Eh sikur shteti të mos ishte njerkë për BFI-në…

(Rreth kolumnës së fundit të Agim Mehmetit e titulluar PËRQAFIMI I RREZIKSHËM I POLITIKËS, të shkruar nën pseudonimin “h. Sulejman ef. Rexhepi”, e të botuar në dy-tri portale të sponsorizuara nga Mulla Sula me paratë e grumbulluara nga fitri e zeqati, vetëm e vetëm për ta ngulfatur të vërtetën dhe për ta plasuar refrenin e krrokamës së këtij farë mullai)

Shkruan: Adela Osmani

 

Këtë kolumnë Agim Mehmeti e nis me një moto të qëlluar, me të cilën e qorton shumë rëndë H. Sulejman ef. Rexhepin. Agim Mehmeti thotë: “Nuk është përzierje në politikë ngritja e zërit ndaj padrejtësisë, heshtja përpara padrejtësisë është qyqarllëk” Kësaj si pandam do t’i rrinte bukur kjo moto: Nuk është përzierje në politikë heshtja para gjesteve politike që në mënyrë fatale dëmtojnë interesat kombëtare, heshtja para tradhëtisë është idiotizëm!

Që në krye të shkrimit Agim Mehmeti, si gjithnjë, mundohet që ta retushojë karakterin psiklogjik të Sulejman Rexhepit të matufosur. Nëse dëgjohet me kujdes fjalimi i Sulejman Rexhepit gjatë ceremonisë së hedhjes së gurëthemelit në Opajë të Kumanovës, secili do të vërejë se, Agim Mehmeti i ka dhënë vetes të drejtën për t’u tallur dhe për ta gënjyer opinionin e gjërë, sepse i duhet për ta retushuar personin që ia nënshkroi vendimin për pensionim, kurse, dy-tri orë më vonë, pas një intrige të tmerrshme, do ta detyrojë sërish që t’ia tërheq atë vendim. Burrë pederast në shpirt!

Kush o Agim Mehmeti, kush, cili pushtet po e diskriminon Sulejman Rexhepin? Pse nuk ia thotë emrin dhe mbiemrin atij pushteti? Ka frikë, sepse, në të gjitha pushtetet diskriminuese i del LSDM-PPD dhe LSDM-BDI-VMRO-BDI! Tani ti dhe Sulejman Rexhepi prisni qasje konstruktive ndaj islamit nga LSDM dhe VMRO? Po cila prej partive poltike shqiptare pati qasje origjinale islamike? Natyrisht, vetëm PDSH-ja e Menduh Thaçit i cili po e paguan haraçin politik që në momentin kur vendosi t’i thotë haramit hallall dhe ta risjellë sërish në “fron” të BFI-së Sulejman Rexhepin, autorin e kolumneve të tua të killafta!

Agim Mehmeti, përmes gojës së Mulla Sulës thotë: “Historia e raporteve shtet-bashkësi fetare regjistron forma të ndryshme në këtë nënqiell, por përherë ka pasur tendenca  për të identifikuar shtetin me një bashkësi të caktuar”!!! Kurrë! Ç’është e vërteta, kurrë nuk ka pasur sukses në këtë drejtim tendenca e identifikimit të shtetit-pushtetit me një bashkësi të caktuar, me përjashtim të suksesit absolut të Sulejman Rexhepit në bdizim të BFI-së! Një tendencë e tillë ka emër dhe mbiemër, dhe quhet “. Sulejman ef. Rexhepi! Pikë.

“Gjithmonë kur do shoh se janë të shkelura liritë dhe të drejtat e njërëzve, unë do reagoj”, thotë Sulejman Rexhepi i Agim Mehmetit! Po mbajtja e evidencës policore për “të panënshtruarit”, pëcjellja e tyre, fotografimi i tyre, thurrja e intrigave kundër “të panënshtruarit” – nuk janë shkelje e të drejtave të njeriut, nuk është padrejtësi absolute e shkaktuar pikërisht nga vetë Sulejman Rexhepi? Kot e ka Agim Mehmeti me homo përpëlitjet e tij për t’ia krijuar imazhin “pozitiv”, sepse katrani nuk mund të bëhet “abrip”!

A e din Agim Mehmeti se kur është shkelur dinjiteti i myslimanëve të vendit, dinjiteti i shqiptarëve, të cilëve Mulla Sula u thotë “populli im”? Pikërisht në çastin kur Sulejman Rexhepi e bekon me loçkë të zemrës Nikolla Gruevskin! Nënçmim më të madh të dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoni nuk i ka bër askush sa Sulejman Rexhepi! Tradhëti më të madhe nuk i ka bërë askush se sa Sulejman Rexhepi në momentin kur i përgjigjet qorrazi Nikolla Grevskit për ta nënshkruar apelin e Kishës Ortodokse Maqedonase që Maqedonia kurrë mos ta ndërrojë emrin qoftë kjo edhe me rrënimin e proceseve euroinegruese të Maqedonisë, ndërkohë që tërë spektri politik shqiptar dhe perëndimor angazhoheshin në këtë drejtim, sepse interesi i kombit tonë është eurointegrimi dhe jo mosndërrimi i emrit të shtetit!

Dhe në fund, në paragrafin e fundit të kolumnes së Agim Mehmetit, të nënshkruar nga h. Sulejman ef. Rexhepi, vie në shprehje zbutja e Sulejman Rexhepit si pasojë e tërheqjes së veshit nga “vëllai i madh” i tij! Sulejman Rexhepi përfundon si pulë e lagur, duke u dridhur e me fyt të rudhur që nuk nxjerr as kokorisjen!

Sa i përket problemit të vakëfit, Agim Mehmeti manipulohet nga Sulejman Rexhepi dhe flet përçartur, sepse nuk i di të vertetat dhe rrethanat kur ato ndodhën. Thotë: “më duhet medoemos të përmend faktin se Bashkësia Islame e Maqedonisë ka qenë vazhdimisht e diskriminuar në procesin e denacionalizimit të pronave, pra të kthimit të vakfeve”! Me qëllim që herave të tjera mos të lajthisë Agim Mehmeti, po ia rikuujtojmë se Mulla Sula ka marrur miliona euro nga denacionalizimi, pra kthimi i vakëfit! Të gjitha i ka hëngër, diku me rroga e diku me luks, me pushime verore familjare e me masazha, ndërkohë që shteti ia ka dhënë lekët pë ta rikthyer e shtuar vakëfin që shërben për zhvillimin e jetës fetre islame e jo për jetën lukse të Sulejman Rexhepit! Sikur vërtet shteti, organet gjegjëse të shtetit mos të ishin njerkë për BFI-në, që moti Sulejman Rexhepi, pikërisht për keqmenaxhim të këtyre bonove në vlerë, do të përfundonte në burg, aty ku e ka vendin, e jo nëpër kënde të “gazetave të murit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *