Ëndërra e fundit e parealizuar e Sulejman Rexhepit

Nga një televizion nacional i vendlindjes sime qenka ftuar në debat televiziv Sulejman Rexhepi, i vetëshpallur “reis”, por që, për iks shkaqe qenka anuluar ky emision. Unë vetëm do të apeloja që të kenë kujdes mediat tona sepse janë themeluar për t’iu shërbyer popullit dhe jo “personazheve” të kotë! Sulejman Rexhepi për momentin është njeriu më anti-popull në Maqedonin e Veriut dhe më gjërë

Shkruan Denada Osmani, Grazz, Austri

Ndonëse për shkak të studimeve përkohësisht jam e shpërngulur në Graz të Austrisë, kjo po ndikon që lidhjet e përditshme me vendlindjen time t’i mbaj përmes portaleve në Maqedoninë e Veriut. Me të gjitha portalet! Më interesojnë problemet e patriotëve të mi, sidomos problemet fetare, sepse problemet politike tashmë, shyqyr  Zotit, janë në duart e lideravë tanë të urtë e të përgjegjshëm, trima e të fuqishëm! Meqë një anëtarë të familjes së ngushtë e kam në Medresenë Isa Beu dhe presim të na dalë hoxhë, meqë po ashtu, edhe një kushëri e kam në këtë Medrese si dhe, nga ana e nënës, kam dy nipa të saj në Fakultetin e Shkencave Islame, pa dyshim që më tangon edhe ky problem dhe, i përcjell edhe ao portale që trajtojnë probleme të shumta me të cilat përballen institucionet e BFI-së së uzurpuar nga plaku matuf, Sulejman Rexhepi.

Në një nga këto portale lexova se, më 3 prill të këtij viti, në emisionin Klik Plus të TV21, është dashur të jetë mysafir Sulejman Rexhepi, për të folur rreth “hidhërimit” të tij me Kryeministrin Zaev, rreth vakëfeve të nacionalizuara dhe se a do ta përkrahë kandidatin e LSDM-së BFI-ja?

Nëse ky ka qenë koncepti i emisionit televiziv, atëherë po them që tërësisht ka qenë i gabuar, ose i shantazhuar, i blerë apo politikisht i orkestruar! Mediat e vendit duhet ta dinë se, fytyrat fetare janë apolitikë, shteti është laik dhe, në asnjë mënyrë nuk ka se çka të involvohen në çështje politike një teolog? Si qytetar i thjeshtë pa dyshim që po, por ama, si teolog nuk është në tagrin e tij që të përcaktohet se për cilin obcion politik është dhe drejt cilit kandidat presidencial do ta ftojë xhematin që të votojnë. Por, mediat e vendit, si ato shqiptare po ashtu edhe ato maqedonase etj., të gjitha e dinë fort mirë se Sulejman Rexhepi është peng i BDI-së (le të tregojë se, sa para nga buxheti i BFI-së harxhoi në zgjedhjet lokale; prej nga atë guxim që për një votë të paguaj 9.000 den.) ndaj dhe do të votojë në atë drejtim kah është e orientuar edhe kjo Parti, kështu që, nuk është fort i rëndësishëm deklarimi me gojë i Sulejman Rexhepit mbi këtë çështje.

Pse është “hidhëruar” dhe pse iu kërcënua Zoran Zaevit?! Për mediat e vendit nuk duhet të jetë preokupim ky “hidhërim” apo ndonjë bekim tjetër që mund t’i vie Zaevit ngjashëm si dikur Gruevskit! Të gjith shqiptarët mund të hidhërohen me Zaevin dhe kjo është fare e pritshme! Për shqiptarët dhe myslimanët e vendit me interes është motivi që e çoi deri te ky kërcënim kriminel Mulla Sulën? Çka e brengos atë, cili është problemi i vërtetë i tij, nga e mori atë guxim që t’i shtrojë ultimatume Qeverisë, në ç’gjendje psikike do të duhej të ishte një njeri për t’iu kërcënuar publikisht një qeverie…

Sulejman Rexhepi po bankroton! BFI-ja po falimenton! Institucioni fetar islam i uzurpuar nga Sulejman Rexhepi nuk ka para, kurse Sulejman Rexhepi ka prona, pasuri e para si asnjë lider fetar në rajon e në Europë! Kjo nuk e kënaq Sulejman Rexhepin me sy të uritur! Ai do edhe më shumë! Nga prona e rikthyer nga ana e Qeverisë Sulejman Rexhepi ka përfituar shumë: ka përfituar pasuri, ka përfituar fuqi kapitale personale, ka përfituar mundësi për korrupsion, ka blerë kohë në gjykata, ka shtyer procese gjyqësore, si I pandëshkueshëm e i paburgosur, ka siguruar takime të rastit me ndonjë diplomat apo burrshtetas, ndonëse një ditë do të skuqen nga turpi për faktin se me kë janë takuar, ka arritur të manipulojë e të njollosë emra burrshtetasish si Donald Trampin, Ilir Metën, së fundmi edhe presidentin e Çeçenisë, pastaj ka njollosur edhe patriotë e liderë shqiptar. Ja, këtë ia ka mundësuar 45 %-shi i rikthyer nga ana e Qeverisë si bono me vlerë! Sulejman Rexhepit nuk i duhet asnjë centimetër pronë e vakëfit, Sulejman Rexhepit i duhen letra me vlerë, para, sepse këtu e ka fitimin ai! Dhe, me gjasë për momentin Zaevi po e prek mu në bisnes, në xhepin e shkoqur, prandaj reagon Sulejman Rexhepi si të ishte një kriminel ordiner.

Mediat e vendit meqë janë të themeluar për shikuesit apo lexuesit shqiptar e mysliman të vendit, natyrisht që duhet t’i prezantojnë dhe t’i shoshisin brengat dhe hallet e kësaj popullate dhe jo t’i malltretojnë e torturojnë duke ju dhënë hapësirë njerëzve të fuqishëm financiarisht që një ditë pa dyshim që do të përfundojnë prapa grilave.

Çka duhet të pyetet për vakëfet Sulejman Rexhepi?

  1. Çka po ndodhë me Medresenë dhe FSHI-në? Kurrë nuk ka qenë traditë (të paktën jo në kohën e prof. Sabahudin Mahmutit, prof. Bahri Aliut, prof. Muhamed Mustafës, të ndjerit Muhamet Iseni, por deri vonë as në këtë kohë të Ibrahim Idrizit, që të mblidhen para për Medrese! Kurrë nuk ka munguar ndihma e myslimanëve, e firmave, e bisnesmenëve shqiptarë! Një apel dhe oborri i Medresesë është mbushur me vaj, me krip, sheqer, me vezë, me ullinj, me miell, me djathë, me pashteta, me suxhuk, me biber, me erza, me pasul, patate, qepë, lakra etj. etj.; me parket, me pllaka, me kabllo, me dërrasa, me dritare e dyer, pra, askush nuk ka donuar para por ka sjellë atë që i ka munguar medresantëve për një zhvillim normal të jetës fetare islame! Kush e prishi këtë traditë të shëndoshë islame dhe tani kërkon financa për Medresenë?

2) Çka u bë me bonot në vlerë që qeveria i ktheu në masë prej 45 % (mbi 4-5 milion euro) nga vakëfi i Resnjës, Prilepit, Manastirit, Velesit etj! Si u shpenzuan jashtë dedikimit? Islami thotë që me vakëf të shtohet vakëfi! A u ble vakëf me ato bona apo u shtuan pronat familjare të Sulejman Rexhepit?

3) Si po pakësohet vakëfi i BFI-së kurse në këtë varfëri mjeruese po shtohen shtëpitë, villat, platotë në Matkë, veturat, restorantet e pishinat e Sulejman Rexhepit?

4) Si po pakësohen festimet publike të festave fetare, ndërsa po shtohen festimet publike të “sebepeve” të Sulejman Rexhepit, shoqëruar me muzikë live e me meze dhe raki!

5) Pse nuk ua kthenë paratë medresanntëve të sivjemë meqë, as nuk i mbanë në konvikte dhe as nuk i ushqen në restorantin e Medresesë?

6) Çka u bë me kurbanët e donuar për Medrese?

7) Nëpër disa myftini shteti ka kthyer me mijëra metra katërorë truall, të cilat edhe sot e kësaj dite po mbyten në therra e mbeturina, ndonëse kanë pozitë ideale për ndërtim? Çka e pengon Sulejman Rexhepin që t’i japë këta troje dhe ta shtojë vakëfin? A është e vërtetë se deri më sot nga marrëveshjet e mundshme janë larguar disa bisnesmenë, sapo iu është kërkuar (madje edhe i është marrur pa të drejtë!!!) 20 përqindëshi si bakshish që e kanë fituar mundësinë për ndërtim, plus pastaj kate e lokale personale nga objekti i ndërtuar?

8) A është e vërtetë se Sulejman Rexhepi disa strukturave të larta partiake e qeveritare ju ka dhënë troje për të ngritur ndërtesa personale vetëm e vetëm që ky të sigurohet se nuk do t’iu nënshtrohet proceseve gjyqësore!

9) Sulejman Rexhepi duhet të largohet, të vuajë pleqërinë e vet në anonimitet total dhe jo t’i jepet hapësirë për t’u rehabilituar e për t’u revoltuar me ata që nuk i hedhin kashtë në grazhd! Pse mundohen disa media për ta rehabilituar? Shiten apo shantazhohen?

10) Sulejman Rexhepi duhet ta tregojë shifrën e saktë që e ka shpenzuar nga të hyrat vakufore e nga aksionet fetare, jo për Medresenë tonë por, për pagim të avokatëve nëpër procese gjyqësore, për pagim të ndëshkimeve nga ato procese, për korruptim të organeve të gjyqësorit, për blerje të mediave për ta heshtur të vërtetën rreth tij? Pse e bën këtë Sulejman Rexhepi? Sepese është i pafajshëm? Apo sepse nuk ia do të mirën as institucioneve fetare, as BFI-së dhe as islamit! Kush nga mediat solidarizohet me hiletë fatale të tij?

11) Pse nuk i shet pronat e përfituara nga vakëfi, duk filluar nga aparamentet në Ohër, aksionet në hotelet e dyshimta në Ohër, orën ROLEX, makinat dhe pronat e tjera hotelirike e turistike të siguruara nga keqpërdorimi i vakëfeve, me çrast, pa dyshim që do të siguronte buxhet për Medresenë e për FSHI-në për nja tre vjet radhazi, pa pasur nevojë për asnjë cent as nga qeveria dhe as nga besimtarët!

Sulejman Rexhepi është kandidat potencial për njërin nga burgjet e Maqedonisë së Veriut dhe jo që të na shesë dengla nëpër mediat tona! Nuk u ka hije as medive dhe aq më pak Mullait fallso Sulejman Rexhepit! Këtë e di shumë mirë personi në fjalë, prandaj edhe i kruhet me institucionet më të larta shtetërore, sepse, kur do të përfundojë atje ku e ka vendin, të trumpetojë se, ja, më burgosën se isha patriot e fetar i madh, se isha i patrembur dhe i pashantazhuar nga shkijet! Në fakt, ky film, do të ngelë ëndërra e fundit e parealizuar e Sulejman Rexhepit. /Opinione/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *