I sinqerti në BFI

Besimtari është i obliguar që gjithandej të jetë i sinqertë, si me vetëveten ashtu edhe me të tjerët, me rrethin, me komunitetin, me parimet, me dispozitat, me rregullat, sepse vetëm kështu do të jetë i sinqertë me Zotin. Në të kundërtën, thënë shkurt, i pasinqerti e mohon edhe vetë Zotin. Dhe, secili i sinqertë me Zotin ka nevojë dhe obligim ta mohojë të pasinqertin, kudo qoftë ai, në çfarëdo vendi e pozicioni

Shkruan Etleva Hoxha

Komunitetet fetare, si institucione të besimeve, janë çerdhe të sinqeritetit pa të cilin virtyt njeriu nuk mund të jetë pjesëtar i akcilës fe! Të pasinqertët dëbohen dhe nuk pranohen nga asnjë fe, aq më pak nga feja islame.

Të jeshë i sinqertë do të thotë të jeshë në harmoni të plotë me parimet fetare. Besimtari i sinqertë quhet i devotshëm. I pasqinerti nuk është as hajri i vetëvetes, as hajri i familjes dhe as hajri i shoqërisë. 

Atëherë, çka do të thotë të jeshë i sinqertë dhe të punoshë në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi?

Nuk ka gjasa të jeshë i sinqertë e të keshë marëdhënie pune në këtë Institucion të privatizuar e të devalvuar deri në firmë private të Sulejman Rexhepit. I sinqertë në BFI mund të jeshë vetëm nëse i nënshtrohesh rregullave të lojës së Sulejman Rexhpit.

Në BFI-në aktuale mund të llogaritesh i sinqertë vetëm nëse hesht para hajnisë epike të Sulejman Rexhepit, nëse i duartroket kësaj hajnie dhe nëse tërë atë hajni ia përkthen si “vlerë fetare islame”!

Në BFI mund të llogaritesh i sinqert vetëm nëse pranon të jeshë pjesë e ekipit, qoftë ky edhe “rijaset” që i shkelin të gjitha normat fetare, që i shkelin të gjitha principet dhe vlerat fetare. I sinqertë mund të jeshë vetëm nëse je në gjendje të gënjeshë për Sulejman Rexhepin, nëse je në gjendje të vrasësh për Sulejman Rexhepin, nëse je në gjendje të vritesh e të sakrifikohesh për Sulejman Rexhepin. Pak rëndësi ka të perceptohesh si shembëlltyrë e sinqeritetit nëse nuk je në gjendje ta vjedhësh popullatën, ta gënjeshë popullatën, ta trullosësh popullatën në të mirë të insteresave meskine të Sulejman Rexhepit dhe familjes së tij. 

Në BFI nuk mund të llogaritesh i sinqertë vetëm për faktin se nuk pranon të futesh në skema të ulta antiislame, antietike e antihumane të planifikuara e të kërkuara nga Sulejman Rexhepi, por, i sinqertë je vetëm atëherë kur të gjitha këto veprime i ushtron me zell pasi që paraprakisht e di se të njëjtat janë leksilium për shpirtin e Sulejman Rexhepit.

Në BFI mund të jeshë i sinqertë në raport me Sulejman Rexhepin vetëm nëse je në gjendje t’i kryesh me besnikëri të gjitha punët kriminale nga të cilat, Sulejman Rexhepi përfiton pa u fëlliqur fare. Pra, nuk mund të jeshë i sinqertë në BFI nëse nuk pranon të fëlliqesh fare. Në BFI i sinqertë është vetëm ai i cili është në gjendje që pa iu dridhur qerpiku t’i etiketojë të gjithë nëpunësit, t’ia shajë e t’i ofendojë, t’i manipulojë e të kërkojë që të gjithë t’i shërbejnë vetëm Sulejman Rexhepit.

Në BFI i sinqerti në raport me parimet fetare islame gjithnjë llogaritet arkaik, frikacak, i dyshimtë dhe kolaboracionist me djallin kundër Sulejman Rexhepit..    

I sinqerti i sinqertë, nuk mund të funksionojë në BFI, sepse ai duhet të jetë kundër hajnave që operojnë brenda BFI-së, kundër tradhëtarëve, kundër spiunëve, kundër kriminelëve, kundër injorantëve, kundër të nënshtruarve, kundër frikacakëve që nuk kanë guximin t’ia thonë asnjë fjalë kritike Sulejman Rexhepit.

I sinqerti që kritikon, i sinqerti që kërkon reforma të thella në BFI, i sinqerti që shikon përtej perdes futë të vënë nga Sulejman Rexhepi para syve të secilit nëpunës, i sinqerti që kërkon kthimin e peshës historike që ka pasur BFI në shoqëri, i sinqerti që kërkon që BFI-ja të ngelë Institucion që merret me jetë fetare dhe jo të shndërrohet në firmë private të Sulejman Rexhepit – ky i sinqertë dëbohet nga BFI-ja! I sinqerti që kërkon t’i jepet fund kësaj katrahure në BFI dhe t’i kthehet fama historike duke e larguar Sulejman Rexhepin, sakaq do të shpallet heretik dhe do të paditet për “puç”! Nëse ulë kokën dhe i shërben Sulejman Rexhepit, nëse e mbyll gojën para vjedhjeve masive të tij, para shkatërrimit dhe zhvatjes së vakëfit nga ana e tij, nëse del publikisht dhe e miraton si islame tërë atë veprimtari kriminele të Sulejman Rexhepit, vetëm në këtë rast je i sinqertë dhe mund të punoshë në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi.

Mund të jeshë nëpunës në BFI vetëm nëse pranon që t’ia dorëzoshë në dorë Sulejman Rexhepit personalitetin dhe dinjitetin tënd. Pa pranimin e këtij kushti ti je shumë i pasinqertë dhe, si i tillë, i padëshiruar në mesin e “Kubit të Sulejman Rexhepit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *