Çka ta bën vetëvetja s’ta bën kush


Sulejman Rexhepit nuk i intereson një BFI me histori kombëtare, sepse një jetë të tërë e ka çuar në dëm të çështjes kombëtare. Nuk mund të jetë edhe kombëtar edhe me nofkat spiuneske “Zharko”, “Zhiko” e “Sherijat”!

Shkruan Neki Buxhovi

Dje dhe sot, në dy evente shumë të rëndësishme për kombin dhe fenë islame, u injorua tërësisht Sulejman Rexhepi “ky kontribues i madh i çështjes kombëtare e fetare”!

Në Tiranë u mbajt Konferenca rajonale “Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” nën kujdesin e Institutit për Demokraci dhe Nërmjetësim dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës! Aty ishin prezent të gjithë krerët e besimeve fetare tek shqiptarët kurse u injorua vetëm njëri, më problematiku, më kontraversi, më manipulatori që vepron në emër të fesë – Sulejman Rexhepi, ndryshe, uzurpatori i BFI në RM! Në fakt, në të gjitha eventet ku përfshihen si organizatorë edhe të huajt, sidomos ata të korit diplomatik në fqinjësi dhe rajon, e margjinalizojnë tërësisht Sulejman Rexhepin, duke mos i dhënë shans të shtiret e të gënjejë me “devotsmërinë” e tij problematike.

Ajo që është më “për të ardhur keq”, ishte organizimi mbarokëmbëtar i përvjetorit jubilar të futjes së NATO-s në Kosovën e lirë, pas bormbardimeve dhe dëbimit të okupatorit serb. Në këtë event morën pjesë të gjithë faktorët kombëtar shqiptar, të cilët mbi të gjitha nderuan faktorët kyç dhe vendimtar që sollën deri te vendimi i intervenimit ushtarak të NATO-s për lirimin e Kosovës, Presidentit amerikan, z. Bil Klinton si dhe sekretaren shteterore amerikane, zonjën e hekurt, Medlin Olbrajt.

20 vite më parë, atëher kur forcat okupatore fashiste të Serbisë dëbuan mbi një milion shqiptarë nga vatrat e tyre, në Bashkësinë Islame të Maqedonisë vepronte Organizata Humanitare “El Hilal” që drejtohej nga Prof. Dr. Abdurauf Pruthi si dhe nga dora e tij e djathtë z. Behixhudin Shehapi. Nën organizimin e kësaj Organizate si dhe falë kontributit të qindra aktivistëve u dha një kontribut mbinjerëzor për zbutjen e dhimbjes së refugjatëve të ngujuar fillimisht në kampin e refugjatëve në kufirin e Bllacës dhe, më pastaj, edhe në kampin sistemues të refugjatëve si në “Stankovec” ashtu edhe në “Bojanë”, “Çegran” dhe nëpër familjet e shumta shqiptare. Për këtë kontribut kanë shkruar e raportuar qindra media më prestigjioze të botës duke nënvizuar se “Organizata humanitare “El Hilal” e Bashkësisë Islame të Maqedonisë…” Në rrafshin human dhe humanitar kontributi i kësaj ish-organizate të BFI-së është i pamohueshëm aq sa është i pamohueshëm kontributi i NATO-s në rrafshin ushtarak! Ky kontribut shënohet, ky kontribut vlerësohet, ky kontribut përkujtohet dhe, kështu do të vazhdojë sa të jetë jeta dhe Kosova në këtë Tokë! Po ku ngeli kontributi i Bashkësisë Islame të Maqedonië përmes Organizatës Humanitare “El Hilal”?!

E asgjësoi vetë Sulejman Rexhepi, i cili në histori njihet si luftëtari më i denjë i “nacionalizmit dhe shovenismit shqiptar”, si armik i të gjitha lëvizjeve që çuan deri të çlirimi i Kosovës! Nëse analizohen mirë e qetë veprimet e Sulejman Rexhepit, sakaq do të dalë në sipërfaqe e vërteta se, Sulejman Rexhepi, me të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të pamohueshëm për çështjen kombëtare, është në armiqësi permanente. Në miqësi mund të jetë vetëm nëse ajo miqësi punon për interesin personal e familjar të Sulejman Rexhepit, ndryshe nuk mund të funksionojë. Kjo ka ndodhur dhe me “El Hilalin”, të cilin me aq lehtësi e dëboi dhe nuk ua demaskoi lojën eventuale udhëheqësisë së atëhershme që paska “ikur qëllimisht nga Sulejman Rexhepi” Të gjithë kanë të drejtë të ikin, por jo të shuhen, të tjetersohen e të fshihen nga faqja e dheut organet, aq më pak ato organe që kanë vulën e veprimtarisë kombëtare.

Sot, BFI-ja e Sulejman Rexhepit ka ngelur pa atë organ të mirëfilltë të cilën Sulejman Rexhepi e ka refuzuar pikërisht për shkak të CV-së së saj kombëtare! Sot Sulejman Rexhepi ka një “organizatë humanitare” përmes të cilës i kryen të gjitha vjedhjet përmes të cilave shton pronën dhe pasurinë e vet familjare. Sulejman Rexhepit nuk i intereson një BFI me histori kombtare, sepse një jetë të tërë e ka çuar në dëm të çështjes kombëtare. Nuk mund të jetë edhe kombëtar edhe me nofkat spiuneske “Zharko”, “Zhiko” e “Sherijat”!

Këtë punë saktë dhe shumë mië e dinë edhe rganizatorët e eventit të sotëm historik “20 vjet të hyrjes së NATO-s në Kosovë”! Në këtë event nuk u tha asnjë fjalë për kontributin e pamohueshëm të “El Hilalit” të BIM-it pikërisht për shkak të Sulejman Rxhepit të pështirë. Këtë punë më së miri e di vetëm ZOTI por edhe SHIK-u! Këtë fakt e ka shënuar edhe TAKVIMI, botim i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, i vitit 1987. /Opinione/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *