Iftari nuk e mbulon vjedhjen institucionale

Më bëj baba të të ngjajë! Ngjashëm si Sulejman Rexhepi, edhe myftiu ilegjitim i Shkupit, Qenan Ismailit, ka nisur t’i vjedhë aktivitetet e huaja! Nuk është njëjtë si “organizoi iftarin” si “shtroi iftarin”! Aq më pak kur iftari është i donuar nga ndonjë mysliman! Cila këtu na qenka merita e Qenan Ismailit, i cili, sipas të gjitha gjasave po lëngon rëndën nga “Sindromi i Stokholmit”

Shkruan Dardana Berisha

 

“Myftinia e Shkupit” na paska shtruar iftar për nxënësit e Medresesë, studentët e FSHI-së si dhe për nxënësit e “institucionit të hifzit” në Shkup! Në krye të vendit të pamerituar ishte Sulejman Rexhepi, uzurpatori dhe shkatërruesi i BFI-së! Boll mirë por, nuk është e qartë se pse myftiu ilegjitim, Qenan Ismail, këtë aktivitet nuk ia përshkruar stafit të mrekullueshëm të Restorantit “Korab”, i cili e realizoi fill pas marrëveshjes me donatorin që ishte paraqitur për ta paguar këtë iftar! Çka mendon Qenan Ismaili i cili, i paditur nga Sulejman Rexhepi si “filialist i shërbimeve sekrete maqedonase” nuk erdhi në krye të Myftinisë së Shkupit me meria e me procedura të rregullta, por, falë një marrëveshje paraprake tregëtie në mes të tij dhe gazdës së vet, Sulejman Rexhepit. Kjo dihet botërisht dhe prej të gjithëve.

Qenan Ismailit, si myfti ilegjitim i Shkupit, para të gjitha iftareve të mundshme, do të duhej të interesohej se çka po bëhet me medresantët e territorit të Myftinisë së Shkupit, të interesohet dhe të kërkojë nga Sulejman Rexhepi që mos t’ua vjedhë paratë medresantëve por urgjentisht t’ua kthejë ato të holla me të cilat kanë participuar për shfrytëzim të konviktit dhe të mensës, për mirëbajtjen e të cilëve kujdesen prindërit e këtyre medresantëve sikundër edhe të gjithë myslimanët e vendit.

Sulejman Rexhepi këtë vit shkollor ua mori paratë e participuara nxënësve medresantë kurse nuk u dha kurrfarë shërbimi. Thjesht, i plaçkit! Për këto ditë, nga një shtatori e deri më sot, ua plaçkiti secilit nxënës rreth 200 shujta mëngjesi, rreth 20 shujta dreke, rreth 200 shujta darke, pra, gjithsej secilit nxënës ia vodhi nga 600 shujta ushqim dhe, këtë e di tërë bota dhe nuk ia falë.
Vetëm Qenan Ismaili, kot e kot, turret për t’ia fshehur këto vjedhje gjigante Sulejman Rexhepit! Sa gjynah – mundohet që me një iftar t’ia kamuflojë tërë atë vjedhje që po ua bën nxënësve të Medresesë. A çel pranvera me një lule?! Jo rastësisht, për herë të parë organizohet një iftar me nxënësit, sepse ua ka boxh participimin si dhe shërbimet e këtij participimi, secilit nxënës veç e veç!
Veç kësaj, ky iftar, si edhe ata me imamë të instrumentalizuar, i duhen Sulejman Rexhepit, i kërkon, madje i urdhëron që të organizohen sa më shumë e sa më shpesh, përndryshe o të fluturojnë nga posti myfti! Sulejman Rexhepi ka nvojë të jetë i rrethuar me njerëz, nuk do të bindet se po braktiset ditë e më shumë, insiston në iluzione se, “ja, Sulejman Rexhepi është i rrethuar me popull”! Dhe, këtë shërbim ia kryen edhe Qenan Ismaili, “myfti” i instaluar dhunshëm pasi që ai parapraku nuk pranonte që t’ia falë Sulejman Rexhepi objektin e Myftinisë së Shkupit, te “Varrezat e Francezëve”, për ç’gjë nëpër ndeja dhe “organe” e akuzoi si vjedhës i 40 mij eurove nga arka e Myftinisë! “Kalova lumin, t’dhjevsha kalin”, i thonë kësaj pune!
P.S.

Aktualisht, vetëm Myftini e Shkupit është e nxënë me “shtrim të iftareve”, myftinitë e tjera janë në pritje dhe nën “protokolin” e Sulejman Rexhepit. Të gjithë Myftinitë do të shtrojnë iftare për Sulejman Rexhepin, madje iftare masovike, me shumë njerëz, të strukturave të ndryshme, por jo të varfër e të ngratë, sepse këta përbuzen nga Sulejman Rexhepi. Do të shtrohen iftare të atilla të cilat mbi të gjitha do të dëshmojnë se “sa shumë e do mileti Sulejman Rexhepin”!
Me iftare të kurdisura dhe plotë hile, mëkati është shumë i madh, baraz me mosagjërim. Të shtrohet iftar për të babziturit, për gurmazët, për ata që shquhen me amoralitet dhe me imoralitet dhe, të braktisen të varfërit, të ngratët dhe jetimat, është baraz me përpjekjen për ta mashruar Zotin, është ikje me hapa gjigante nga parimet e mirëfillta islame. Çdo iftar i përbashkët me Sulejman Rexhepin dhe myhybët e tij ta përkujton “Darkën Magjike”! Çdo “darkë magjike” asocon në darkën e fundit! Kjo erë po u vie këtyre iftareve me Sulejman Rexhepin i cili e ka kapur dhe po e mban peng perspektivën islame në këta troje! Sa keq e sa mëkat! Hani iftare të begata para syve të mjerë, hani…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *