Gruevskizimi i Sulejman Rexhepit

Në BFI-në e Mulla Sulës janë shterrur të gjitha mundësitë për një transferim paqësor të “pushtetit” që po vdes. Ka ngelur vetem ndërmjetësimi i rojtarëve të së drejtës. BFI-ja duhet të shpëtojë sa më parë nga kthetrat e zhvatjes dhe të shkaterrimit të cilat në këtë Institucion i ka ngulur Mulla Sula i pashpirt

 

Shkruan Andi Rakipi

 

Kur opozita luftohet me pikun e urrejtjes atëherë kemi të bëjmë me ngjalljen e oreksit diktatorial të pushtetmbajtësit të sëmurë.
Dhe, kur opozita perceptohet dhe trajtohet si korrektokre, si gjeneratore e demokracisë, si forcë me fuqi gravitacioni të pushtetit kah vetja, atëherë edhe negociatat dhe bisedimet janë të mundshme e që shkojnë drejt një kontrate që të mbulohet e kaluara e pushtetit dhe pushtetmbajtësit, pra jo dhe platforma, programi, dështimet.
Opozita është mekanizmi kryesor që i jep kuptim shtetit demokratik. Pa këtë mekanizëm shteti vdes në totalitarizëm, në diktaturë.
Nga ana tjetër, pushteti, në shumë raste ku demokracia është tepër e brishtë, opozitën e përcepton si armik të brenshëm, si aparat indoktrinues të popullit, dhe, e kundërta, në një vend me demokraci stabile opozita trajtohet si korroktuesja e pushtetit dhe për këtë rol gëzon respekt siç ka një vlerë e shentë shoqërore.
Opozita revolucionare, ajo që e zbardhë dhe që e shpalosë të vërtetën, për pushtetin e rëndë, gjithnjë sulmohet si armike që nuk ia do të mirën shtetit, në çdo fushatë zgjedhore sulmohet si armike për t’u përdorur pastaj si propagandë antidemokratike.
Për shembull, ne të gjithë e dimë se çka bënte VMRO kundër UÇK-së! Ndonëse ky formacion politiko ushtarak është mrekullia më e madhe që ju ka ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë, ajo megjithatë edhe sot e kësaj dite trajtohet si formacion armiqësor e cila, duke i zhveshur politikat antishqiptare të maqedonasëve, megjithatë arriti ta zbardhë të vërtetēn mbi pozitë e shqiptarëve, lirinë dhe të drejtat e tyre.
VMRO e Gruevskit edhe më tej sulmon vlerën më të ndritshme shqiptare, UÇK-në, edhe gjithjë insiston që të mohohet e vërteta e tyre, UÇK-ja të luftohet si armike e popullit dhe ushtarët mundësisht të burgosen të gjithë, sepse sollën ndryshime politike të cilat në rrënjë ia prishën komoditetin VMRO-së.
Kundruar ky problem nga këndi i “partisë” së Mulla Sulës, edhe BFI-ja e tij është në pozita të Maqedonisë së Gruevskit. Edhe Mulla Sula, ngjashëm si diktatori Gruevski, nuk e pranon opozitën si vlerë shumë të rëndësishme popullore, edhe Mulla Sula ngjashëm si dikur Gruevski shpërfytyrohet në Gebels hitlerian kur është në pyetje e vërteta e opozitës. Gruevski duke e ëndërruar pushtetin absolut mbi shqiptarët e Maqedonisë, edhe më tej UÇK-në e trajton si grup terroristësh me të cilët nuk ka negociata por burg të përjetshëm. Edhe Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, opozitën në BFI e trajton si “grup puçistësh” që duhet të burgosen të gjithë, kërkesë këtë të cilën Mulla Sula ia shtroi edhe Zoran Zajevit në takimin që e patën këto ditë. Diktatori Gruevski e urrente UÇK-në sepse ky formacion e alarmoi krejt botën se shqiptarët janë popull i diskriminuar, i privuar nga të drejtat kolektive madje i padrejtesuar edhe me Kushtetutë. Sado që maqedonasit gruevskianë e urrejnë këtë orakull të lirisë shqiptare, megjithatë shqiptarët kanë respektin e përjetshëm për këta çlirimtarë që shumë shpejt u bënë krenaria e kombit.
Po kështu, edhe bekuesi i Gruevskit, Mulla Sula, deri në palcë është i frikuar nga opozita e tij të cilët ai i quan “puçistë” vetëm për faktin se kjo opozitë i hyri luftës kundër të keqes së madhe e cila myslimanëve të Maqedonisë po i kanosej nga sulizmi i BFI-së. Kjo opozitë e pushtetit piraterik të Mulla Sulës, luftohet sepse e zgjoi të vërtetën e madhe duke e nxjerrë në sipërfaqe dhe duke ia bërë të akceptueshme mbarë popullatës myslimane të vendit.
Kjo e vërtete nuk i konvenon vetëm Sulejman Rexhepit, prandaj ky, nuk zgjedh metoda, nuk zgjedh mënyra, por as para dhe buxhete për ta luftuar dhe ngulfatur opozitën e tij. Sikur mos të dilte kjo opozitë Mulla Sulës nuk do t’i shplohej maska e hipokritit, maska e zhvatësit, e tradhëtarit, e bashkëpunëtorit të shërbimeve sekrete sllave; nuk do t’i dilnin të palarat si vjedhës, gënjeshtar dhe zhvatës i pasurisë së tundshme e të patundshme të BFI-së.
Sot krejt bota myslimane e njohin se kush është Sulejman Rexhepi dhe kush oponentët e tij. Kjo i dhemb Sulejman Rexhepit, prandaj i urrenë dhe i lufton si armiq të tij (por jo dhe të BFI-së e të islamit si fe).
Kur opozita luftohet me pikun e urrejtjes atëherë kemi të bëjmë me ngjalljen e oreksit diktatorial të pushtetmbajtësit të sëmurë.
Dhe, kur opozita perceptohet dhe trajtohet si korrektokre, si gjeneratore e demokracisë, si forcë me fuqi gravitacioni të pushtetit kah vetja, atëherë edhe negociatat dhe bisedimet janë të mundshme e që shkojnë drejt një kontrate që të mbulohet e kaluara e pushtetit dhe pushtetmbajtësit. Sidomos jeta opozitare apo pensionale e liderit nuk shprushet dhe nuk ngacmohet fare. Në të kundërtën, nëse në luftë e sipër humben fuqitë përballë opozitës së fuqishme, atëherë fundi i diktatorit është demaskimi i tij e i të bëmave të tij që e çojnë drejt e në burg.
Një mekanizëm i padiskutueshem i transferimit të pushtetit është vota e popullit. Por kur nuk vjen në shprehje ky mekanizëm atëherë ndërmjetësimi për një transferim të pushtetit është mjet i domosdoshëm. Ndërmjetësimi mund të vie nga dashamirët e miqtë e sinqertë por edhe nga rojtarët e së drejtës, prokurorë e gjyqtarë. Në BFI-në e Mulla Sulës janë shterrur të gjitha mundësitë, ka ngelur vetëm ndërmjetësimi i rojtarëve të së drejtës. BFI-ja duhet të shpëtojë sa më parë nga kthetrat e zhvatjes dhe të shkatërrimit të cilat në këtë Institucion i ka ngulur Mulla Sulës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *