Feja dhe lideri pa mend

Në Maqedoni tash e sa kohë po mbretëron një krizë e fortë fetare islame. Pra, nuk bëhet fjalë për krizë ndërkonfesionale, sepse, myslimanët kryesisht shqiptarë, nuk pranojnë që të bien aq lehtë në gracka që shkaktojnë debalansime ndërkonfesionale. Shqiptarët myslimanë kanë respekt ndaj fesë krishtere dhe religjionit ortodoks. Në Maqedoni – feja islame është në rrezik

Shkruan: Mehmet Kruja, Tiranë

 

Në Maqedoni ekziston një Institucion i vetëm fetar që kujdeset për zhvillimin e jetës fetare islame në vend! Në krye të këtij Institucioni është Sulejman Rexhepi, lideri fetar i cili në karrierën e vet ka më shumë skandale e dështime se sa suksese.
Sulejman Rexhepi tashmë është i vetmi lider fetar i izoluar tërësisht! Për të janë shkruar qindra shkrime si në mediat e vendit ashtu edhe në ato ndërkombëtar më prestigjiozet, duke i shpalosur skandalet e tij.
Për Sulejman Rexhepin tashmë ekziston profile i tij që përshkruhet me tri fjalë: diletant, avanturier dhe shfrytëzues i resurseve shoqërore për interesa të veta meskine! Mediat ndërkombëtare kanë folur në vazhdimësi për Sulejman Rexhepin si lideri fetar më i pasur i myslimanëve më të varfër në Evropë, duke e fokusuar objektivin e aparateve në orën e tij ROLEX prej 37 mij dollarëve, në parkun e makinave familjare të denja për oborre mbretërore, e deri te prona e tij e paluajtshme që arrinë në miliona dollar, madje mediat amerikane e kanë krahasuar me Al Bagdadin e ISIS-it.
Shtypi botëror ka shkruar si për të vetmin lider fetar në botë i cili pa ngurrim futet në kriminalizimin e aksioneve fetare, duke shitur viza për haxh, duke mbajtur monopol absolut mbi kurbanët, lëkurat e kurbanëve. I vetmi lider fetar i cili zeqatin dhe kontributet e ndryshme fetare që dhurohen nga myslimanët e vendit, i pranon sy më sy, duke i futur në xhepin e vet dhe që pastaj, rrugës për në arkën e BFI-së treten pa nam e nishan.
Bashkësia Islame e Sulejman Rexhepit, është i vetmi institucion në rajon e më gjërë që ka opozitën e vet, Lëvizjen Myslimane për Reforma në BFI, e cila, duke u rrebeluar dhe duke dalur nga kthetrat e Sulejman Rexhepit, si njohëse e realitetit dhe e rrethanave, disa herë ka dhënë alarmin e rrezikut për shkatërrimin e këtij Institucioni me qëllim që të zhduken të gjitha gjurmët e veprimeve të dobëta nga ana e Sulejman Rexhepit.
Megalomania e Sulejman Rexhepit dhe përkrahja e tij e fortë që e gëzon pandërprerë nga qarqe të caktuara të pushteteve që vijnë e shkojnë, e kanë zhveshur të tërin nga ndjenja e përgjegjshmërisë si dhe nga të qenurit lider i moralshëm. Instancat gjyqësore, ndonëse tashmë e dinë se ai e ka uzurpuar këtë post duke falsifikuar dokumente e procesverbale, lejojnë që edhe më tej të trashet zullumi, duke i mundësuar tashmë një krimineli që të nënshkruaj gjithëçfarë akte e dokumente. Natyrisht, të gjitha ato akte e dokumente janë jovalide dhe një ditë dikush do të përgjigjet për to.
Ky qëndrim ortodoks i Sulejman Rexhepit për gllabërimin e BFI-së, në fakt ka ndikuar që me dhjetra media elektromnike e të shkruara të merren me BFI-në, ta ngrisin atë në dukuri si dhe të merren me shkaktarin e këtyre dukurive. BFI-ja tashmë është zhveshur e tëra nga pieteti institucion fetar, tani ajo shikohet si firmë private e Mulla Sulës. BFI-ja nga shumica e myslimanëve të vendit përceptohet si institucion i turpit.
Sulejman Rexhepi nuk denjon për asnjë çast që ta ndjejë opozitën e vet, të tregohet shpirtgjërë si çdo lidershpi tjetër i ndershëm e i moralshëm dhe të pranojë sugjerimet e opozitës së vet, me qëllim që ti jepet fund fushatës mediale! Kjo flet se Sulejman Rexhepi nuk e ka hall as personalitetin e vet dhe as autoritetin e BFI-së por, thjesht, të mirat që gjenerohen nga ky Institucion: posti i lartë dhe shfrytëzimi i pasurisë së këtij Institucioni.
Pikërisht për këtë sjellje të tij, Sulejman Rexhepi tashmë është lënë në margjina të të gjitha axhendave të vendit, rajonit dhe më gjërë. Është personaliteti më i padurueshëm, prandaj edhe mbahet i izoluar.
Të ndodhur në këtë situatë myslimanët e vendit do të kërkojë forma të tjera për zhvillimin e jetës fetare islame me dinjitet e me devotshmëri. Myslimanët e devotshëm nuk mund të lejojnë që edhe më tej të dirigjohen nga një sozie e djallit, prandaj edhe do të rigrupohen e riorganizohen. Natyrisht që, kjo lëvizje, sa është e mirëseardhur aq më shumë është e rrezikshme, sepse, në emër të rigrupimeve dhe rioprganizimeve mund të depërtojnë lloj-lloj rrymash e filozofishë që nuk i bëjnë nder as fesë por as kombit tonë. Përfundimisht, të gjithë ata lidërë politik që rrahin gjoks se janë kombëtarë dhe se nuk lojojnë asnjë shëmti mbi vlerat kombëtare, duhet të këndellen dhe ta kuptojnë këtë krizë fetare islame që po mbizotëron për momentin në Maqedoni e që mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe të parikuperiueshme mbi vlerat tona kombëtare. Mjaft më me aq lehtësi po korruptohen vilave dhe restoranteve të Sulejman Rexhepit duke e shqyer mishin nën tingujt e muzikës së çakorduar mu si veprimet e tyre fetare e kombëtare. Feja Islame në Maqedoni është një nga asetet më të çmueshme që e kanë në dorë shqiptarët myslimanë të atyshëm dhe, degradimi si dhe përçmimi i kësaj vlere do të thotë fundi i dinjitetit të një populli. Zoti na ruajtë nga të tilla plane të njerëzve që mishin e skuqur e kanë mbi çdo interes kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *