I sëmurë në çastin e vdekjes

Të devotshmit vdekjen e presin të qetë e shumë të kënaqur që më në fund do të shkojnë atje ku kanë shkuar të dashurit e Allahut Mëshirëplotë. Po të mëkatshmit, si e presin vdekjen?!

Shkruan Haxhi Isa XHAVITI

Vjen momenti kur, për një çast, të gjithë krijesat e Zotit, edhe besimtarët edhe jo besimtarët, edhe të devotshmit edhe mëkatarët, që të gjithë ndërgjegjësohen për aktin e ndarjes nga kjo botë, për vdekjen! Kanë vdekur imperatorë e të pushtetshëm, diktatorë e autokratë, intelektualë e analfabetë, të pasur e të varfër, kanë vdekur edhe vetë të dërguarit e Zotit! Besimtarët mezi presin që të ndërrojnë jetë dhe të ikin në jetën e përtejme, atje ku janë të vendosur zbatuesit e urdhërave të Kuranit dhe të Pejgmaberit tonë, Muhamedit s.a.v.s.

Mjerë mynafikët dhe kriminelët kur do të përballet me çastin e vdekjes. Për këtë kategori njerëzish ky çast është shumë i gjatë, i mundimshëm dhe i pamëshirshëm!

Sëmundet janë përcaktim i Zotit me të cilat i sprovon krijesat e veta. Të devotshmit, sado që sëmundjet të jenë të rënda, i kalojnë më lehtë, më qetë, pa i besdisur të tjerët, pjesëtarët e familjes, të cilëve Zoti ua dërgon një durim vetëmohues, sepse, në fakt, edhe këta janë në të njëjtën sprove.

Mynafikët, kriminelët, dallaverxhinjtë – mjerë ata për sëmundjet e tyre. Ata, edhe nëse goditen nga ndonjë vdekje që ua merr shpirtin në sekond (plumbi, apo ndonjë armë e ftohtë) vdekja e tyre do t’ju duket e gjatë miliona vite.

Mynafiku, krimineli, dalleverxhiu – i shtrirë në shtratin e vdekjes, duke lënguar nga ndonjë sëmundje, madje qoftë edhe e papërfillshme, edhe këtë çast do ta kalojnë në po të njëjtin nivel e pozitë siç e kanë jetuar jetën. Do të vizitohen nga bashkëpunëtorët e vet, nga hajnat, vrasësit, vjedhësit, nga shërbëtorët besnikë, të cilët luten apo edhe qajnë për “boss”-in e tyre, i shkulin flokët, i grisin faqet, i hidhërohen “zotit”, shajnë, mallkojnë, shkruajnë “palimpseste”, ndonjë memo përmes së cilës e madhërojnë “”boss”-in, porse, “boss-i i tyre i shtrirë në shtratin e vdekjes, duke lënguar nga isharetet e vdekjes, nuk i dëgjon ata, nuk mund t’i durojë bashkëpunëtorët e vet të sinqertë, nuk dëshiron t’i shikojë me sy, kthen kokën kah muri, jep shenjë që të ikin të gjithë nga dhoma ku derxhë, sepse, është në procesin e ndërgjegjësimit dhe, në këtë moment, si në shiritin filmik, i kalojnë të gjitha ato kuadro të stërmbushura me skena kriminale, me vrasje, me vjedhje, me spiunim, me kamatë, me ryshfet, me tallje me Krjuesin e vet, me mburrjet e kota se është “zot i zotërave”… I urrenë dhe nuk ua hedh sytë bashkëpunëtorëve me të cilët ka kauar një jetë të tërë, pikërisht për faktin se, tashmë ata nis t’i konceptojë si fajtorë kryesorë që e kanë nxjerrë nga udha dhe e kanë mbajtur në haram!

Mynafiku, krimineli, dallaverxhiu, edhe kur do t’i hetojnë shenjat e para e të hershme të vdekjes, madje edhe nëse vdekja ju vjen vetëtimthi, ata do të dëshironin që të jetojnë edhe më tej, sa më gjatë, njëmijë vite… Edhe Kurani i Madherishëm flet për këta soj njerëzish. Mëkatarët, Jehudët, kriminelët, dallaverxhinjtë dhe të ngjashmit me ta, të cilët me mëkatet e tyre janë dëfryer, janë argëtuar, kanë organizuar ahengje, me raki e me këngëtare, me muzikë të përçudnueshme, ndërsa e kanë ditur se vdekjes nuk mund t’i ikin, do të dëshironin që të jetojnë sa më shumë, sa më gjatë, dëshirojnë që të jetojnë njëmijë vjet, jo për faktin se u ka ngelur syri te jeta e tyre e shfrenuar, por, mbi të gjitha, dëshirojnë që t’i ikin dënimit të mëkateve. Por edhe po të jetonin njëmijë vjet prapë dënimit nuk do t’i shpëtonin. Zoti i Madhëruar thotë: “Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (Jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jetë e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dënimit. Allahu sheh çka veprojnë ata”. (El-Bekare, 96)

Mynafiku, krimineli e dallaverxhiu i përkasin asaj kategorie të krijesave të cilët, ndonëse formalisht besimtarë, mëtojnë që jetën ta kalojnë si pabesimtarë e gjithnjë në mëkat, ndërsa të vdesin si besimtarë! Për këta tipa mynafikësh Allahu xh.sh. thotë: “Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm” (En Nisa, 18)

Për këtë soj krijesash çasti i vdekjes mund të zgjasë miliona vite, veprat e tyre prej mëkatarëve nuk do t’ua ngacmojnë kujtesën aq sa kanë zgjatur në kohë reale, por, do të zgjasin tepër shumë! Ata do të dëshironin që në përshëndetjen ndarëse t’ju vijnë të gjithë viktimat e tyre: ata që i vranë, që i vodhën, që i spiunuan, që i morën më qafë, që ua bënë të padrejtën, që ua morën kafshatën e gojës. Jo për t’iu kërkuar falje, sepse kreanaria e tyre prej krimineli i përcjell deri në grahmën e fundit, por, thjesht, kur do t’i shohin rreth kokës viktimat e veta, do të mendojnë se, ja, unë kam qenë i drejtë, unë jam sjellë mirë, unë mirë kam vepruar me ta, sepse, ndryshe, nuk do të më vinin për të më përshendetur e për të më kërkuar “hallallëk”!

Vdekja është pikënisje e jetës së përtejme, ku nuk do të mund të ushtrohen zanatet e haramit, as krimi, as vjedhja, as zhvatja, as mynafikllëku, as gënjeshtra, as manipulimi në emër të fesë, as manipulimi me autoritetin e vjedhur, as tallja me Zotin dhe me vlerat e krijesave të tij të sinqertë. Prandaj, mynafiku, krimineli, dallaverxhiu – ndonëse të sëmurë për vdekje, nuk do të pranojnë të vdesin, duke demonstruar inat dhe revoltë kundër Krijuesit që njëherë ua fali jetën! Për më tepër, nuk do të pranojnë të vdesin pa u takuar për së fundmi herë më viktimat e tyre, qofshin ato edhe derra të egër e të vrarë në pritë. Duke i shikuar në sy, ata mendojnë se do ta sigurojnë “biletën” për ta kaluar Urën e Siratit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *