Bixhozi, presidenti, propaganda dhe unë kundër të treve!

Nga Erjon Braçe/

President, mendojme ndryshe ndaj kemi votuar ndryshe!

Ju dhe Une natyrisht!

Lexova dje heret ne mengjes,qyshkur Dekreti juaj u be prezent ne Kuvend,arsyet perse Ju keni kthyer pas ne Kuvend,

Ligjin “Per tatimin mbi te ardhurat”!

Me lejoni te them se, jam jo vetem kunder jush-argumentave tuaj, por jam i tmerruar nga propaganda, akoma me shume nga e paverteta!

Por mbi te gjitha, nga nje fakt qe po e zhben akoma edhe me shume permbajtjen e akteve, per pasoje seriozitetin e disa prej institucioneve te ketij shteti;

MUNGESA E TE LEXUARIT!

Jo te shkrimeve te nje “gagaci mendor”,eshte dikush aty qe i lexon keto.

Por te dokumentave zyrtare qe duhet te jene baza e argumenteve ne nje akt te forte si Dekreti i Presidentit qe kthen pas nje ligj.

Nese do ishin lexuar dokumentet,atehere do mesohej se,e verteta eshte krejt tjeter nga sa ju propogandoni ne dekretin e radhes.

President, ju jeni kunder nenit 6 te ligjit por argumentat tuaj jane thjesht propagande.

Ka dy arsye pse une jam kunder jush, tyre;

E para, neni 6 percakton tatimin 15% mbi te ardhurat bruto per lojrat e fatit, sakteson se te ardhura bruto jane ato qe mbeten kur nga shuma totale e luajtur nga lojtaret ne lojrat e fatit, zbritet shuma e fituar prej tyre.

Neni 6, referon nenin 52/2 te ligjit “Per lojrat e fatit”.

Ky nen, ne kete ligj,percakton tatimin 15% mbi te ardhurat bruto.Po ta kishit lexuar kete ligj nga fillimi,neni 1 e ne vijim, ne nenin 4-Perkufizimet, pika 40, spjegon qarte se, te ardhurat bruto nga lojrat e fatit, jane ato qe mbeten pasi nga shuma totale e luajtur zbritet shuma e fituar nga lojtaret.

Pra,

ne nenin 6 te ligjin qe ju keni kthyer,ne kemi njesuar dispozitat e ligjit “Per tatimin mbi te ardhurat” me dispozitat e ligjit “Per lojrat e fatit”.

ASGJE ME SHUME! Zero!

Ligji “Per lojrat e fatit”, me keto dispozita,eshte votuar ne vitin 2015.

Ju personalisht, Lsi qe ju drejtonit, keni votuar PRO!

Une kam qene kunder jush, kam abstenuar ligjin dhe meqe eshte kerkese e kohes tani, Edi Rama nuk ka marre pjese ne votim-per transparence kjo.

Procesverbali i votimit eshte ky.

Natyrisht,

Une nuk isha kunder per shkak te dekretit qe ju do te nxirrnit pas tre vitesh.

Jo! Isha kunder sepse ligji i ardhur nga Qeveria,

I ashper kunder lojrave te fatit, i miratuar i tille ne komisionin e Ekonomise,u tjetersua ne seance plenare nga Ju dhe jo vetem, posacerisht ne pjesen e basteve sportive, taksimit te tyre, regullave qe i kufizonin ne hapesire, territor, lagje, aty ku jane perhapur tani pa fund!

Une i refuzova keto ndryshime;

Kjo eshte arsyeja qe ne raportin e komisionit te Ekonomise keto ndryshime nuk jane;

Kjo eshte arsyeja qe seanca plenare eshte thirrur 21 dite pas vendimit te komisionit te Ekonomise;

Ne, anetaret socialiste te komisionit refuzuam te mblidheshim perseri per te ndryshuar projektligjin sipas ndryshimeve tuaja.

E dyta, une jam kunder qe Presidenti apo cilido institucion tjeter-pertej Qeverise qe propozon dhe Kuvendit qe miraton, te bej politiken fiskale!

Sic ju thoni ne argumentat tuaja,

Ne dime ta bejme shume mire kete gje,per ato ceshtje qe na kane votuar shqiptaret masivisht-atyre i jemi pergjigjur edhe me ligjin qe ju po ktheni pas.

Nderkohe, per cilindo te interesuar, ministria per Financat dhe Ekonomine po shqyrton mundesine e taksimit te ri per bastet, ne rritje, ashtu sic ishte ne 2015-ten e u ndryshua ne seance plenare.

Kjo eshte e verteta dhe dokumentat e mbrojne ate!

Ato e zhbejne propaganden,

ndaj dekreti eshte thellesisht i papranueshem dhe i rrezueshem menjehere!

Per mua, nese do kishit pyetur, ishte dhe eshte i panevojshem!

VO: ndjese per vonesen por dje ishte dita te nderonim nje mik, jo te benim “lajm” me propaganden!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *