Dënimi i Zotit

“Munafikët përpiqen të mashtrojnë Allahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por Allahu i mashtron ata. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” (NISA, 142)

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

Shkas për këtë shkrim u bë kolumna e Agim Mehmetit e nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, me titull “Paqa e Zotit”, që e publikoi në disa portale që i ka paguar me paratë e muslimanëve për të shitur kopalla e injorancë.
U bënë bashkë dy munafikët dhe vajtojnë me lotë krokodili për dikë që na u paska vrarë! Shkrim i shkruar nën efektin e plotë të alkoolit kurse Mulla Sules i pëlqen ky kundërmim dehës, sepse është cilësi munafikësh!
Mulla Sula pranon të merret sipërfaqësisht me një problematikë e cila pa dyshim që rrënjët i ka që në themelim të BDI-së, Partisë që gjithnjë e më shumë po e merr formën e “amës së krimit”, të cilën me aq pasion, zell e financa e ndihmon Mulla Sula.
Mulla Sula, si “lider” që po ik për lesh, nuk duhet që gjërat t’i kundrojë me aq infantilitet dhe idiotizëm, thuase bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur te dushmanët. Është vrarë një shqiptar, madje te dera e selisë së BDI-së. Ka zëra që në motivin e kësaj vrasje e implikojnë edhe Ali Ahmetin. Madje është vrarë një shok i Mulla Sulës (po ku ka Mulla Sula shokë!) A u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, a e ka vizituar për sabërllëk këtë familje? Natyrisht që jo, sepse do ta hidhëronte pjesëtarin e xhematit të vetë, Ali Ahmetin.
A e di Sulejman Rexhepi se sa shqiptarë u vranë që kur në skenë doli Ali Ahmeti! Ali Ahmeti në një rast kishte pyetur: një Zot e di se sa shqiptare janë burgosur që kur në skenën e UDB-së është ngjitur Mulla Sula. Pra, me një fjalë, as njërit e as tjetrit nuk i ha palla për shqiptarët, reagimin eventual e kanë vetëm si refleks i hipokrizisë së tyre të bollshme.
Kjo është dhembje kombëtare, ky është shqetësimi historik, o Mulla Sulë i kollumneve të Agim Mehmetit, dhe jo se na u vra një shqiptarë, një krijesë e Zotit. U bënë shumë, shumë, shumë. Sepse krijesa të Zotit janë edhe ata fëmijë të ngratë në Sirisë ku Rusia dhe Asadi kur t’ju çohet hedhin helëm e bomba kimike. E Mulla Sula “si lider fetar” as një shqetësim njerëzor nuk e shpreh për këta viktima. Apo nuk guxon prej Nanës Rusi.
Jo jo nuk i ka hije Mulla Sulës të reagojë, sepse vetë është ngulfatësi, vrasësi më i madh dhe i përditshëm i Dispozitave të Allahut. E Allahu thotë: “Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe i shkel  dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim poshtërues.” (Nisa, 14)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *