejman Rexhepi sivjet i ka 600 haxhi, ai pej tyre do të fitojë 340 mij euro, plus 150 mij euro nga vizat që do t’i shesë, pra, gjithësej rreth 500 mij euro! Veç këtyre ai do të fitojë edhe mbi 70 mij euro nga kurbanët të cilat nuk do t’ua presë haxhilerëve në tokat e shenjta.
Sulejman Rexhepi këtë gjah (haxhin) e ka pritur tërë vitin. Për këtë gjah ka duruar publikimin e lloj-lloj skandaleve, shpërthimin e aferave të ndryshme, ka mbyllur sy e veshë vetëm e vetëm që mos të ndikohet e të largohet para se ta përjetojë edhe “haxhin 2018”. Tërheqjen prej BFI-së Sulejman Rexhepi e ka të sigurtë dhe të qartë, i beson kësaj ngjarje ashtu siç beson në Zotin Një (nëse beson!) Megjithatë, ikjen e vet e paramendon me një “qyp me lira”, pra, me një përftim të majmë duke e zhvatur deri në palcë BFI-në. Është i detyruar në këtë vjdhje spektakolare, sepse, ai i frikësohet pjesët tjetër të mbetur nga jeta e tij! Nuk e ka të qartë a do të jetë në shtëpi apo në ndonjë nga qelitë e vendit, do të jetë nën përkujdesin e anëtarëve të familjes, apo do të braktiset si një fakir i zgjebosur e nën përkujdesje të ndonjë shërbëtori. Në të gjitha variantat, atij i duhen sa më shumë lekë. Sepse, vetëm me shumë të majme të lekëve ai mund të blejë ngrohtësi familjare apo përkujdesje shtetërore. Kështu i ka mësuar gjatë tërë jetës së vet karrieriste.
Po ligji antikorupsion?!? Një ligj i tillë nuk njeh mëshirë por vetëm konfiskim total…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *