“HIXHRETI” i Sulejman Rexhepit

Vetëm duke qenë i migruar (pra, në hixhret shpirtëror) në strofullën e djallit, Sulejman Rexhepi e bën kabull vjedhjen e parave të grumbulluara për hasanbegasit e sprovuar nga një katastrofë natyrore, për vlonjatët, somalezët e shkodranët, e bën kabull vjedhjen e buxhetit të BFI-së, e bën kabull ta bëj haram paranë e të varfërit që e jep për islam, fitrin, zeqatin, ta vjedh haxhin, ta devalvojë kurbanin, të tallet me çerdhet e dijes islame

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

 

Nën një atmosferë të zymtë, me plotë lëngata nga më të trishtat, nën një atmosferë duke pritur mëshirë, shpëtim e përparim, nën një ambient ku me të madhe po lulëzon hajnia, vjedhja, shkatërrimi i vakëfit, shitja e vakëfit, mbyllja e Medresesë Isa Beu në Shkup, në një ambient ku bëhen të gjitha planet si të vidhen fitri, zeqati, haxhi, kurbanët, në çastin kur tashmë muslimanët e Maqedonisë kanë ngelur pa kurrfarë perspektive islame, pikërisht në këtë atmosferë ku “sulizmi” po bën kërdinë në shpirtin dhe mendjen e çdo myslimani – Sulejman Rexhepi, uzurpatori dhe shkatërruesi i BFI-së do të organizojë manifestim kushtuar ngjarjes së lavdishme islame – Hixhretit! Po pse kjo ironi kaq e trishtë? Si është e mundur që xhahili të përfshihet në përkujtim të një ngjarje madhështore islame? Ish-myftiu i Shkupit, prof. Rexhep Jusufi do të thoshte se edhe këtë ngjarje duhet lexuar si një nga shenjat e kijametit. Sulejman Rexhepi të organizojë manifestim për Hixhretin? Subhanallah, subhanallah!
Me këtë manifestim, në fakt, Sulejman Rexhepi e madhëron idenë e shkatërrimit të vakëfit si dhe të Xhamisë! I detyron të gjithë myslimanët që të përjetojnë “devotshmëri” pikërisht në vendin ku u përdhos shenja islame – Xhamia Ibni Pajko! Ky gjest i Sulejman Rexhepit flet për “hixhretin” e tij personal si dhe të myhybëve të tij, të denjë për qelitë e burgjeve dhe jo të kenë raste që të tallen me vlerat fetare e kombëtare.
Sulejman Rexhepi e do këtë manifestim jo se i plasi xhani për islam, jo se i ngeli zemra te ndonjë manifestim fetar por, thjesht, e do sepse në këtë manifestim i krijohet rasti nga lakejt e tij që të qëndrojë sa më gjatë në skenë dhe t’ju imponohet myslimanëve të vendit si “mbret”, i cili di edhe të “dekorojë” personalitete. Pra, Mulla Sula dëshiron të tregojë se, jo vetëm ai i ka qejf dekoratat, porse qejfi i tij është që të shpërndajë sa më shumë dekorata, edhe atë pa kurrfarë kriteri, pa kurrfarë vendimi, dhe pa kurrfarë procedure. A ka thënë Mulla Sula – ashtu do të bëhet!
Mulla Sula në këtë manifestim do të flasë edhe për vlerat e Hixhretit! Për këtë hixhret do të flasë me plotë ironi e sarkazëm, me plotë urrejtje e pështirje. Sepse, nuk i pëlqen ky Hixhret, nuk e do këtë Hixhret, ai ka kohë që ka kryer një “hixhret të brendshëm”, dmth, shpirtëror – nga vlerat islame ka shmangur dhe ka rrëshqitur binareve të shejtanit! Do me thënë se, shpirtërisht ka migruar në strofullën e shejtanit, i cili tashmë ia ka bërë hallall të gjitha dëmet që ua sjell myslimanëve si dhe devalvimin që ia bën fesë islame me lloj-lloj marifetllëqesh satanike.
Vetëm duke qenë i migruar (pra, në hixhret shpirtëror) në strofullën e djallit, Sulejman Rexhepi e bën kabull vjedhjen e parave të grumbulluara për hasanbegasit e sprovuar nga një katastrofë natyrore, për vlonjatët, somalezët e shkodranët, e bën kabull vjedhjen e buxhetit të BFI-së, e bën kabull ta bëj haram paranë e të varfërit që e jep për islam, fitrin, zeqatin, ta vjedh haxhin, ta devalvojë kurbanin, të tallet me çerdhet e dijes islame, të tallet me fatet e njerëzve, me politikën, me diplomacinë, me kombin. Vetëm duke qenë i fryrë nga satana mund të marrë forcë për ta tallur popullin e vet si i dekoruar i Trampit, vetëm kur ta glasojë shejtani mund t’i japë vetes forcë për të gënjyer se u dekorua nga presidenti shqiptar, të cilit ia thau keshin në vlerë prej 300 mij euro për një “dekoratë”, të cilën, një president i mirëfilltë shqiptar në asnjë mënyrë nuk do të guxonte t’ia jepte një tradhëtari dhe një matrapazi.
Manifestimi i sivjemë i Sulejman Rexhepit për Hixhretin në fakt do të jetë sprovë për disa organe të BFI-së së uzurpuar. Myftinjtë që nuk do të sjellin me dhunë hoxhallarë, myftinjtë dhe profesorët që nuk do të sjellin me dhunë nxënësit nga Medreset si dhe studentë nga FSHI, të gjithë shokët-lakej të Sulejman Rexhepit që nuk do të sjellin shokë e miq për ta mbushur sallën e Filharmonisë, do të konsiderohen si bashkëpunëtorë të oponentit të Sulës dhe, ky do të jetë çasti i fluturimit nga puna dhe nga Medresetë. Salla duhet të jetë plotë, të krijohet përshtypja e rrejshme se sa shumë njerëz paskan ardhur për ta dëgjuar fjalimin e Mulla Sulës për Hixhretin. Mulla Sula kuptohet vetëm pasi t’i lexohen memoaret e tij në https://javorja.wordpress.com/category/memoare/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *