Është e rëndësishme që vendet si Shqipëria të jenë një pasqyrë e Evropës

Nga Willem van Nieuwkerk/

Në një kohë kur Bashkimi Evropian është nën presion, vendet e kontinentit evropian kanë nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Përkundër kësaj, qeveria holandeze ka ndalur me sukses hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë për hyrjen në BE. Ajo beson se këto vende duhet së pari të provojnë se janë në rrugën e duhur me reformat aktuale. Në qershor 2019 do të shqyrtohet nëse ka përparim të mjaftueshëm për të hapur negociatat.

Ky vendim duket i shpejtë, por mos marrja e vendimit ka rreziqet e veta; në mungesë të një perspektive reale, kundërshtarët e reformave ri-ngjallen, me të gjitha llojet e pasojave negative. Pse është e rëndësishme që vendeve si Shqipëria t’u ofrohet një perspektivë evropiane? Investimi në marrëdhënie të mira me këtë rajon është receta për të luftuar ndikimin destabilizuese në rritje të Rusisë dhe të Turqisë. Ky investim na rikthehet me stabilitetin që ofron Ballkani Perëndimor.

Së bashku mund të luftojmë më mirë krimin ndërkufitar ose mund të menaxhojmë më mirë një krizë të re refugjatësh. Shqetësimet për trafikimin e qenieve njerëzore, migracionin e paligjshëm dhe kontrabandën ishin arsyet kryesore për rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve, gjë që e detyroi ministrin Stef Blok të pronocohet kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë. Por janë pikërisht këto arsye pse Holanda duhet të sigurojë që ky vend të vazhdojë të ketë perspektivën e anëtarësimit. Shqipëria ka bërë përparim të madh në një kohë relativisht të shkurtër me reformat ligjore dhe me pastrimin e drejtësisë dhe policisë. Gjatë vizitës së saj në Holandë në fund të majit, Ministrja e Drejtësisë Gjonaj ishte e vetëdijshme fazën në të cilën gjendet vendi i saj: “Jemi gati për negociata, por jo për anëtarësim”. Dhe me të drejtë.

Forca e shembullit

Holanda pëlqen ta shohë veten si model i një shteti demokratik kushtetues. Vendet e tjera gjithashtu shohin ‘ne’ si burim frymëzimi për modernizimin e sistemit të tyre ligjor. Sidoqoftë, duhet të jemi të mos jemi mospërfillës ndaj vendeve ku udhëheqësit politikë i nënshtrohen reformave të ashpra ose të marrin vendime të ndjeshme shoqërore në rrethana të vështira. Qeveria e Maqedonisë kohët e fundit tregoi guxim politik duke arritur marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit të vendit pas pothuajse tridhjetë vjetësh. Kurajë e ngjashme është treguar edhe në Shqipëri. Shtyrja e bisedimeve të pranimit për një kohë të gjatë mund t’i japë dorë të lirë politikanëve të korruptuar dhe krimit të organizuar në këto vende.

Shoqëria dhe shteti i së drejtës janë të brishta. Në Holandë, harrojmë lehtë kuptimin e anëtarësimit në BE dhe se çfarë force nxitëse ka BE për rigjenerimin shoqëror. Nëse Shqipëria, Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor zbatojnë reforma dhe investojnë në ndërtimin e strukturave moderne, ata e bëjnë këtë mbi të gjitha për të mirën e tyre. Kjo është baza për një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre, por në fund të fundit, edhe ne gjithashtu përfitojmë prej saj.

Mbështetja e një vendi si Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në BE është thelbësore. Holanda thotë se ajo ndjek një politikë strikte por të drejtë, që do të thotë se ne jemi kritikë, por gjithashtu japim edhe një dorë ndihmë.

Gjyqtarët dhe prokurorët holandezë tashmë janë plotësisht të përfshirë në reformat dhe shqyrtimin e gjyqësorit në Shqipëri nën flamurin evropian. Duhet ta zgjerojmë këtë bashkëpunim, sepse vetëm me një gjyqësor që funksionon siç duhet mund të luftohet krimi dhe korrupsioni. Më shumë se tre milionë shqiptarë e meritojnë këtë, por kjo është edhe në interesin tonë. Sundimi holandez i ligjit fillon jashtë vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *