Doracak për vend në historinë kombëtare

A blihet një copë trualli në faqet e historisë kombëtare me paratë e vjedhura nga populli! A sigurohet pavdekshmëria historike me “dekorata” të blera me paratë e vjedhura nga populli! Asnjë popull në botë nuk i do hajnat trima. Trimi nuk i përgjigjet hajnisë por vdekjes. Trimi nuk fisnikërohet duke marrur dekorata nga atdheu por fisnikërohet duke e dekoruar atdheun me jetën e vet kristal të pastër

Shkruan Fauna Islami, Gostivar

Të gjithë kriminelët, të gjithë hajnat, të gjithë tradhëtarët, do ta shpenzonin edhe atomin e fundit të energjisë për ta marrur pafajësinë e tyre para organeve të drejtësisë, apo për ta mashtruar historinë me plotë “të bëma të tyre patrioike”! Ky është morali i çdo krimineli e tradhëtari. Bandat më të sofistikuara, bandat që kryejnë “instituionalisht” vepra penale, kanë edhe “shërbim për drejtinformim e për piar”; kanë edhe para për ta mjegulluar të vërtetën dhe për ta blerë pafajësinë; kanë buxhet për të blerë merita si dhe për të falsifikuar aktivitete…
Në këtë vazhdë, edhe një person tashmë tërësisht i dekonspiruar dhe i komprementuar nga faktorë me ndërgjegje të papërlyer dhe me integritet të pathyeshëm, një farë i vetëquajturi “reis” që ka uzurpuar dhe shkatërruar deri në themel BFI-në, Sulejman Rexhepi, ka inskenuar një polemikë në një media të vendit, vetëm sa për t’i nxjerrë dy-tre zagërë të vetë për të bërë zhurmë për pronarin e tyre që i mbanë të lidhur me zinxhirë qenushesh!
Paskan pasur shumë nevojë që të tregojnë se kush është shefi i tyre! Se kush është Sulejman Rexhepi, tashmë e di mbarë populli shqiptar dhë më gjërë, sepse, nuk ka personalitet kombëtar shqiptar për të cilin është shkruar një komplet prej pesë titujsh, me gjasë për t’u shtuar me gjashtë, shtatë, tetë… libra, që të gjithë me qasje kritike mbi këtë person sa kontravers aq edhe të rrezikshëm. Më së miri vetë ai ka folur në memoaret e veta me titull “Kush ma prekë kombin më ka sharë fenë” (kryevepër kjo e tij, për të cilën mentorët e tij idiotë i thanë që të heqë dorë).
Disa zagarë të tij, njëri prej të cilëve nuk ka lënë sahan pa lëpirë e tjetri ka rezultuar si bythëlëpirës i përkryer, dolën dhe deshtën t’ia bëjnë qejfin atij e për t’u përpjekur që ta “mashtrojnë” opinionin e gjër se, sa patriot, sa human, sa shqiptaromadh e sa i devotshëm na qenka Sulejman Rexhepi dhe se, analisti qe e paska sharë atë sa injorant që qenka, meqë nuk po e njihka Sulejman Rexhepin ashtu siç e njohin këta bythëlëpirës.
Analisti shqiptar (Sh. I.) natyrisht është nisur dhe mbështetur në atë që e lexon dhe në atë që e ka mësuar nga mijëra shkrime e prononcime rreth personalitetit kontravers të Sulejman Rexhepit! Ky analist e di fare mirë se, asnjë bandit, asnjë kriminel, asnjë tradhëtar nuk ka mundur të futet në faqet e historisë kombëtare! Nuk ka patriot në historinë kombëtare që ka mundur t’ju shërbejë udbashëve, kolonialistëve antishqiptarë si dhe fallangave të huaj të angazhuar kundër projekteve madhore kombëtare.
Në historinë kombëtare nuk kemi asnjë personalitet që ka stimuluar “dekorime” të vetëvetes, që ka blerë dekorata, që ka blerë famë! Është një i tillë, Esat Pashë Toptani, i dekoruar nga serbët e francezët, madje edhe i mbrojtur prej avokatëv e gjyqtarëve antishqiptarë, prandaj dhe, ndonëse me tituj gjeneral e pasha, kryeministër e ministër, megjithatë, ai nuk bën pjesë në historinë e të famshmëve kombëtarë. Ai mësohet vetëm si tradhëtarë, si hajn, si kriminel!
Po cili nacionalist i devotshëm, cili patriot i madh, cila vlerë kombëtare nga të gjithë ata të radhitur në faqen e obeliskut të të mëdhenjëve të kombit, ka vjedhur para e pronë të huaj, kush prej tyre është bërë përnjëherë kaq i pasur si Sulejman Rexhepi prej një qyl fukaraje në një ”lider fetar” më të pasur në rajon e më gjërë! Kush nga personalitetet kombëtare është diskredituar kaq shumë sa Sulejman Rexhepi; kush prej personaliteteve kombëtare ka përjetuar depersonalizim kaq të fuqishëm sa Sulejman Rexhepi, kush nga ata vlerësohet kriminel qoftë edhe me 0,0000001% sa Sulejman Rexhepi!
Le ta thonë këta bythëlëpirës të Sulejman Rexhepit se, ç’të mirë pa kombi nga “hapat e tij patriotik”?! Çdo përpjekje e tij për t’u shpërfytyruar rrejshëm në “patriot” ka qenë, në fakt, përpjekje për ta kamufluar veprimtarinë e vet prej kodoshi nën pseudonime “Zhika” e “Zharko”!
Asnjë prej patriotëve shqiptarë që jetojnë amshueshëm nëpër faqet e historisë sonë kurrë nuk janë ndjerë të hendikepuar për analfabetizmin e tyre, nuk janë ndjerë inferior por, superioritetin e tyre dhe patriotizmin e paluhatshëm e kanë shprehur në front e në beteja, nëse e ka kërkuar nevoja, edhe nëpër qarqe ndërkombëtare (Isë Boletini, pa asnjë gram shkolle e tronditi diplomacinë botërore në Londër)! Sulejman Rexhepi e ka hendikep analfabetizmin e vet, e ka pikë të dobët faktin që nuk di t’i thurrë dy fjali. Rexhep Qosja ka shkruar nja dy metra libra, ka shpenzuar çdo sekond të jetës së vet për të mirën e kombit e të atdheut, kurrë nuk ka qenë në krahun e okupatorëve serbë e të ideologjisë komuniste, ndërsa sot nuk ka asnj “dekoratë” qoftë të një shkolle të mesme të kimisë! Nuk i duhet, sepse pastërtia e tij shpirtërore e intelektuale tashmë ia kanë hapur të gjitha portat e faqeve të historisë kombëtare! Ky fat nuk blihet me para, aq më pak me paratë e vjedhura nga populli.
Analistët vdesin me gjakimin e tyre për të qenë të pasur me dashurinë e popullit të vet, kurse hajnat, si çifti i Sulejman Rexhepit, vdesin me paratë e vjedhura nga populli i vet! Të parit lapidar i bëhet dashuria, e tjetrit urrejtja!

Leave a Reply