Çka pas Sulejman Rexhepit

Nuk ka pushtet, mbretëri e ideologji, nuk ka uzurpim, pushtim e kolonializim që nuk ka përfunduar. Çdo gjëje i vie fundit dhe, e nesërmja, pas çdo fundi, nis me gjykimin e së kaluarës, me qëllim që kurrë më të mos përsëritet

Andi Rakipi, Tiranë

Po, pa dyshim që edhe “epokës” së Sulejman Rexhepit do t’i vie fundi. Madje ky fund po shihet gjithnjë e më qartë, sado që shërbëtorët e tij pa kurrizorë po përpiqen të flasin për një “fatamorganë” që po fanitet përpara opozitës së bashkuar në Lëvizjen e mysimanëve për reforma në BFI të RMV-së!
Fundi i Sulejman Rexhepit po i nxjerr në horizont edhe gabimet fatale të tij, qofshin të natyrës strategjike, taktike, morale apo edhe të menaxhimit të institucionit. Në këtë shkrim të shkurtër nuk do të merremi me shpalosjen dhe numërimin apo listimin e të gjitha atyre veprimeve kriminale, mafioze e rrënuese të Sulejman Rexhepit që nga momenti i vetëshpalljes për “reis”, që nga momenti i uzurpimit të BFI-së e deri më sot. Thjesht, shkurtimisht do të hedhim ca hipoteza si pikënisje për rikuperimin e shkatërrimeve epike që ndodhën në konë e Sulejman Rexhepit!
A ka punuar Sulejman Rexhepi në drejtim të krijimit të profileve të pranueshëm unanimisht të cilët pas periudhës së tij të errët do ta shpëtonin Institucionion dhe do ta drejtonin atë pa e kthyer kokën në të kaluarën e tij? Thjesht, a ka krijuar Sulejman Rexhepi një profl të besueshëm, një profil besnik dhe të paluhatshëm në tërë atë që është bërë gjatë periudhës okupuese të BFI-së?
Fatkeqësisht, që nga uzurpimi i BFI-së Sulejman Rexhepi ka qenë i preokupuar dhe është angazhuar vetëm në eliminimin dhe ngulfatjen e profileve të larta shkencore, humane e institucionle, me qëllim të përfundimit lehtësisht të misionit të tij: zhvatje, vjedhje dhe shkatërrim të sistemit financiar të BFI-së dhe me këtë, edhe rrënim total të Institucionit. Natyrisht, për ta realizuar sa më besnikërisht këtë mision, atij i është dashur edhe “organi kolektiv” i cili do ta mbulojë tërë terrenin e veprimit dhe i cili do të jetë i gatshëm të vetëflijohet për sendërtimin e misionit shkatërrimtar të Sulejman Rexhepit. Botanika të tillët i njeh si të pakurrizë, si zvarranikë, si ligavecë, si krijesa që në zvarritje e sipër përjargen, lënë gjurmë dhe kjo bën që të gjuhen e të kapen më lehtë. Të tillë i janë dashur Sulejman Rexhepit, që të gjuhet e të kapet dikush, por jo vetë ai! Do me thënë, vetë kjo logjikë e Sulejman Rexhepit, vetë kjo qasje e tij në “udhëheqje”, vetë strategjia e tij që të rrethohet nga pa kurrizorët, dëshmon se ai ka pasur vizion që të ketë një “guackë” prej nga do të bëjë kërdinë mbi BFI, ndërsa asnjëherë të mos i vërehen gjurmët! Vizion i bazuar kryekëput në veprimtari kriminale!
A guxon Sulejman Rexhepi që t’ua besojë këtyre butakëve BFI-në? A u beson këtyre ligavecëve? A shpreson te këta pa kurrizorë që një ditë mund ta justifikojnë tërë atë butafori mashtruese të Sulejman Rexhepit? Natyrisht që jo! Sepse, thellë në vetëvete është i bindur se ka krijuar prototipin e vet, në secilin “myfti” ai e sheh prototipin e vet, dhe ky fakt e mundon shumë. Sepse, natyrisht që këta prototipa që sillen si mizat rreth bajge, janë elementë kryesorë që do të nxisin aktivitete gjithëpopullore për çrrënjosjen e kësaj butaforie, e cila merr fund me zbardhjen e tërësishme të “epokës katran të errët” të Sulejman Rexhepit!
Asnjë element i organeve kolektive të Sulejman Rexhepit nuk mundet që t’ia ruajë “figurën e pastër” Sulejman Rexhepit, sepse që të gjithë janë të papastër, sepse që të gjithë janë përkrahës dhe duartrokitës të çdo veprimi kriminal të Sulejman Rexhepit. Ndaj dhe këta nuk mund të jenë “shpëtimtarë” por, po, varrëmihës të Sulejman Rexhepit gjithësesi që po!
Të gjithë këta zvarranikë që kanë përbërë “organe kolektive” të Sulejman Rexhepit janë të kriminalizuar, janë pa kurrfarë kredibiliteti, janë pa kurrfarë autoriteti, janë pa kurrfarë bagazhi moral, pa kurrrfarë të drejte fetare që të flasin për zhvillimin e jetës fetare islame, sepse janë përkrahës dhe duartrokitës të njeriut që e falimentoi Institucionin historikisht me peshë të padiskutueshme shoqërore. Me vetë faktin që këta myftinj pa kurrizorë që sot përpiqen me mish e me shpirt për ta shpëtuar Sulejman Rexhepin, pas ikjes së këtij, ata do të zvarriten fshehurazi drejt guackës së tyre të turpshme. Këtë e di Sulejman Rexhepi, ndaj dhe është në kërkim të PERSONIT i cili ka dije, ka potencial, ka kapacitet intelektual, që është me integritet fetar e kombëtar, që ka taban, që ka mëshirë, humanizëm, që ka aftësi menaxheriale, që di t’i mbyllë plagët, që është mjeshtër i ndërtimit të së ardhmes pa prekur në themele dhe në rrënoja të së kaluarës së errët! Vetëm ky PERSON mundet që t’i rehatojë kockat e SulejmanRexhepit që mos t’i rrotullohen në varr! Dhe, Sulejman Rexhepi e di fare mirë se ky PERSON gjendet vetëm në Lëvizjen e myslimanëve për reforma në BFI!
Mgjithatë, paraprakisht duhet të sigurohet një gjë: kush nga këta zvarranikë që i kanë përbërë “organet kolektive” të Sulejman Rexhepit e që i kanë duartrokitur dhe ia kanë rrahur shpinën në çdo veprim kriminal, do të pranojë që të ngarkohet me të gjitha krimet që kanë sjellë BFI-në buzë rrënimit të tërësishëm! Dikush duhet të pranojë fajësinë, dikush duhet të kurbanizohet për Sulejman Rexhepin, sepse nëse nuk sanksionohet kjo periudhë, e njëjta do të përsëritet vazhdimisht. Duhet të ndodhë një flijim i madh që mos të përsëritet kurrë! Këtë flijim nuk ia premton dhe nuk ia garanton asnjë nga zvarranikët e “organeve” të Mulla Sulës, asnjë nga myftinjtë, ndaj dhe i duhet sa më parë t’ia bëj vetes çaren!
Legjenda thotë: Na ishte një herë një mbret, i cili kah fundi i jetës së vet nisi të kalojë kohën me një grumbull krimbash që ishin shfaqur në oborrin e tij, mes gardhit dhe një shkurre të madhe, i ushqente, u hidhte gjakë kurbani të adhuruesve që flijoheshin për shëndetin e tij, vetëm e vetëm që t’i mbajë sa më në grumbull dhe të mrekullohet nga lëvizjet e tyre rrethore e që, ashtu, në lëvizje e sipër sikur merrnin formën e një lëmshi të lidhur fort e që askund nuk i shihet fija. Një ditë, deri sa po i sodiste me admirim, mbreti vdiq dhe ra pranë krimbave. E kërkuan dy-tre ditë por askuj nuk i shkonte mendja se mbreti ishte prapa shkurrës. Krimbat e uritur iu futën nëpër veshë, nëpër hundë, nëpër zgavrat e syve dhe nisën ta bluajnë pak e nga pak. Iu bë ushqim krimbave të cilët i ushqente ditë për ditë. Në mesin e popullatës së vogël ishte një mjeshtër që dinte të balsamojë trupin pa shpirt! E thirrën, pasi e tymosi me një lloj bari që i detyroi të dalin e të ikin të gjitha krimbat, e balsamosi. Me mijëra vite u fol dhe u adhurua mumja, si mbret i dikurshëm, pavarësisht të bëmave të tij prej kanibali! Ai u bë objekt i dashur studimi për shumë shkencëtarë, u idealizua e u mitizua, u mor nën përkujdesin shtetëror e u fut nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Por ama për mjeshtrin e balsamimit kurë nuk u mësua asgjë! Mbase ky ishte mallkim që erdhi nga krimbat. Një Zot e di!/botapress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *