“Hafiz intriganti” dhe injoranca e tij (2)

Si përgjigjet Shaqir Fetai, ky hajgarexhi me jetën fetare, në intervistën e vet nga ato dhjetra që i ka pritur e që nuk ia nguli asnjë mjet informimi, rreth pyetjes se si ndodhi puna qe ai “të bëhet i pari i BFI-së”

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Që në përgjigjen e parë Shaqir Fetai na prezantohet si prostitut mashkull, pa guxim intelektual e shpirtëror, pa diplomaci e pa personalitet për ta nxjerrë të vërteten në shesh. Ai që në start mendon se po komunikon me pula dhe, hë t’ua hedhim një grusht kollomoq pulave që po kokorasin kaq shumë! Gazetarët dhe mediat nuk duan “tagji” dhe rrena të fabrikuara, por të vërtetën mbi një proces të cilin Shaqir Fetai nuk diti si ta zhvillojë por doli i tëri bllof!
Ai fjalinë e nisë: “Mendoj se opinioni i gjerë tashmë është njoftuar përmes komunikatave tona dhe konferencave për shtyp.” Rrenë e madhe! Opinioni i gjërë tashmë e di se Shaqir Fetai u instalua në BFI nga tajfa e Sulejman Rexhepit si i devotshëm në lojalitetin ndaj tij dhe që do t’ia fshehë të gjitha gjurmët e krimit dhe të kriminalizimit të BFI-së ku kontribut të madh e të poshtër ka edhe vetë Shaqua.
Çka ka kumtuar përmes komunikatave të veta Shaqir Fetai? Asgjë, veçse po rrenë. Ky rrenavec, për hirë të “babait të vet shpirtëror” vazhdon të rrejë dhe të shkelë mbi parimet e shenjta të Islamit, ndërsa aq qejf ka që t’i drejtohen me titull “hafiz”. I duhet ky titull për kamuflim të djallezive që i ka! Cilat konferenca pēr media i ka mbajtur ku i paska sqarur gjërat? Ky tash mundohet qe t’i vë në lojë edhe mediat e gazetarët, madje tërë opinionin, ndaj nuk paska nevoje të dijë hiç më tepër Rijaseti, komuiteti i hoxhallarëve, teologët e vendit, myslimanët që ndajnë nga kafshata e gojës për të mirën e këtij Institucioni? Në konferencën e fundit më idiotik që mund ta mbajë një snob e një injorant, Shaqir Fetai aq shume u bishtëroi gazetarëve sa këta ia injoruan bakllavanë që ky ua ofroi si korrupsion. Shumica e gazetarëve në vend e dinë këtë të vërtetë dhe jo intrigat e “hafiz intrigantit”.
“Kohëve të fundit u ndie nevoja që vërtet të ndodhin ndryshime në kreun e BFI të RMV, sepse u formua një ambient  te besimtarët dhe te faktorët tjerë në BFI e RMV dhe u ndie nevoja për ndryshime,  të cilat ne i emërtuam si zhvillime të reja në BFI e RMV. Këtë proces e udhëhoqën vetë Myftinjtë e Myftinive të BFI të RMV dhe anëtarët e Rijasetit të BFI,  ku me dy të tretat u vendos ky ndryshim.”
Në një fjali tri rrena pa krip:

  1. Kohëve të fundit u ndie nevoja??? Kur, kohëve te fundit, vetëm pasi të jetë shkaterruatlr komplet BFI duke e grabitur dhe rrënuar gati gjysëm decenie! Po si nuk e ndietë këtë nevojë me herët, apo ju vinte lezet.
  2. Zhvillime të reja në BFI??? Kështu i emëruat nevojat për largim të kryehajnit të BFI-së, Sulejman Rexhepit? Shaqir Fetai që deri dje vidhte si dhe e miratonte vjedhjen e Sulejman Rexhepit në BFI, e quan “zhvillime të reja në BFI” largimin e mësuesit të vet në intriga, rrena dhe vjedhje?
  3. Ky  ndryshim u vendos me dy të tretat e Rijasetit??? Po nese ia kërkon gjyqi që t’i përgjigjet me emër e mbiemër dhe me sistematizim te vendit të punës për të gjithë ata që ia përbëjnë këtë dy të tretat e Rijasetit, si do të përgjigjet? Me “pasha nanen time” nuk e kam ditë, apo me “pasha Allahun kështu bënte edhe “zoti” im, Sulejman Rexhepi”?
    Në këtë përgjigje mungon vetem e vërteta: ndodhi ky proces se kështu u morëm vesh në “Darkën e fundit”, ne të Judës me ata të pushtetit (përfshirë këtu edhe Sulejman Rexhepin)!
    Dhe, “hafiz intriganti” e përfundon përgjigjen e parë në intervistën e kurdisur duke nënvizuar se i ka hyrë menjëherë punēve për stabilizim të BFI-së në sfera të ndryshme! Ky farë mburraveci, ose është tërësisht injorant, ose po përpiqet të lajë mut me shurrë, sepse është shumë i ndërgjegshëm për lojën ku ështe futur.
    Për çfarë stabilizimi dhe per çfarë sfera të ndryshme mundohet të flasë kjo fare hanëmingje, kur dihet se, nga dita e kidnapimit të BFI-së e deri me sot, ditët i kaloi duke pritur e përcjellë “delegacione” që ia shprehnin përshëndetjet dhe urimet për një post të vjedhur që e shperfytyron komplet ne gjeldet! Natyrisht deri sa nuk u sëmurë nga Covid 19, për ta kaluar kohën pastaj në shërim shtëpiak. Dikush pyeti: “a mos ishte ky një ndëshkim nga Zoti”, për ta ndërmendur “hafizin”?!

Leave a Reply