Edhe BFI-ja e ka “Boki 13” e vet

Boki 13 mund të jetë projekt i stisur nga vetë strukturat e VMRO-së, të cilat kanë ndërmarrë një aksion nëntokësor për ta komprementuar dhe për ta larguar nga pushteti Zoran Zajevin, ngjashëm disi siç e largoi ky nga pushteti VMRO-në e Nikolla Gruevskit. Pra, nuk synohet goditja e “drejtësisë së korruptuar” por, Qeveria

Shkruan Esma Doçi, juriste

Goditjet mbi segmentet e caktuara të drejtësisë imponojnë detyrimisht nevojë për reforma të thella e gjithëpërfshirëse në këtë digaster. Fundja, kjo është detyra kryesore e shtëpisë për qeverinë e Maqedonisë së Veriut e cila po pret datën për hapjen e negociatave me BE-në.

Kjo që po ndodhë në fushën e drejtësisë së shtetit tonë nuk ka të bëjë fare me synimet e sinqerta për reforma në këtë segment të pushtetit me qëllim për ta hapur portën drejt BE-së, por, mbi të gjitha, ka të bëjë me format e luftës së opozitës maqedonase për ta komprementuar tërësisht LSDM-në dhe për t’ia marur pushtetin. Elemente të caktuar të gjyqësorit, të policisë, të shërbimit sekret si dhe të bisnesmenëve të afërt me këta elemente, kanë arritur të përgatisin një strategji dhe mjeshtrisht të luajnë një lojë e cila, për momentin, e ka trullosur totalisht pushtetin aktual.

Këtë hile, me gjasë e ka hetuar Zoran Zaevi, i cili, kohë më parë e tha troç “Nuk do të lejoj që një pederast dhe një gazetar i shitur ta rrëzojë Qeverinë”!

Por, në Maqedoninë e Veriut, në këtë tokë të çudirave nga më banalet, ja që ka njerëz që lejojnë që “një pederast të prishë qeverinë”!

Zhvatja nuk është dukuri që po ndodhë vetëm në kohën e Kryeministrit Zajev! Zhvatja në Maqedoninë e Veriut, sidomos pas viteve 2010 e këndej ka qenë loja më e preferuar e pushtetit të Gruevskit. Gjithçka me zhvatje dhe përmes zhvatjes është arritur në karrierën e disa elementeve të cilët vendin e kanë pasur në burg dhe jo në anën e “armiqve” të Zajevit.

Edhe BFI-ja e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi e ka “Boki 13” e vet, i cili, me qejf të madh ka lejuar që “një pederast” ta shkatërrojë një BFI të tërë! Me stil, me veshje, me ecje e me lëvizje, me veprime e me “humanizëm”, me jetë lluksoze e me bashkëpunim me elementet policore, ngjashëm si Boki 13 është edhe Mustafa Dauti i BFI-së, i cili, drejton me një organizatë humanitare “Hilal” e cila më tepër shërben si lavatriçe e parave të pista të Sulejman Rexhepit.

Ish-drejtori i Higjenës Komunale “Komunalec”, z. Rakip Doçi, duke ua luajtur lojën pas shpine si VMRO-së ashtu edhe BDI-së, e kreu obligimin e vet fetar – nënshkroi denacionalizimin e kësaj prone duke ia rikthyr në pronësi BFI-së! Ky ishte çasti kur në BFI do të hapen të gjitha skenaret e shkatërrimit dhe të vjedhjes së vakëfit. Pasi u kryen të gjitha punët dhe pasi u siguruan të gjitha dokumentat që kushtuan me dhjetra mijëra eruo, pasi u shkatërrua edhe Myftinia e Shkupit, Sulejman Rexhepi dhe Boki 13 i tij, Mustafa Dauti, do të nisen në aksion. E sjellin Bisnesmenin nga Austria dhe ia prezantojnë truallin ku ai do të ndërtonte një qendër apartamentesh, por për të cilën do të duhej të korruptoheshin disa individë të Komunës së Çairt. Zotëri Nuzhdet Ramadani nga Likova, do të joshet nga një ofertë që do t’ia ofrojë Mustafa Dauti, sekseri i Sulejman Rexhepit dhe, njeriu do t’ia zhvasin 320 mij euro. Sipas Sulejman Rexhepit, paratë do të ndahen kështu: 70 mij euro për Izet Mexhitin, kryetarin e Komunës, 80 mij euro për Beqir Hasanin, finansuesin e BDI-së dhe, 170 mij për BFI-në e cila “ka shpenzuar” kaq shumë para deri sa e ka rikthyer këtë pronë! Zotëri Ramadanit do t’ia marrin paratë, dhe pastaj do të nisin ta kërcënojnë, duke i thënë që të ik sa më parë nga kjo pronë ose do t’ia shkatërrojnë familjen. Iu kërcënuan që mos ta hapë gojën, ndryshe do t’ia përpijë flaka tërë pasurinë që e ka në Likove, përfshirë edhe shtëpinë milionëshe!

“Boki 13” i BFI-së bashkë me “Katicën” alias Sulejman Rexhepi, zhvatjen e kanë ushtruar edhe në rastin e Sulejman Mutlluxhan, bisnesmen turko-austriak, të cilit ia rrëmbyn një xhip, një furgon plotë me ndihma humanitare, mijëra euro në emër të seminareve. Turko-austriakut i premtonin se mund ta angazhojnë në organizimin e Haxhit, për ç’gjë vetë ai ia futi në xhep Sulejman Rexhepit 10 mij euro sa për fillim!

Të gjitha këto zhvatje të Musafa Dautit dhe Sulejman Rexhepit janë të ankimuar në Prokurorinë e Shtetit tash e katër vite më parë! Media të caktuar të vendit dhe të jashtëm kanë raportuar mbi këto zhvatje. Madje organe të caktuara të shtetit turk kanë kërkuar nga shteti i Maqedonisë së Veriut që sa më parë të merren masa kundër Sulejman Rexhepit. Megjithatë, organet gjegjëse të shtetit asnjëherë nuk u morën dhe nuk e pompuan këtë rast siç e pompuan rastin “Reket”! Kësaj, pra, i thonë drejësi selektive. Nëse Katica Janeva paska arritur që t’i rifreshojë dhe riformatojë celularët e vet, Sulejman Rexhepi ka arritur që me strukura të caktuara policore, ta kidnapojë tërë zyren e shërbimit financiar të BFI-së dhe t’i bluaj e t’i largojë të gjitha dokumentet që hedhin ngrisin dyshime dhe hedhin dritë mbi punët e pista të tij financiare. Megjithatë, gjurmët vështirë se fshihen. Një dosje e dokumentave të rëndësishëm gjenden në duart e prokurorisë. Le të fillojnë me drejtësi, nëse nuk janë të korruptuar në rastin konkret, nëse edhe në rasin konkret nuk ka ndonjë “reket” tjetër. Në asnjë pjesë të shtetit nuk ka korruspion, zhvatje dhe vjedhje sa ka ne BFI-në e uzurpuar nga Suljman Rexhepi. Kjo shumë shpejt do të dëshmohet!  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *