Ç’është mirësia për Sulejman Rexhepin

(Lidhur me kollumnen e fundiit të Agim Mehmetit, të nënshkruar me pseudonimin H. Sulejman ef. Rexhepi, me titull “Mirësia është lumturia e botës”, të botuar në dy-tri portale të kontrolluar e të finansuar nga Sulejman Rexhepi me paratë e fitrave të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut)

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

 

Sulejman Rexhepi, ky njeri më kontravers që e ka njohur nënqielli ynë, uzurpator e shatërrues i BFI-së, paska porositur një shkrim i cili duhet të shkaktojë percepcion tek lexuesit se “sa i mirë qenka Mulla Sula”, pavarësisht se ky mashtrim optik nuk do të zgjaste as sa një fluskë sapuni në stuhi! Sulejman Rexhepi flet për mirësi! Si dikur Esko Bare në mesin e fshatarëve, por, për dallim nga ky “Esko Bare” i ynë, ai i vërteti edhe vepronte praktikisht, praktikonte “humanitet të devotshëm” në mesin e fshatarëve, të cilët, në fund e përcollën me vaj e me lotë në sy për në botën tjetër!
Mirësi kërkon Sulejman Rexhepi, të paktën gjatë Muajit Ramazan, që i bie se, pas këtij Muaji “e thyefshi qafën”! Po pse e kërkon këtë mirësi, të porositur edhe nga Allahu Mëshirëplotë, pikërisht në këtë Muaj të Shenjtë! Myslimani i devotshëm duhet të jetë i mirë e të rrezatojë mirësi përgjatë tërë jetës së vet. Duhet ta kërkojë mirësinë dhe të veprojë mirë, të rrezatojë mirësi dhe në çdo sekond të angazhohet për mirësi, gjithë jetën!
Ja një mirësi për Sulejman Rexhepin! Të jemi korrektë e të sillem mirë me të, qoftë edhe për disa sekonda. Sepse, mirësi është edhe nëse e nënvizojmë këtë të vërtetë: Sulejman Rexhepi, prej vitit 1991 e deri më vitin 1999, nuk tundohej për të vjedhur aq shumë, nuk jepej dhe nuk dalldisej pas qejfeve, pas festimit të ditëlindjeve, nuk synonte pasurimin enorm (apo nuk e dinte formulën haram për pasurim mbi bazat e krimit! Një Zot e di!), nuk e dinte se ç’janë dekoratat e blera etj. Atëherë vidhte vetëm nga paratë që i merrte për udhëtime zyrtare e që nuk i kthente kurrë (zakonisht nga 5000 marka gjermani), edhe pse i kishte të gjitha të paguara! Pra, është korrektësi nëse thuhet se, Sulejman Rexhepi i atëhershëm ishte miliona herë më i mirë se sa Sulejman Rexhepi i sotshëm, që nga vjedhja e postit “reis” e deri te falimentimi i dhimbshëm i BFI-së!
Sulejman Rexhepit i duket se dikush po zhvillon fushatë kundër tij, se disa qendra e qarqe po e njolloskan qëllimisht këtë farë bereqeti! Shkrimet dhe publikimet që i zbërthejnë tradhëtitë, vjedhjet, veprimet e pamoralshme, kriminale, hajdutërinë e Sulejman Rexhepit, nuk janë konspiracion kndër tij por, janë detyrime islame për ta shpëtuar perspektivën e fesë islame duke i venë në tapet hajnat e sotshëm dhe shkatërruesit e vakëfit. A ka gjë më të shenjtë se sa të mbrohet prona dhe pasuria nga hijenat që jargosen nga uria për të shqyer e copëtuar gjithçka që ju del përpara, qoftë kjo edhe BASHKËSIA FETARE ISLAME?
Kjo “ligjeratë” aspak e hijshme për Sulejman Rexhepin, nuk duhet llogaritur si urdhëri “Mos bëj çfarë bëj unë por, bëje atë që ta them unë”, sepse Mulla Sula nuk është në gjendje morale që t’i sheshë islam popullatës myslimane të mrekullueshme që e kemi! Këtë “ligjeratë” të Sulejman Rexhepit sakaq duhet kuptuar dhe dekoduar si kërcënim real që ua drejton të gjithë atyreve që tentojnë t’ia prishin llogaritë që i bën sidomos gjatë Ramazanit! Ai në “kollumnën e vet” shtron pyetje se pse pikërisht për Muajin Ramazan shtohen të gjitha ato kritika kundër tij! Le të jetë edhe ky shkrim si kontribut personal që këmbëngul t’ia prishë llogaritë meskine Sulejman Rexhepit. Nuk mund të heshtë asnjë mysliman përpara synimeve të fëlliqta të Sulejman Rexhepit, të cilat i synon edhe përmes mashtrimeve të ngjyrosura me “islam”!
Është ky Muaj kur myslimanët janë të obliguar që ta japin fitrin! Në nënqillin tonë sikur është bërë traditë që t’i jepen Bashkësisë Fetare Islame dhe, derisa nuk doli lubia (i pangopshmi) me këto fitra mbahej Medreseja si dhe të gjithë nëpunësit fetarë të BFI-së, kurse, që kur doli nga petku i islamit Sulejman Rexhepi, këto fitra shërbejnë ekskluzivisht për pasurim personal e familjar të tij, për qejfe e zefe të tij, për llukse e për veprime antiislame, për korrupsion e për nepotizëm të paparë në historinë e të gjitha institucioneve në botë! Si në BFI-në e Sulejman Rexhepit që ka korrupsion, kriminalitet, nepotizëm e hajni, nuk ka në asnjë intitucion anekënd botës, madje as në vetë organizatat e pista! Dhe, këtë pisllëk Sulejman Rexhepi kërkon që ta trashë edhe më shumë! Ja pra, pse shtohen zërat e pakënaqësisë pikërisht në Muajin e rahmetit, të mëshirës e të mirësisë – të pengohet sa më shumë që është e mundshme derdhja e djersës dhe mundit të myslimanëve tanë në xhepin personal e familjar të Sulejman Rexhepit. Kjo fushatë duhet të instensifikohet edhe më shumë, dhe të shtrihet edhe gjatë organizimit të haxhit dhe pagimit të kurbanëve që nuk herren as 10 për qind. Kjo fushatë duhet të përkrahet prej të gjithëve, nëse dëshirojmë ta pengojmë shtimin e psurisë haram të Sulejman Rexhepit dhe ta shpëtojmë Medresenë si dhe dinjitetin e profesorëve të respektuar, të cilët për Sulejman Rexhepin nuk janë asgjë përveç se, siç shprehet Mulla Sula “aletet e moja”!
Sulejman Rexhepi paska marrur kredi nga Banka Islame për Zhvillim për të cilën paska lënë në hipotekë “godinën” në Gostivar, e cila kurrë nuk do të ndërtohet! Sulejman Rexhepi urgjentisht duhet ta kthejë atë kredi, ose t’i nënshtrohet ndjekjes ndërkombëtare për vjedhje dhe mashtrim! Ja pse Sulejman Rexhepi thërret në mirësi pikërisht në këtë Muaj! Tëëërrrrt millojko…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *