“Hilali” i ndihmon myftinjtë e varfër të Sulejman Rexhepit

Partner dhe donator i përhershëm i restoranteve të familjes së Mulla Sulës, fatkeqësisht po ngelë fabrika në Kavadar e cila prodhon ekskluzivisht ujin mineral “Kozhuvçanka”! Edhe “Vitaminka” e Prilepit prodhon lloj-lloj ëmbëlsirash të thata nga ato që u shiten nxënësve, pra, edhe medresantëve! Së këndejmi, këto dy firma duhet të regjistrohen diku, në ndonjë “lajm intern” si “donatore të BFI-së”

Nga Ebibe Sadiku, Zajaz

Një Zot e di se kur janë fotografuar fytyra më e urryer ndër myslimanët, Mustafa Dauti, dhe fytyra tjetër më e urryer ndër myslimanët e “Uskanës”, mtyftiu i Kërçovës, Murat Hyseini, para një gardhi të ngritur nga kutitë e zbrazëta e që mbajnë të ngjitur llogon e “Hilalit”, sikur të jetë kjo “organizatë-person” donatore për të varfërit e vendit. Dhe, sot paska botuar një lajm duke pretenduar se këto pako, gjithqyshë të dyshimta, do të shpërndahen nëpër shumë shtëpi të Kërçovës (frikësohen ta thonë numrin e saktë, sepse, menjëherë do të demantohen)! Mustafa Dauti, ky sinonim i hajnit të ndihmave humanitare, thotë: “… në shpirtin mysliman dominon “një lugë më tepër” dhe kjo tani do të shkojë në shumë shtëpi të Kërçovës me rrethinë!” Se ç’kuptim mund të ketë kjo fjali e poshtër, idiotike dhe e dalur nga zhargoni i hajdutëve, këtë vetëm ata mund ta dinë.
Vjen Murat Hyseini nga Kërçova dhe fotografohet me Mustafën e ngratë në shpirt. Dhe thonë se, ja, i shpërndamë ndihmat nëpër Kërçovë, kush ishte më i zoti erdhi dhe i mori! Në fakt, këtu, në këtë detaj, fshihet djalli i Mustafa Dautit! Murat Hyseini nuk ka pasur kurrfarë nevoje të marrë ujë minerali “Kozhuvçanka” dhe as “tortica” “Vitaminka” për t’ua dërguar qytetarëve në nevojë të Kërçovës! Këto dy fabrika prodhuese mund të jenë me shpirt të mirë dhe të shprehin dëshirë të zjarrtë që pikërisht për Muajin e Agjërimit të dhurojnë prodhime të tyre për sofrën e myslimanëve. Por, fatkeqësisht, të gjithë përfundojnë nëpër magazet e Sulejman Rexhepit dhe në podrumet e Mustafa Dautit, ndërsa ndjejnë nevojë që t’i falënderojnë donatorët! Ja lajmi që flet për këtë “falënderim”: vjen Murati i ngratë nga Kërçova, fotografohet me Mustafë hajnin para pakove humanitare të zbrazëta dhe, në të kthyer, merr ndonjë koli me ujë me gaz dhe ndonjë “torticë” hejdije prej “reisit” të tij Sulejman Rexhepit. Si kundërshpërblim duhet të mbyllë gojën, si të gjithë myftitë e tjerë, sepse, kjo bëhet për të mirën tonë, ju shprehet Mustafa Dauti. Donacionet që na vijnë, aktrojmë se po i shpërndajmë, ndërsa i marrim për vete se, ngelëm pa rroga!
Mbi këtë filozofi të hajnisë vepron Mustafa Dauti, i cili, si qyqe, si skuth, si munafik, ka qejf të thotë “Hilal” që vepon në kuadër të BFI-së”! “Hilali” nuk vepron ajo është “organizatë” fiktive e regjistruar nga BFI, me të drejtë nënshkrimi nga Sulejman Rexhepi. Vepron në vjedhje vetëm Mustafa Dauti, kurse Sulejman Rexhepi nuk nënshkruan që të japë diçka, qoftë edhe lëmoshë, ai nënshkruan vetëm për të vjedhur dhe për të tërhequr shuma prej miliona eurove!
Deri më sot, kemi disa fotografi të shkrepura para do pakove të zbrazëta me llogon e “Hilalit”, por, nuk kemi asnjë fotografi se si shpërndahen të njëjtat pako nëpër shtëpitë e myslimanëve të varfër nëpër territoret e myftinive! Me rëndësi, të themi se, po shpërndajmë ë! Siç ishin shprehur edhe në Radio Evropa e Lirë se, deri më sot, gjatë këtij muaji të agjërimit, paskan donuar rreth njëzet mijë maska “kirurgjikale” në disa spitale, se mbi 1000 familjeve u paskan siguruar ushqim gjatë Ramazanit si dhe u paskan dërguar ushqim për 300 persona të karantinuar në Shkup dhe nëpër qytete të tjerë! Po le ta thonë qoftë vetëm një emër të personit të karantinuar që këta e paskan ushqyer! Ku është një listë qoftë me vetëm dhjetë emra që këta të “Hilalit” të Mustafa Dautit i paskan çuar ushqim! Apo, pa fije turpi ua vjedhin aktivitetin e myslimanëve të Shtipit, konkretisht të Xhamisë së Qytetit, ku mexhlisi i xhamisë të organizuar nga muteveliu dhe filantropi, H. Xhevdet ef. Zejnelov, çdo ditë kanë shpërndarë nga 200-300 iftare për myslimanët në nevojë të këtij qyteti me rretinë. Vetëm për iftar në prag të Natës së Kadrit kanë shpërndarë ushqim për mbi 1100 persona në nevojë. E vjedhin këta burra, edhe këtë aksion e vjedhin, siç i vidhnin mijëra pako të donura nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, siç i vidhnin qindra mijëra euro prej arkës së BFI-së duke i arsyetur si shpenzime për pakot e shpërndara të Turqisë, siç i kanë vjedhur absolutisht të gjitha ndihmat e donara për myslimnët e Maqedonisë, dhe që, garanci për “menaxhim islamik” kanë qenë të gjithë myftinjtë e ngratë, të cilët, për dy të babzitur: Sulejman Rexhepin dhe Mustafa Dautin, tashmë kanë shitur fytyrën për dy “tortica” të Vitaminkës! Ju ngeltë në fyt, ja rab! A nxihet bre karriera në mbrojtje të dy hajnave e munafikëve: Mustafa Dauti e Sulejman Rexhepi?!

Leave a Reply