Hajde dekorata presidenciale! Urdhëroni, të mira si patate…

Askush deri më sot, nuk i ka fyer kaq shumë shqiptarët e Maqedonisë si Pesidenti Shqiptar, z. Ilir Meta. Askush nuk ua ka nëpërkëmbur dinjitetin kaq rëndë si Ilir Meta sot, duke dekoruar një nga shqiptarët më të diskutueshëm dhe më të urryer në botë! Presidenti Meta do të jetë përjetë i rënduar nga kjo njollë e zezë që ia bëri sot vetes në lule të ballit. E gëzoftë

 

Shkruan Andi Rakipi

 

Këto ditë, nëpër disa portale qarkullonte një barcaletë e paparë për nga fuqia e alegorisë, me personazh djallin dhe një nga njerëzit më kontravers dhe më të përfolur në mediat shqiptare dhe më gjërë, Sulejman Rexhepi, i vetëshpalluri Reis i BFI në RM. Sulejman Rexhepi ëndërron se si në kishë ndezë një qiri për shpirt të djallit, kurse djalli i premton për këtë gjest një dekoratë me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” por që e kushtëzon që të përmutet në brekë. Kur zgjohet Sulejman Rexhepi sheh që prej vërteti i ka të mbushura brekët!

Pa dyshim që, barcalata kishte marrur spunto nga një letër e hapur e ish-sekretarit të BFI-së Afrim Tahirit, (njohësi më i mirë i Sulejman Rexhepit) i cili ia dërgon Presidentit shqiptar, Ilir Metës, duke e lutur që mos të bëjë gafë e ta dekretojë një nga shqiptarët më të diskutueshëm në botë. Përkundër një sërë faktesh të nënvizuara në atë letër, fakte që do të duhej që ta stepnin Presidentin Meta nga hapi i tij antishtetëror, megjithatë, sot, (më 25 janar, 2018) Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sapo ia akordoi dekoratomanit Sulejman Rexhepin dekoratën “Gjergj Kastrioti Skëndeeebeu”!!!

Motivacioni me elemente të një arsyetimi idiotik, ishte i tëri gënjeshtër dhe shumë i shpifur. Presidenti mbase mund të thotë se kështu m’i kanë sjellë të dhënat për këtë njeri, por, megjithatë, njeriu i parë i shtetit, ai që nuk e ka në plan të parë shitjen e dekoratave porse interesin e shtetit dhe të kombit, do të duhej që t’i shoshiste ato të dhëna të sajuara nëpër sitat e shërbimit intelegjent kombëtar!

 

Presidenti Meta e shtyu turpin me raki Skrapari

 

Në Maqedoni, në mesin e shqiptarëve, ka plotë persnalitete të denjë për këtë dekoratë! Meqë paska vendosur që ta dekorojë një shqiptarë nga Maqedonia, pse nuk e dekoroi për shembull Ali Ahmetin, Arbën Xhaferin post hume, Bardhryl Mahmutin, Xhezair Shaqirin – Hoxhën? A ka dëgjuar Ilir Meta për Ali Aliun, për Bajrush Mjakun, për Ahmet Jakupin që me punën e tyre e emancipuan këtë pjesë të kombit, a ka dëgjuar për Emin Azemin apo për Admir Qosjen të cilët lanë shpirt në krijimin e kuadrit gazetaresk shqiptar në Maqedoni! Po për Refki Veliun? Të gjithë këta emra kanë dhënë djersë e gjakë, kanë derdhur tru e mund për kombin shqiptar. Presidenti Meta pa dyshim që do ta kishte shumë të vështirë që të na bindte qoftë me vetëm një kontribut fetar apo kombëtar të Slejman Rexhepit. Nëse Ilir Meta ka mbajtur llogari në shpërndarje të dekoratave që janë nën “urdhërin e tij” të përfshijë edhe ndonjë teolog mysliman, atëherë, ja, para do kohësh ishte në Gjilan, në zbulimin e shtatores së Idriz Seferit! A nuk kishte dëgjuar aty për Mulla Idrizin e Gjilanit, a? A ka dëgjuar për Jakup Asipin! Po për Bekim Halimin apo Zekerija Bajramin? Po pë Zekerija Idrizin, telogun e palodhsëm në çdo aspekt!

Ilir Meta, me Sulejman Rexhepin në fakt ka dekoruar një nga udbashët më perfid, një nga nëpunsit e hershëm të policisë jugosllave ku i vetmi ka qenë polic me çallmë! Ilir Meta sot ka dekoruar një nga përçarësit më të madh dhe një nga zbatuesit më të përkushtuar të skenareve të huaja në dëm të komunitetit mysliman dhe në shpërfaqje të tyre si “element radikal islamiko-shqiptar”! Ilir Meta sot ka dekoruar duke e njollosur Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, njeriun i cili pasi iu shpalos dosja policore me nofkën “Zharko” më vitin 2000 u largua nga BFI në RM. Ka dekoruar nepotistin më të madh në rajon, zhvatësin më të pashpirt dhe hajnin e pakapshëm nga organet e drejtësisë, personin më të aftë për të korruptuar prokurorë, gjykatës e policë. Ilir Meta ka dekoruar njeriun i cili sot është “lideri fetar” më i pasur i myslimnëve më të varfër në rajon. Ka dekoruar njeriun të cilin CNN e krahason me liderin e ISIS-it, Al Bagdadin! Ilir Meta ka dekoruar njeriun i cili në emër të fatkeqësive kombëtare ka inicuar akcione humanitare duke mbledhur miliona euro të cilat që të gjitha kanë përfunduar në xhepin e tij (rasti i vërshimave katastrofale në Hasanbeg e rrethinë, në Jugun e Shqipërisë etj.) Ilir Meta ka dekoruar njeriun më të izoluar në Maqedoni, njeriun e skandaleve amorale e imorale, njeriun që Arabia Saudite e ka futur në listën e zezë. Ka dekoruar njeriun i cili ka manipuluar në emër të Presidentit Amerikan, duke e falsifikuar “dekoratën” dhe duke paguar për këtë krim mbi 200 mij euro dhe para një grupi njerëzish të manipuluar ka deklaruar se është dekoruar nga Ekselenca tij Donald Tramp! Ilir Meta ka dekoruar sot njeriun të cilin e demanton vetë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë se i ka dhënë ndonjëherë dekoratë “Imazhi i Kombit”! Fare në fund, Ilir Meta sot ka dekretuar njeriun i cili nuk mbanë llogari për imazhin e shtetit shqiptar, duke paguar shuma të mëdha parashë vetëm e vetëm që të vie deri te një “dekoratë presidenciale”, e cila do t’i shërbejë si veladon mbi të gjitha ato fakte e argumente që ia krijojnë shumësin e profilit prej fuksi, kodoshi, hajni, zhvatësi, antikombëtari e antifetari! Me këtë gjest, Ilir Meta nuk ka arritur që t’i shuajë të gjitha ata zëra kritikë, të gjitha ato shkrime dhe portale që parreshtur shkruajnë mbi aferat dhe skandalet e Sulejman Rexhepit.

 

Punë për Prokurorin e shtetit, Arta Marku

 

Dhjetë ditë më parë, në Strugë, në një restorant, janë fotografuar Sueljman Rexhepi me sekserët e Ilir Metës, të cilëve ua ka dhënë këstin e tretë të pagesës për këtë dekoratë, kurse kësti i fundit ka ngelur të paguhet pasi të merret dekorata. Mund të ndodhë që kurr të mos e paguajë, sepse Sulejman Rexhepi jo njëherë është dëshmuar se nuk i intereson fjala e dhënë.

Prokurorja e shtetit duhet të ketë mjaft fakte për të nisur një hetim mbi Presidentin aktual të Shqipërsë, i cili, assesi nuk duhet t‘i shpëtojë vetingut! Dekorimi i Sulejman Rexhepit është akt i pastër kriminal, i cili e njollos shumë rëndë shtetin shqiptar. Jo rallë janë parë duke drekuar e darkuar Presidentin Ilir Meta me Sulejman Rexhepin dhe me dy sekserët e tij, Fahri Balliun dhe Ferdinand Samarxhiun. Bisedat telefonike të këtyre të dyve me lavatriçen e parave të pista të Sulejman Rexhepit, Mustafa Dautin, janë argumenta të mjaftueshme që flasin për një president i cili, mjerisht, për t’i mbuluar shpenzimet e “forumit të vet rinor” gjatë verimeve në Jalë, pranon që ta komprementojë institucionin e dekorimit presidencial dhe t’i nëpërkëmbë të gjitha vlerat shtetërore e kombëtare. Ky gjest kriminal nuk duhet që t’i pezullojë mbi kokë Ilir Metës si masë shantazhi politik, por, nëse drejtësia shqiptare ka vendosur që mos të kursejë askend, atëherë, siç thotë Ambasadori Amerikan, Lu, le të fillohet nga “peshqët e mëdhenj”!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *