Hajde për hajër o Sulejman Rexhepi

Të gjithë ata paaak shqiptarë që do të solidarizohen me Mulla Sulën në sharje e akuza naj Muhamed Zekirit duhet ta dinë se janë në anën e së keqes, sepse angazhimi institucional i Mukit është një motiv i shenjtë për ta eliminuar hajnin, rrencin, vjedhësin, uzurpatorin, shkatërruesin e vakëfit, thjesht, njeriun më të keq që ka uzurpuar një institucion të tërë dhe tallet me shqiptarë si t’ia do qejfi

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

Sot, në Prokurorinë Speciale, deputeti shqiptar, Muhamed Zekiri, paska shtruar kërkesë që të kontrolloen bisedat telefonike të Sulejman Rexhepit, në bazë të të cilave do të vërtetoheshin të gjitha akuzat e deritanishme lidhur me keqpërdorimin e detyrës, ose do të mohoheshin të gjitha akuzat dhe fushatat në vijimësi nuk do të kishin më kuptim.
Në bazë të disa informatave të njerëzve që kanë punuar në selektimin, sistemimin dhe transkriptimin e përgjimeve telefonike, flitet se telefoni i Sulejman Rexhepit është përgjuar mijëra minuta, kurse vetëm për keqpërdorim të detyrës, përfshirë këtu vjedhjen, zhvatjen, manipulimin, nepotizmin etj, janë mbi 380 përgjime (të tjerat janë të rrafshit (a)moral si dhe manipulime të ndryshme).
Natyrisht, nëse Sulejman Rexhepi do të bëhet lëndë e Prokurorisë Speciale dhe, nëse provohet qoftë faji më i vogël, ai do të përfundojë si i bekuari i tij, Nikolla Gruevski, ish-kryeministri, me disa vite burg.

 

Sulejman Rexhepi “patriot” e Muki “tradhëtar”? Bilibic!

Tani, pa dyshim që, Sulejman Rexhepi do të zgjasë dorën duke paguar pishpirikë të ndryshëm që sado pak ta mbrojnë, ta nxjerrin si “patriot” ndërsa ta devalvojë misionin e shenjtë të Muhamed Zekirit. Pra, Sulejman Rexhepi të dalë “Reis i devotshëm”, kurse Muhamed Zekiri “tradhëtar”!!! Do të paguaj disa portale për ta zhvilluar ndonjë fushatë pro Sulejman Rexhepit dhe, në fund, ose do të përfundojë në ndonjë biruc në Idrizovë, ose në ndonjë pavion në Bardovcë! Vend tjetër nuk i ka mbetur, sepse, nuk ka shans që të provohet ajo çka ka qejf Sulejman Rexhepi. Do të dalë e kundërta që e pret ai: Muhamed Zekiri përfundimisht do të dalë patriot, nacionalist, mysliman i devotshëm, do të provohet si vullnet i Zotit që ai të bëhet deputet dhe prej Parlamentit ta ngrisë zërin kundër, Sulejman Rexhepit, njeriut më të ligë që po e dëmton rënd edhe shqiptarinë edhe myslimanizmin. Ishte vullnet i Zotit që Muki të bëhet deputet i po asaj partie që regjimin diktatorial e antishqiptar të Nikolla Gruevskit e rrëzoi pikërisht falë “bombave” telefonike, i asaj partie që këmbënguli në formimin e Prokurorisë Speciale tek e cila janë të deponuara të gjitha përgjimet, përfshirë këtu edhe ato të Sulejman Rexhepit.
Dhe, të gjithë ata paaak shqiptarë që do të solidarizohen me Mulla Sulën në sharje e akuza naj Muhamed Zekirit duhet ta dinë se janë në anën e së keqes, sepse angazhimi institucional i Mukit është një motiv i shenjtë për ta eliminuar hajnin, rrencin, vjedhësin, uzurpatorin, shkatërruesin e vakëfit, thjesht, njeriun më të keq që ka uzurpuar një institucion të tërë dhe tallet me shqiptarë e me islamin si t’ia do qejfi, sepse, ka lekë ai për të paguar e për të korruptuar prokurorë e gjykatës. Le ta shikojmë tani se si do t’i vejë puna me Prokurorinë Speciale…

 

Përgjigjet e tërthorta të Sulejman Rexhepit

Muhamed Zekiri po pret edhe më tej disa përgjigje nga ana e Mulla Sulës, i cili, kohëve të fundit as nuk po di të flasë publikisht e as nuk di të shkruajë. Prandaj, pritja e Mukit do të jetë shumë e gjatë. Megjithatë, nga një bisedë e tij, e mbajtur shënim, me disa lakej të vet, rreth sofrës në Konakun e tij, Suleman Rexhepi ka shpërthyer duke dhënë tërthorazi edhe përgjigje mjaft të vlefshme për Muhamed Zekirin. Sulejman Rexhepi ka thënë: “Ky pis do me e vra, me saçme për leproj. Nuk e di kush e ka shty që të përzihet në bisnesin tonë por atij sa më shpejt duhet mbyllur goja. Krejt bota e di që sivjet çmimi për në haxh prej Maqedonisë është 4100 euro, fiks 720 euro më shtrenjtë se vjet, kurse ky edhe më tej pyet se a është e vërtetë. Pse e bëj luftën që BFI-ja të jetë i vetmi insitucion që e ka të drejtën e organizimit të haxhit? Pikërisht për vizat arabe! Duhet të na jepen neve kurse ne pastaj e vendosim se sa ua shesim atyreve që nuk pranojn të vijnë me ne por të shkojnë me agjenci të egra. Në një farë mënyre, pagesa e vizave është pagesë e tradhëtisë së tyre. Jo 500 euro por do t’ua shesh edhe më shtrenjtë, do t’i djegi të gjithë ata që nuk vijnë që në start me ne, me BFI-në. Krejt bota e di se edhe raporti amerikan ka shkruar për mua si për shitës të vizave arabe, kurse ky farë shkavi më pyet se a kanë shkru amerikanët për mu a jo! Ani çka që shkruajnë? Ata edhe shkruajnë kundër meje, edhe detyrohen të më dekorojnë me shpërblimin e presidentit amrikan, Donald Tramp! Më të mirë se unë nuk mund të gjejnë. Sa profesorë e sa imamë janë pa ua paguar sigurimin pensionalo-invalidor? Me çka t’ua paguaj? Nuk kemi para. Qe dy vjet e lus liderin e tij politik, Zoran Zaevin që të na japë para, t’i paguajmë disa borxhe e ai nuk jep se nuk jep. Si t’i shlyejmë të gjitha ato miliona borxhe që i kemi si ndaj shtetit ashtu edhe ndaj imamëve e profesorëve? A e paskam shfrytëzu postin për interesa të ngushta personale e familjare? I vdektë nëna atij që nuk do ta shfrytëzonte pozitën e vet. Unë kam familje, kam djem, një ditë do të vdes dhe, pse të shahem prej tyre se nuk ju lashë asgjë sa isha Reis? Madje konsideroj se shumë pak kam bërë për ta, shumë pak do të trashëgojnë nga unë. Janë disa shtëpi, banesa, hotele, restorante, makina, toka, ROLEX-in, dyqane, arsenalin e armëve si dhe miliona eruo të cilat po shpenzohen avash avash duke ndërtuar pishina e duke blerë për Sulën e vogël super sport makina… Shyqyr që hala nuk ka kuptuar Muhamed Zekiri se vaksinat i kemi falas dhe haxhilerëve ua marrim nga 100 euro. Shyqyr që nuk ka marrur vesh që haxhilerëve u marrim nga 120 euro për kurbana dhe nuk ua presim hiç. Shyqyr që nuk ka marrur vesh se bileta e udhëtimit kushton 730 euro kurse ne haxhilerëve ju themi se kushton mbi 1200 euro. Shyqyr që nuk e di se qëndrimi në Arafat është 350 euro kurse ne ju themi se kushton 750 euro. Shyqyr që nuk e di se diku paguajmë e diku jo, taksa për haxhilerët, që nuk shkojnë më shumë se 300-400 euro kurse ne ju themi se shpenzojmë mbi 700 euro taksa. Epo kështu arrihet çmimi prej 4100 euro…”, është shprehur Sulejman Rexhepi.
Megjithatë, është mirë që Muhamed Zekiri të mos ndalet duke ia kërkuar përgjigjet, sepse, ndryshe janë ato përgjigje që mbahen shënim nga goja e Sulejman Rexhepit, ndryshe janë kur ato dalin në opinion nga vetë goja e Mulla Sulës. Ai nuk bëhet i gjallë, bëhet kinse ka vdekur, sepse në këtë formë ai mendon se do ta shtyej sa më gjatë në krye të BFI-së së uzurpuar. Po tani me aktivizimin e lëndës në Prokurorinë Speciale? Hajde për hajër inshalla!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *