Fuksat e mbrojnë njëri tjetrin

(Përkitazi me një shkrim paçavër të njëfarë historiani diletant, dr. sc. Ilmi Veliu, të botuar në zhurnal.mk me titull “Për ata që nuk e njohin kryetarin – Sulejman Rexhepi”)

Sapo t’i dalë në fund këtij farë shkrimi të porositur menjëherë lexuesi do të hetojë se kush është autori, kush e ka cytër ta shkruaj dhe pse e ka shkruar. Megjithatë, tërë teksti dhe personazhi brenda tekstit, ta turllubuçë hesapin, sepse autori pretendon se po flet për uzurpatorin aktual të BFI-së, të cilin ai në titull e nënvizon si “kryetari Sulejman Rexhepi”, ndërsa në tërë tekstin, flet për njëfarë patritoi të madh, shtatëlartë, patriot e i guximshëm me emrin Rexhep Sulejmani!

Se Sulejman Rexhepi është shtatshkurtë kjo shihet edhe prej satelitit, se është frikacak dhe intrigant kjo tashmë është vërtetuar katërcipërisht, se është injorant në sferën e historisë, se nuk i njeh ato figura kombëtare që i thekson historiani diletant, kjo mund të vërtetohet shumë lehtë, ja për shembull në një debat televiziv. Ndërsa, nëse flet dhe e përkujton Ilmi Velia ndonjë Rexhep Sulejmani, shok të vetin në kohën kur atij akoma i ka nxjerrë buza tambël, këtë nuk mund ta dimë, porse, një gjë e dimë fort mirë: të gjithë fuksat e duan dhe e mbrojnë njëri tjetrin.

Autori i gjorë i kujton me ëndje emrat e rrugëve, emrat e lagjeve, emrat e personazhëve të tjerë, detaje ngjarjesh, ndërsa i kujtohet edhe emri i Rexhep Sulejmanit, i cili, na paska mbajtur një fjalim të zjarrtë në kohën e demonstratave më vitin 1968 dhe, shoku i autorit pastaj, i motivuar nga ky fjalim i Rexhep Sulejmanit të Ilmi Veliut, paska bërë një gjest patriotik dhe ka përfunduar në burg! Në burg paska përfunduar edhe Imi Veliu, por jo dhe Rexhep Sulejmani, apo, Sulejman Rexhepi i cili paska qenë aq patriot dhe aq aktiv në lëvizje.

Ilmi Velia i shkretë nuk na qenka sahanlëpirës dhe nuk po e mbroka “Rexhep Sulejmanin” për kurrfarë interesi të vet, pasi që tashmë po ikërka në pension! E ne ia garantojmë se do të jetë i dekoruar nga Rexhep Sulejmani me çmimin “Myfti Vehbi Dibra”!

Ilmi fuksi i paska hyrë punës për të garantuar se Sulejman Rexhepi asnjëherë nuk ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete dhe se në dosjen e vet prej 200 faqesh askund nuk e ka hasur emrin e tij! Po pse këtë nevojë për ta mbrojtur Sulejman Rexhepin nëse ka qenë fuks apo jo! Kush ia dha këtë detyrë Ilmi Veliut nëse jo vetë shërbimet sekrete, sepse fuksat duhet ta mbrojnë njëri tjetrin, apo!

Ilmi pensioneri akoma nuk e paska të qartë se fuksat mund të futen edhe në burg, me detyrë, mund të futen edhe në qeli, siç mund të futen edhe në mesin e protestuesve, dhe më vonë edhe në Partin Komuniste, në Komitetin Qendror të Partisë Socialiste, madje edhe nëpër forume shkijesh prej nga më lehtë kontrollohet BFI-ja, teologët patriotë dhe prej nga Partia Komuniste dikton mbi veprimtarinë e BFI-së. Po ashtu, “patriotët” e Ilmi Veliut pastaj mund të ngarkohen me detyrë “patriotike” që pa rreshtur ta luftojnë publikisht “seperatizmin dhe shovenizmin shqiptar” si dhe të gjithë ata që thërrasin “Kosova Republikë”! A i ka lexuar këto fakte historike doktor diletanti Ilmi Veliu a jo!

Edhe një fakt historianit dështak, i duhet, meqë ai po u merrka vetëm me fakte! A e di Ilmi Velia që fuksat aktivë edhe më tej mbahen sekret, dhe nuk jepen nofkat policore të tyre. Si u bë që Ilmi Velia të përfundojë në burg kurse “mentori i tij patriotik”, “Rexhep Sulejmani” të avansohet në karrierën politike komuniste dhe për të përfunduar në krye të BFI-së i ndihmuar dhe i shtyrë nga vetë shërbimi sekret maqdonas. Sipas të gjitha gjasave, Ilmi Velia e ka ngatërruar “kryetarin Sulejman Rexhepi” me kuririn e shkollës Rexhep Sulejmani, dhe, gjithnjë, gjithkund në botë, nxënësve të klasës së parë, në ditët e para shkollore, kurirat e shkollës ju duken “supermenë”, shpëtimtarë dhe “baba” i dytë. Mos na foli Ilmi Veliu për këtë kurir me emrin Rexhep Sulejmani! Fuksi ngelë fuks, sahanlëpirësi sahanlëpirës, kuriri kurir, diletanti diltant, makar t’ia shtoshë edhe do tituj si dr.sc.doc.mr.prt…

Marrë nga

“Të gjithë për Çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *