Dikush ia mblodhi Sulejman Rexhepit

Po flitet se, menjëherë, pas shpërthimit të aferës kriminale të Sulejman Rexhepit, i ka telefonuar vetë zv/kryeministri, z. Azbi Lika dhe i ka thënë që, urgjentisht ta ndërrojë kursin e retorikës prej krimineli, ndryshe do t’i dalin me të gjitha faktet dhe shifrat që flasin për denacionalizim të pronav në kohën sa ka bashkëqeverisur BDI-ja, si me VMRO-në ashtu edhe me LSDM-në

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti

 

Pas një interviste televizive në të cilën Sulejman Rexhepi komunikon me një fjalor të injorantit, madje edhe të kriminelit, më në fund, mundohet që ta zbutë qëndrimin dhe, disi, të vetëkritikohet. Kjo vërehet në sqarimin e tij të titulluar “Pse ky “eksplodim” i pseudomediave”!

Nga ky sqarim i Mulla Sulës haptazi vërehet se dikush ia paska mbledhur deri në rrënjë! Tepër keq! Si duket, me kërkesë të partnerit kryesor të LSDM-së, Ali Ahmetit, Mulla Sula ia kthen mollaqet Zaevit, të cilin me vardisje demagogu, me servilizëm snobisti, në shenjë pendese sikur i thotë – ja ku më ke! Ma mrrot si të duash e sa të duash!

Mulla Sula, në fakt, mundohet të lajë m… me sh…! Mundohet që t’i mallkojë të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar se çka ka dashur të thot Mulla Sula, i cili, kur ka thënë se ka një “bombë” në xhep me të cilën do ta shantazhojë Zoran Zaevin, shqiptarët është dashur ta kuptojnë se ai po thotë që ka një bombë të Zaevit kundër Nikolla Gruevskit. Megjithatë, shantazhimi ngeli për Zaevin dhe jo për të bekuemin e Mulla Sulës (Nikolla Gruevskin)!

Mulla Sula, sado që akuzon vetëm partitë maqedonase në pushtet, sado që mundohet që ta amnestojë partinë e Ali Ahmetit, BDI-në, e cila gjithnjë është në bashkëqeverisje, megjithatë, selamet po i shkojnë edhe Ali Ahmetit! Mulla Sula thotë se pushtetet nuk po bëjnë asgjë për BFI-në; Mulla Sula po thotë se pushteti i kriminalizuar i VMRO-DPMNE-së (po në këtë pushtet ishte edhe BDI-ja!!!) të gjitha pronat ia ka kthyer KOM-it dhe asgjë BFI-së!

Mulla Sula është mosmirënjohës, si ndaj Gruevskit e Mijallkovit, të cilët e kanë pasur për zemër, ashtu edhe ndaj Ali Ahmetit i cili po del puna se asgjë nuk ka bërë për fenë islame dhe për BFI-në e Maqedonisë?

Ç’është e vërteta, si VMRO-ja ashtu edhe BDI-ja i kanë kthyer mjaft, madje tepër shumë Sulejman Rexhepit të babëzitur! I kanë dhënë miliona euro në bono, të cilat, Mulla Sula nuk i ka shëndërruar në vakëf por i ka hëngër, i ka zhvatur e i ka bërë rrush e kumbulla! Në këtë rast, e vetmja vërejtje që mund t’i bëhet VMRO-së dhe BDI-së është fakti që ia kanë mundësuar Mulla Sulës të futet deri në maje të hundës në mëkate! Të tjetërsoshë dhe të zhvatësh vakëfin është po aq mëkat si të tallesh me Zot e me fe!

Mulla Sula gënjenë kur thotë se “partitë shqiptare nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë për BFI-në”! BDI-ja ka bërë tepër shumë dhe, këtë e dinë myslimanët e Maqedonisë. BDI-ja ka “dështuar” vetëm në avansimin e fëmijëve të Mulla Sulës të cilët nuk i ka bërë hesap as për dy pare!

Po PDSH-ja e Mulla Sulës kur ishte në qeveri? Si asnjëherë më parë nga buxheti i shtetit u derdhën qindra mijëra euro për Medresenë si dhe qindra mijëra euro të tjera për xhamitë anekënd vendit që kishin nevojë për meremetim. Tërë ky kontribut shqiptar nuk është vakëf?! Mulla Sula “vakëf” e konsidron vetëm atë që mund të futet në xhepin e tij pa fund!

Pra, nuk është çështje se a po i kthen pushteti maqedonas Mulla Sulës prona a jo, por, çëshja është se si po sillet Mulla Sula me pronën e vakëfit! Mulla Sula padit pushtetet që nuk i japin prona, vetëm sa për ta defokusuar problemin gjetkë, jashtë fatkeqësisë që e ka katandisur vakëfin dhe BFI-në nga i pangopshmi Mulla Sulë!

Mulla Sula është plotë me shpresë se z. Zaevi do t’i japë atë çka kërkon Mulla Sula, sepse në këtë gjë beson fort ashtu siç beson edhe në reformat gjithëpërfshirëse të Zoran Zaevit! Pra, nga sqarimi i Mulla Sulës na del se Zoran Zaevi qenka shumë i mirë, engjëlli që nuk duhet të shantazhohet!

Po flitet se menjëherë pas shpërthimit të aferës kriminale të Sulejman Rexhepit, i ka telefonuar vetë zv/kryeministri, z. Azbi Lika dhe i ka thënë që, urgjentisht ta ndërrojë kursin e retorikës prej krimineli, ndryshe do t’i dalin me të gjitha faktet dhe shifrat që flasin për denacionalizim të pronav në kohën sa ka bashkëqeverisur BDI-ja por që ky i ka bërë rrush kumbulla. I është kërkuar që të sqarohet me përulësi dhe sqarimi të ketë karakterin e bekimit ndaj Zaevi, ngjashëm siç e ka bekuar edhe Nikolla Gruevskin, i cili ia mundësoi Mulla Sulës që të bëhet “lideri fetar” më i pasur i besimtarëve më të varfër në rajon! Lexojeni me kujdes sqarimin e Mulla Sulës dhe diku nën rreshta do ta gjeni bekimin që ia bën z. Zaevit!

Me gjasë, askujt më shumë se sa Mulla Sulës nuk i shkon për shtati ajo thënia vlonjate “Mos e kruaj me gjethe fiku…” – o Mulla Sulë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *