Fol popull se Mulla Sula pordhi n’shishe

BFI-ja në rastin e “intelektualitetit” të Sulejman Rexhepit e ka vetëm një të vërtetë të pamohueshme: asnjë nga veprat e publikuara në emër të Sulejman Rexhepit nuk janë të tij, nuk janë të shkruara prej tij, kurse vetëm vepra “Kush ma prekë fenë më ka sharë kombin” është origjinale e Sulejman Rexhepit

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

Emisioni satirik, “FOL POPULL” i Burhan Amitit, u bë edhe një dëshmi e gjallë se, Sulejman Rexhepin e tmerron e vërteta. Kur e vërteta rreth tij del në shesh, ai çartet. Nuk e do të vërtetën, sepse ai jeton në gënjeshtra, jeton me gënjeshtra, jeton për gënjeshtra. Sulejman Rexhepi rrenën e ka din, ndërsa hajninë iman! Këtë e di e tërë bota, këtë e di edhe çdo musliman në vend dhe më gjërë.
Sulejman Rexhepi i frikësohet të vërtetës në gjuhën shqipe. Të vërtetat që flasin për anët kriminale të Sulejman Rexhepit janë transmetuar në shumicë në gjuhë të huaja, në maqedonisht, serbisht, italisht, gjermanisht, arabisht dhe anglisht. Kundër asnjërës media të shkruar apo elektronike që transmetojnë në gjuhë të huaj, (CNN, BBC, RAI 3, TV shtetëror e Arabsë Saudite, TRT1 etj.) deri më sot Sulejman Rexhepi nuk ka reaguar për ta mbrojtur “pastërtinë” e figuës së tij. Ai reagon trishtueshëm vetëm kur e vërteta rreth tij del në gjuhën shqipe! Ai paguan shifra të majme nga buxheti i siguruar prej fitrit dhe zeqatit për ta penguar të vërtetën në gjuhën shqipe dhe për ta përhapur sa më shumë rrenën në shqip për “figurën” e tij.
Autori i emisionit “FOL POPULL”, Burhan Amiti, u vërejt se ishte nën efektin eksaltues të shkrimit paraprak të shkruar nga intelektuali ynë shumë i çmuar Bardhyl Mahmuti e që kishte të bëjë lidhur me memoaret perfekte të Sulejman Rexhepit. Sulejman Rexhepi nuk guxon të reagojë, por, e lëshon BFI-në apo Rijasetin! As Institucioni i BFI-së dhe as organi kolektiv Rijaseti, asnjëherë nuk sulmohen nga askush dhe asnjëherë nuk kanë qenë temë e shkrimeve gazetareske. Shkruhet vetëm për të bëmat e Sulejman Rexhepit dhe, ky farë trimi, nëse është kipci i Gjorgje Petrovit, le të bëhet burrë dhe le të reagojë e të ngrisë padi penale në emër të vet dhe jo në emër të Institucionit.
Natyrisht, Sulejman Rexhepi nuk guxon të reagojë në emër të vet, sepse, të bëmat e tij kriminale janë aq të shumta sa, në çdo sekond mund t’ia nxjerrin një e nga një. Veprimet e tij prej hajni e rrenci, prej spiuni e krimineli janë të pashterrshme, këtë e di edhe vetë ai, prandaj nuk guxon të reagojë vetë dhe të heqë dorë publikisht prej memoareve të tij.
Burhan Amiti, në emisionin e tij “FOL POPULL” skenarin e kishte të shkruar mbi shkrimin në të cilin Bardhyl Mahmuti e kishte zbërthyer mjeshtërisht figurën me njëqind fytyra të Sulejman Rexhepit. U ngrit peshë dhe, pas mijëra telefonatave, kërcënimeve, shantazheve, e pagesave, më në fund arriti që ta sigurojë një kërkim falje, qofte kjo edhe formale, nga televizioni ku u emitua emisioni kushtuar memoareve të Sulejman Rexhepit. Edhe kësaj radhe, sikundër edhe në një reagim të thatë më vitin 2016, sikundër edhe kundër shkrimit të Bardhyl Mahmutit, ka raguar vetëm BFI-ja, e cila, kategoriksht e mohon se memoaret e publikuara në emër të Sulejman Rexhepit nuk i ka shkruar i njëjti! Të gjithë myslimanët pajtohen me BFI-në, sepse Mulla Sula nuk di të shkruajë, ai nuk ka shkruar kurrë asgjë, me përjashtim të këtyre memoareve.
Dakord, po pse BFI-ja nuk reagon kategorikisht edhe për të gjitha ato shkrime, për të gjitha ato tituj e libra të cilat kurrën e kurrës nuk i ka shkruar Sulejman Rexhepi? Tërë Bashkësia Islame e Maqedonisë, të gjithë organet e saj, të gjithë myslimanët dhe shqiptarët e vendit dhe më gjërë e dinë që Sulejman Rexhepi nuk di të shkruajë asnjë fjalë në shqip. Në Maqedonisht dikur ka shkruar, si për shembull, fjalimin kundër “seperatizmit dhe irredentizmit shqiptar” të cilin e botoi më vitin 1987 në Takvimin e BFI-së, për të cilën çuditërisht BFI-ja asnjëherë nuk u prononcua për ta mohuar se shkrimi antishqiptar është i Mulla Sulës!
Pse BFI-ja nuk reagon dhe nuk thotë se asnjë nga botimet që kanë dalur në emër të Sulejman Rexhepit nuk janë të tijat! Pse nuk na qenkan memoaret “Kush ma prekë fenë më ka sharë kombin” të Sulejman Rexhepit? Pse vetë Sulejman Rexhepi nuk e demanton këtë të vërtetë absolute, me emër e mbiemër të vet, por fshihet pas “institucionit” të cilin e ka uzurpuar dhe e manipulon sipas qejfeve të veta, ashtu siç po e manipulon edhe me këto reagime imagjinare!
BFI-ja në rastin e “intelektualitetit” të Sulejman Rexhepit e ka vetëm një të vërtetë të pamohueshme: Asnjë nga veprat e publikuara në emër të Sulejman Rexhepit nuk janë të tij, nuk janë të shkruara prej tij, kurse vetëm vepra “Kush ma prekë fenë më ka sharë kombin” është origjinale e Sulejman Rexhepit!
Sulejman Rexhepi, me gjasë ka paguar gazetarë nga Shqipëria të cilët për një shumë të majme parashë ia kanë shkruar këto memoare të cilat ua ka rrëfyer fije për pe, në mënyrë origjnale, ashtu siç kanë ndodhur dhe siç i ka përjetuar. Natyrisht që, dikush u ngut dhe memoaret ia botoi më herët, para se të vdesë, dhe, sot, të njëjtat i kanë shkaktuar probleme madhore. Çfarë faji ka këtu Burhan Amiti? Vetëm pse i ka bërë një reklamë pompoze kësaj vepre, e cila, Sulejman Rexhepin e nxjerr qesharak, ashtu siç ka qenë gjatë tërë jetës së vet. Në momentin kur do ta pranojë Sulejman Rexhepi autorësinë e këtyre memoareve, në letrat shqipe do të hyjë furishëm si një nga memoaristët më të mëdhenj shqiptar si dhe si një nga personazhet letrare me një guxim të pashoq për t’u futur në letërsi dhe për të mbetur përjetë i gjallë. Diçka ngjashëm si Nasradin Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *