Halil Kastrati, Elvis Naçi dhe Mustafë Dauti

Pse Halil Kastrati dhe Elvis Naçe, dy teologët tashmë të dëshmuar me devotshmëri, për humanitet janë gati të japin edhe shpirtin e vet, kurse Mustafë Dauti, kuaziteologu i shpifur nga Maqedonia e Veriut, e përdor humanitetin për të vjedhur gjithçka nga ai shpirt fisnik i të varfërit

Shkruan Ema Erebara

Një kohë, jo shumë larg, disa pseudointelektualë u ngritën peshë dhe, si lugetër, u munduan që ta minimizojnë dhe ta vënë në diskutim tërë atë vepër madhështore si të Elvis Naçes të Shqipërisë po ashtu edhe të Halil Kastratit të Kosovës. Pse po e bëjnë publike humanizmin e tyre! Sepse, mbi të gjitha, për t’u ringjallur ai dell human i shqiptarit, të cilin nuk e ka asnjë popull në rajon e më gjërë! Humaniteti i shqiptarit për një kohë qe i plagosur rëndë! Desh e vdiqën “humanistët me bateri”! Humanitetin e shndërruan në bisnes dhe, u vodhën miliona dollarë në emër të humanitetit, u keqperdoren ndihman duke u pasuruar pa dhimbje mbi kurriz të të varfërve. Menjëherë pas luftës në Kosovë, shpërtheu varfëria ekstreme si pasoje e masakrës serbe që kishin bërë mbi pronën dhe pasurinë e shqiptarëve gjatë tërheqjes. Shtëpi e prona te djegura, të grabitura e të zhdukura. Shqiptarët, pas lirisë, tani kishin nevojë jetike për gjithçka që siguron pak jetë të dinjitetshme. U shtuan edhe mediat! Pikërisht mediat që po afronin lloj-lloj pamjesh të tmerrshme i dhanë shpirtë dhe e ngjallën solidaritetin shqiptar. Njerëzit po jepnin pa ndarë ndihma, ndërsa dikujt i shkoi ne mend që të publikojë përmes rrjeteve sociale donacionet si dhe subjektin të cilit i falej donacioni. Ky dikushi sot ka absolutisht emrin më të madh ndër shqiptarët. Quhet HALIL KASTRATI!

Halil Kastrati e publikon çdo cent të shpenzuar, duke ofruar raporte në detajet më të imta, duke publikuar çdo cent i donuar ku dhe te kush ka shkuar. Sot Halil Kastrati ka arritur besueshmërinë absolute, duke e bërë krenar komunitetin e teologëve prej nga ka dalë si dhe Institucionin fetar islam, BIK-un për faktin që në gjirin e vet ka një nga emrat më të dashur, më të uruar, me të respektuar e më humanistin, hoxhë HALIL KASTRATIN. Halil Kastrati, për këto 3-4 vite ka siguruar ndihma për të ndërtuar 400-500 shtëpi për më të varfërit e Kosovës e më gjërë, brenda vitit në xhirollogarinë e tij humanitare kalojnë miliona e miliona euro, të gjitha me destinacion të varfërin, bonjakun, jetimin, hallexhiun. Po kështu, sot edhe Shqipëria ka një emër të madh nga sfera e humanitetit! Hoxhë Elvis Naçen. Edhe nga radha e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë doli një personalitet i cili po e shton radhën e bëmirësve shqiptar, po i lumturon mijëra familje shqiptare, krejt kjo e përshkuar me rrëke lotësh gëzimi para kamerave televizive! Kanë nevojë këta humanistë për kamera televizive? Absolutisht jo, por kane gjetur metodën për t’i zgjuar ata qindra e mijëra humanistë, ata më herët të zgjuarit le të shohin se ku po shkojnë donacionet e tyre, kurse popullata t’i gëzohet dhe të qajë nga gëzimi për vlerën aq të shenjtë të humanizmit që e kanë në kodin e tyre etnik. ELVIS NAÇES bashkë me këngëtarin e mrekullueshëm edhe si artist edhe si njeri, mbi të gjitha si shqiptar, SIDRIT BEJLERIN, televizionet kombëtara u kanë dhënë hapësirë që çdo javë të tregojnë se ku kanë shkuar donimet e shqiptarëve dhe kush duhet të ndihmohen. Pa dyshim, falë angazhimit të natë e ditshëm të HALILIT dhe ELVISIT, sot dhe çdo ditë të lume, shqiptarët jetojnë më mire dhe të lumtur. Lumturohen të varfërit për shtëpia e për ushqime, lumturohen donatorët tek shohin lumturinë nëpër fytyrat e të varfëve dhe jetimëve. ALLLAHU MËSHIRËPLOTË, ua shtoftë pasurinë donatorëve si dhe shëndet për humanistët nga Kosova dhe Shqipëria. Po Maqedonia a e ka një hoxhë aq human sa të lartëtheksuarit? A ka arritur këto kohë BFI-ja e Mulla Sulës të prodhojë një Halil apo një Elvis? Fatkeqësisht, jo! Ka prodhuar gjakpirësin e fukarave dhe jetimëve, Mustafë Dautin, i cili humanizmin e përdor për të vjedhur për vete e për Sulejman Rexhepin. MUSTAFA DAUTI, në ditë me diell e vjedh tërë atë shumë të hollash që mund të donohen. E ka vjedhur! Hala e vjedh! E vjedh sepse i korrupton mediat shqiptare, me nga një pako ndihma me afat të skaduar, me një grusht parashë, me qëllim që të shkruajnë për aktivitetet inekzistente humanitare të tij dhe mos të merren me hulumtimin dhe publikimin e skandaleve të çdoditshëm në emër të humanizmit. Prandaj dhe populli ka zgjedhur që vetë të bëjë humanitet, pa ndërmjetësues të tipit të Mustafa Dautit, prandaj këtij farë hajni askush nuk i jep, prandaj dhe dhënia e fitrave në BFI për të zhvilluar edhe humanitet, ka pësuar një rënie në masë prej 73 për qind. Sepse po vidhen edhe ndihmat edhe fitrat. Bisnesmenë të gjallë dëshmojnë se zeqatin e kanë dorëzuar në zyren e Mulla Sules, në katër sy, pa marrur kurrfarë dokumenti. Prandaj po falimenton BFI-ja e Sulejman Rexhepit, sepse askush nuk po pranon që të bëhet pre e epshit për hajni të dyshes Mustafa Dauti – Sulejman Rexhepi.

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte për humanitet, jo nëse këtë e pretendojnë hajnat e Bashkësisë Fetare Islame të Sulejman Rexhepit. Çdo cent që hy si donacion përfundon në xhepin e kuazihumanisteve e kuazihoxhallarëve, Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti. Ta kujtojmë këtu shumën prej 450 mij euro që erdhi ndihmë nga e gjithë shqiptaria për vëllezërit nga Hasanbegu i përmbytur, e që përfunduan 150 mij euro në xhepin e Mustafë hajnit dhe 300 mij euro në xhepin e Sulejman babëzitjes. Prandaj këta dy të kabiles së Kuazimodës aq shumë i urrejnë si të madhin Halil Kastratin, po ashtu edhe Elvis Naçen, të cilëve jo një herë ju kanë dërguar selame të ulëta se pse depertojnë në territorin e tyre dhe merren me “punët” që i përkasin BFI-së së Mulla Sules, i cili për humanitet e ka Mustafë Hajnin. Mustafë Dauti nuk e ka prekur, nuk e ka shëruar asnjë të varfër, por, me buxhetin që u përket atyre, BFI organizon ahengje me muzike. Turp, turp, turp…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *