Etjet e Sulejman Rexhepit

Në “gazetën e murit” që injorantët i thonë “portal” i BFI-së së uzurpar prej Sulejman Rexhepit, gjenden të publikuara dy “informat” që nuk flasin asgjë tjetër përveç se për etjet e flakta të Sulejman Rexhepit, për t’u treguar proturk dhe proshqiptar, ndonëse është i çelikosur si “Zharko” me urrejtje patologjike si kundër turqëve ashtu edhe kundër shqiptarëve. Të tillë janë “pehlivanët” e UDB-së

Shkruan: Adriana Axhami

Këto ditë, uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi, bashkë me anëtarët e familjes së vet (!) po qëndron në Afjon të Turqisë, ku është vendosur në një lixhë (banjë) të njohur të këtij qyteti, për të provuar në mos do t’ia shërojë këmbët dhe belin, sëmundje këto që i sjell pleqëria e shtyer. Me vete, si përkthyes e ka marrur edhe “Bagdatski llopovin”, Irsal Jakupin, i cili e ka detyrë që t’ia mbulojë shpenzimet e këtij krimi, me paratë e fitrit dhe zeqatit, si dhe të bëjë ç’mos që kjo “vizitë e Afjonit” të duket si zyrtare.

Natyrisht, do ta realizojë një vizitë në Myftininë e Afionit, e cila, meqë është vizitë e djallëzuar doli fund e krye e turpshme. Vizitohet Myftinia nga “reisi” sikur të futet në kafenete e Teksasit veshur tamam si kauboj! Vizitat zyrtare kanë protokolin e vet dhe, nëse janë nga krerët fetar dihet se si duhet të jetë i veshur vizitori, me xhube e me shall (çallmë) dhe, nëse janë të elementit civil, së paku veshja duhet të jetë solemne. Pastaj, nëse është vizitë kurtoazie, private, atëherë, mund të vishet vizituesi edhe si “kauboj” (në asnjë mënyrë), siç ishte i veshur Sulejman Rexhepi!

Vizitat zyrtare në Turqi, gjithnjë janë bërë ose në Myftininë e Ankarës ose në atë të Stambollit! Kjo flet se Sulejman Rexhepi, meqë ishte me familje në llixhen e Afjonit, meqë duhej t’i arsyetonte të gjitha shpenzimet që mbulohen nga arka e BFI-së, “hajde ta vizitojmë dhunshëm Myftininë e Afjonit, a”!

Kulmi i idiotizmit na del kur Sulejman Rexhepi e lavdëron Presidentin Turk, Rexhep Taip Erdogan, meqë po u përkujdeskërka shumë për objektet e trashëguara nga periudha osmane! Tani, me këtë idiotizëm ai mundohet ta paraqesë veten si përfaqësues i UNESKO-s apo si “Sulltan Sulejmani” që është ngritur dhe ka ardhur ta inspektojë punën e Erdoganit i cili është president i vendit që është një nga vendet më të pasura në botë me elementet e trashgimisë kultorore dhe, detyrimisht që i takon të përkujdeset për ata elementë. Kjo lavdëratë e Sulejman Rexhepit i bie tamam sikur Halil Kajolli ta lavdërojë Sulejman Rexhepin se mëngjes për mëngjes i lanë sytë (natyrsht, nëse i lanë)!

Sulejman Rexhepi nuk guxon të jetë aq i pafytyrë dhe të marrë guxim që të shpreh kënaqësinë për mbrojtjen e xhamive nga periudha osmane, sepse, janë të njohura botërisht deklaratat e tij kundër shtetit turk për sa i përket Burmali Xhamisë!

Një lajm tjetër është edhe “urimi” i tij për ndryshimet ushtetuese, sipas të cilës u ndërrua emri i Maqedonosë në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe, tash e tutje ky shtet do të futet në NATO dhe BE!

Dyftyrësi e skajshme kjo e Sulejman Rexhepit! Është po i njëjti njeri që para disa viteve i është përgjigjur kërkesës së Nikolla Gruevskit dhe Kishës Ortodokse Maqedonase për të nënshkruar një letër-betim maqedonas se për asnjë çmim nuk do të lejohet të ndërrohet emri i Maqedonisë, makari edhe me mosinkuadrim në NATO e BE! Sulejman Rexhepi mendon se me truqe të këtilla mund ta gënjejë faktorin ndërkombëtar, si dhe faktorin e brendshëm shqiptar por edhe historiografinë shqiptare! Sulejman Rexhepi ka dështuar shumë keq në shprehjen e uratave! Ja, disa ditë më parë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e pati përvjetorin e 60-të dhe, në urimin e Mulla Sulës askund nuk vërehej ajo dashuri që e kishte për Nikolla Gruevskin. Në urim Ali Ahmetit i dëshiron shëndet e suksese, kurse ka frikë që ta bekojë siç e bekoi me loçkë të zemrës dikur Nikolla Gruevskin.

Puna e parlamentit është aktivitet politik dhe, nuk ka se çka i hy në punë kjo Sulejman Rexhepit, siç nuk përzihen asnjë nga liderët fetar të Maqedonisë. Le të na thotë Sula se, çka fitoi BFI-ja me këto ndryshime kushtetuese? Të gjitha partitë shqiptare e joshqiptare përfituan, të paktën pika politike, po Sulejman Rexhepi? Sa u angazhua ai që në këto ndryshime kushtetuese të përfshiheshin edhe përfitimet e BFI-së, ndryshe do të ndikonte tek blloku politik shqiptar që mos të votojnë! Nuk u përfshi sepse askush nuk e bën hesap për pesë lekë, ndërsa i ka ngelur që të imponohet si “faktor” përmes reagimeve të kalibrit të pordhës së ftohtë.

Frustrimet e veta, etjen e vet të flaktë për karrierë me çdo kusht, le ta paraqesë si problem personal dhe jo si problem kolektiv të BFI-së. Liderizmi nuk bëhet dhunshëm, siç po e bënë Sulejman Rexhepi. Vendosja familjarisht në Llixhe të Afjonit, shpenzmet e të cilës do të mbulohen me paratë e BFI-së, nuk mund të arsyetohen me  një vizitë kurtoazie e me plotë gafe në Myftininë e Afjonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *