Editorial nga LMR-BFI: A e meriton Republika e Mulla Sulës inkuadrimin në BE

Brenda dy ditëve organet e rendit dhe të drejtësisë kanë zbuluar se kush ishin ata prishës të rendit që gjatë këndimit për suksesin historik të KH “Vardar” përdorën gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve. Po pse kjo fushatë mungoi kur Sulejman Rexhepi foli me gjuhën e urrejtjes dhe të racizmit kundër popullit Maqedonas

Me gjasë, i vetmi që është i paprekshëm në këtë Republikë të Maqedonisë së Veriut është Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, për të cilin janë shpalosur me dhjetra afera korruptive e kriminale, ndërsa organet e drejtësisë as që guxojnë të mendojnë se duhet të ndiqet e të kapet penalisht. Sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me Republikën e Mulla Sulës!
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të kuptuar se nuk do të ketë datë për negocim të cilën e priste në këtë muaj, i zhgënjyer tha se, mund të ndodhë shumë shpejt që të bie kjo Qeveri, do me thënë, të vie në pushtet qeveria djathtiste dhe sërish të rreshtohet ky shtet në trajektoren e tërhequr nga Rusia.
Po pse Maqedonia po kundrohet edhe më tej me skepticizëm. Ku është defekti?
Shkurt e shqip: gjyqësori i Maqedonisë është për ibret! Madje, këtë e ka pranuar në një debat televiziv edhe vetë Ministri i Punëve të Brendshme, duke nënvizuar se, të gjithë kriminelët që i burgos policia, sakaq dalin në liri me një urdhër të gjyqësorit! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë pse këto reagime institucionale e shtetërore kundër qëndrimit të BE-së për sa i përket fillimit të negociatave me shtetin tonë!? 
Në BE ka shtete që nuk ia falin as kancelarëve me renome botërore, nuk ia falin kryetarëve të shteteve, as kryeministrave, as kryetarëve të parlamenteve shtetërore. Në shtetet e BE-së burgoset burrështetasi sepse ka harruar të deklarojë të hyrat në parti si formë sponsorimi; burgosen burrshtetas sepse ka refuzuar që ta respektojë urdhërin e një organi shtetëror; burgosen burrështetas sepse ka pranuar shpërblim përtej shumës që e përcakton shteti me ligj! 
Republika e Maqedonisë së Veriut ka një kontigjent kriminelësh të cilët torturojnë, shëtisin dhe diktojnë “rend e ligj” më shlirshëm se vetë organet e rendit dhe të sigurisë! Në Maqedoninë e Veriut diktojnë shtetësi edhe më tej njerëzit me dosje të tmerrshme kriminele të cilët janë nëpër procese gjyqësore për t’u shpallur qytetarë të nderuar e të rëndësishëm dhe jo fajtorë që duhet të dënohen e të vuajnë burgjet.
Në Republikën e Maqedonisë është një Sulejman Rexhepi, uzurpatori i Bashkësisë Fetare Islame, për të cilin janë shkruar më mijëra shkrime, janë shpalosur me qindra afera, kanë intervenuar dhjetra institucione ndërkombëtare, unanimisht kanë reaguar faktorët me relevancë ndërkombëtare në vend, ndërkohë që, ka edhe dhjetra padi penale! Asnjë nga organet e drejtëisë nuk guxon të ngrisë padi kundër tij! Asnjë nga prokurorët nuk i përvishet punëve për ta zbërthyer këtë person kriminel dhe për ta çliruar njëherë e përgjithmonë shoqërinë myslimane prej njerëzve të tillë me cilësi hienash.
Tri herë radhazi e paskan ftuar këta të Prokurorisë Sulejman Rexhepin kurse ky i ka refuzuar ftesat e tyre, sepse paska qenë Ramazan! Ndërsa vetëm gjatë Muajit të Ramazanit Sulejman Rexhepi ka kryer dhjetra veprime kriminelësh! Së fundmi, qenka edhe një ftesë më e re që e obligon Sulejman Rexhepin të paraqitet në Prokurori por që ky paska vendosur që edhe kësaj radhe mos ta përfillë këtë organ, duke u shtirur si i sëmure dhe duke ikur në ndonjë llixhë apo hotel ndërkombëtar për ta bërë koqen e sefasë!
Prokuroria që me shkrim pranon se ka dhënë urdhër për t’u verifikuar faktet dhe për të mbledhur akoma më shumë fakte për sa i përket padive të ngritura kundër Sulejman Rexhepit, ndërkohë që kanë kaluar plotë katër vite! Kaq shumë paska pasur nevojë për t’i verifikuar faktet e nënvizuara në paditë e ngritura kundër tij!? Na qenkan aq të shumta se qenka dashur të hulumtohen plotë katër vite!? Sqarimi përfundon se së shpejti do të nisin procedurat e gjykimit, pra, nuk mohohen dhe nuk hidhen poshtë faktet dhe paditë! Me këtë sjellje nonshalante të drejtësisë janë të njohtuar të gjithë instancat me relevancë ndërkombëtare! Dhe, Republika e Maqedonisë së Veriut përderisa do të funksionojë si Republika e Mulla Sulës nuk guxon as të mendojë në datën e fillimit të negociatave dhe jo që ta presë atë datë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nuk guxon që të luajë në atë kartë që, edhe mos t’ua prishë terezinë kriminelëve në shtet, edhe të presë inkuadrimin në BE me të gjithë këta kriminelë në liri! 
Brenda dy ditëve organet e rendit dhe të drejtësisë kanë zbuluar se kush ishin ata prishës të rendit që gjatë këndimit për suksesin e KH “Vardar” përdorën gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve. U ngritën të gjithë mediat dhe intelektualët e vendit duke e luftuar këtë dukuri të shëmtuar. Sakaq nisi hetimi dhe ndëshkimi i tyre. Po pse kjo fushatë mungoi kur Sulejman Rexhepi foli me gjuhën e urrejtjes dhe të racizmit kundër popullit Maqedonas?
Apo, kështu është strategjia: para bashkësisë ndërkombëtare të vie në shprehje akti civilizues i popullit maqedonas dhe, të vie në shprehje edhe akti barbar i popullit shqiptar! Në këtë rast, Sulejman Rexhepi nuk është shqiptar (madje as që ka qenë ndonjëherë) por është institucion shoqëror i një shteti, një hallkë shumë e rëndësishme, madje jetike për shtetin tonë! Atëherë, ku dhe çka pretendon Maqedonia e Veriut me një hallkë të kalbur siç është Sulejman Rexhepi?

/LEVIZJA MYSLIMANE PER REFORMA NE BFI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *