Falimentimi i BFI-së fat i përcaktuar i Sulejman Rexhepit

Jo një herë është thënë e nënvizuar se BFI-ja e uzuropuar nga Sulejman Rexhepi është në prag të falimentimit! Janë numëruar një sërë shkaqesh si rrjedhojë e babëzitjes së Mulla Sulës dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, si rrjedhojë e veprimeve kriminale të tij dhe e kriminalizimit të të vetmit Institucion fetar islam në Maqedoninë e Veriut. Tërë kjo dukuri përkthehet si fat i përcaktuar i Sulejman Rexhepit, natyrisht nga Allahu Fuqiplotë

 

Shkruan Çiljeta Rushiti

 

 

Këto ditë mbyllet paralelja e femrave pranë Medresesë Isa Beu në Shkup! Do të detyrohen të degtisen nxënëset kush ku të mundet, pavarësisht se kanë paguar për vijimin e mësimeve në objektin e Kapan Hanit! Do të mbyllet dhe ndonjë paralele tjetër, gjithësesi dhe, në fund edhe vetë Medreseja, sepse, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut po falimenton!

Pesë vite radhazi organet e BFI-së së uzurpuar po mbaheshin në mënyrë artificiale, duke i shpenzuar miliona euro të bonave me vlerë, të shitjes së vakëfit për rroga, për qejfe, pushime vjetore e ahengje antiislame.

Sot, mezi po shtyhet procesi arsimor nëpër këto paralele, sepse, nuk po arrihen të mbulohen as shpenzimet e nevojshme ditore dhe lëre më pagat mujore që Sulejman Rexhepi po siguronte përmes miqve e fajdexhinjëve. Ultimatumet dhe kërcënimet që u drejtoheshin disa myftinive tashmë nuk po pijnë ujë, sepse edhe vetë kanë ardhur buzë falimentimit, si organe “autonome” të BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi.

Këto ditë myftinitë kanë folur e i kanë kërkuar imamëve që të kërkojnë lëmoshë nga xhemati i gjërë, të nxjerrin hasrën para hyrjes dhe, të luten myslimanët që të bëjnë gajret, sepse po na mbyllen “medresetë”! Rezultati – katastrofë! Është bërë një provë në Myftininë e Kumanovës dhe, në mënyrë kategorike është refuzuar një urdhër qarkore nga Myftinia e Kumanovës! Po thuajse në asnjë xhami ku kanë guxuar imamet të kërkojn ndihmë nuk janë mbledhur më shumë se 500-600-700-900 denarë. Nuk japin më xhemati, të cilët unanimisht kundërshtojn: “Nuk japim më para që Sulejman Rexhepi të festojë me paratë tona ditëlindjet e veta me muzikë live, me meze e me raki”!

Festimi fatal i ditëlindjes së 73-të të Sulejman Rexhepit, me muzikë, me valle e me këngë, me politikanë e me meze me raki, i ka motivuar myslimanët e vendit që mos të japin qoftë vetëm një denarë ndihmë për BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi. Nuk japin më myslimanë e vendit para që Sulejman Rexhepi t’i përdorë për blerje të mediave me qëllim të heshtjes së të vërtetës rreth tërë asaj që po ndodhë në BFI-në e tij; të blej gazetarë e studio që të shkruajnë në superlativ për Sulejman Rexhepin!

Sulejman Rexhepi po kapitulon, po e ndjenë turpërimin e tij historik si falimentues i BFI-së, megjithatë, po bën përpjekje që të shpëtojë nga “kryqëzimi” i tij, duke nxjerrur në vijën e frontit “dy fajtorë” që na e kanë sjellë në këtë drexhe BFI-në! Mulla Sula po mundohet që para kolektivit të Institucionit fajtor ta paraqesë “sekretarin” e ardhur dhunshëm, Irsal Jakupin, kurse para familjes së gjërë ta fajësojë djalin e vet, Zeglul Rexhepin. Prandaj në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, sot me të madhe flitet se dy vetë po e hanë tërë BFI-në: Irsal Jakupi dhe Zeglul Rexhepi, përpjekje kjo propagandë e poshtër e Sulejman Rexhepit përmes së cilës mundohet që ta hedh fajin gjetiu duke u paraqitur edhe vetë “si viktimë e dy pisave të mëdhenjë”! Le të tërhiqet Sulejman Rexhepi nga synimet e tij okupuese me qëllim të shkatërrimit total të BFI-së e le të shohë pastaj se çfarë ndikimi mund të kenë Irsal J. e Zeglul R. në Bashkësinë Fetare Islame të RMV!

Bonat me vlerë të dhëna nga qeveritë maqedonase si shpagim për mbetjen e disa pronave të BFI-së si interes i përbashkët shtetëror janë shpenzuar ekskluzivisht nga Sulejman Rexhepi. Sot nuk ka më as bona, nuk ka as miq e as fajdexhinjë që i japin borxh Sulejman Rexhepit, sepse, nuk ka bisnesmen në Maqedoni që nuk e di pozitën shumë të rëndë finansiare të BFI-së. Të gjithë e dinë që nuk ka mundësi minimale që tash e tutje BFI t’i kthejë borxhet sepse vetë është futur deri në fyt në borxhe. Buxheti i tubar nga fitri dhe zeqati, nga haxhi dhe kurbanët, nuk arrinë që t’i shlyejë borxhet e BFI-së, prandaj, që në start të vitit BFI-ja starton me gropë të tmerrshme financiare. Paratë e tubuar mund të lajnë një pjesë të borxhit kurse nuk ngelë asnjë metalik për buxhetin vjetor për t’i paguar shpenzimet ditore, aktivitetet fetare, rrogat, borxhet ndaj agjencive shtetërore etj. etj. Aktualisht BFI-së i duhen mbi 5 milion euro për t’i mbuluar vrimat financiare në kthim të borxheve, në larje të borxheve ndaj EVN-së, nga Ujësjellës-kanalizimit, ndaj bankave, ndaj fajdexhinjëve. Duhet një burim i përhershëm finansiar që do të mirëmbajë Medresenë, paralelet e dispersuara si dhe FSHI-në, një tjetër burim që do t’i mbulojë shpenzimet ditore të administratës së BFI-së dhe të organeve të saj. Pastaj zëri për rroga nga buxheti i përgjithshëm. Nuk ka gjasa as teorike që këto zëra dhe ky buxhet të sigurohet nga kontributet fetare të myslimanëve të vendit, sepse, këto kontribute që nga viti 2015 kanë rënë për 60 për qind dhe, pas skandalit me blerjen “e dekoratave” dhe pas ahengut antiislam në festimin e ditëlindjes së Sulejman Rexhepit, popullata myslimane është irituar deri në injorim total të problemeve reale dhe fatale të BFI-së! Raportit të myslimanëve të vendit ndaj Sulejman Rexhepit i përgjigjet në mënyrë origjinale parulla e dikurshme: “Trepça radi Beograd se gradi” (“Trepça shfrytëzohet Beogradi ndërtohet”!) Myslimanët e vendit zgjatë dorën e ndihmës, Sulejman Rexhepi shto pasurinë e vet, shtrija jetës nëpër ahengje e qejfe alla-qafirçe. BOLL më!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *