Ikja e vogël e një kthimi të madh

Për ta minimizuar tërë peshëvërtetavektori të pakapërcyeshëm të Afrim Tahirit, Sulejman Rexhepi thoshte nëpër ndeja se “ishin punë dite kur do ta emërtoja Afrimin reis”! Në fakt, Afrim Tahiri ishte reis e shkuar reisit, ishte menaxher i pakonkurrencë deri më sot në historinë e BFI-së në menaxhimin me këtë Institucion dhe me jetën fetare islame në vend, ishte vetë tmerri i Sulejman Rexhepit. Vetëm ky fakt e mërziti shumë Sulejman Rexhepin duke e shpërfytyruar në një kulëçedër të pangopshëm mitike

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë

 

Shumë pulenë të Sulejman Rexhepit dëgjohen tek shtrojnë pyetje demagogjike të stilit “po ç’pati Afrim Tahiri që u përdhos ashtu në çastin kur Reisi do ta emërtonte vetë atë për Reisul Ulema”!!! Po kur dëgjohet Sulejman Rexhepi tek thotë “Më nguli thikë pas shpine në momentin kur po e përgatisja për Reis të ardhshëm…” Do me thënë, asnjëri nuk e kanë të qartë se pse në çastin kur Mulla Sula paska vendosur “ta bëjë” reis Afrim Tahirin, ky rrebelohet dhe i bën “puç”!
Me këtë sjellje habitore të Sulejman Rexhepit sikur krijohet përshtypja se ai dëshiron të shfajësohet nga mëkati i madh që ka, për ç’gjë Afrim Tahiri e la në baltë, kurse, sjellja habitore e pulenëve të Sulejman Rexhepit më tepër përçon mesazhin e paftyrësisë, mossinqeritetit të tyre, sepse, të gjithë e dinë se pse u nda nga harami Afrim Tahiri ndërkohë që ia shprehin lojalitetin Sulejman Rexhepit, sepse vetëm nën regjimin e tij edhe ata mund ta kopjojnë punëdhënësin e tyre në hajni, në zhvatje, në dallavere, në pasurim të jashtëligjshëm dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Afrim Tahiri, ish-sekretari historik i BFI-së, sapo ua shprehu një kërkesë të gjithë teologëve të vendit, u apeloi që sa më shpejt të distancohen nga veprimet e turpshme dhe përplot haram të Sulejman Rexhepit dhe të rreshtohen në anën e reformatorëve të BFI-së, ndryshe, çdo vonesë do ta humb edhe kuptimin e çfarëdo justifikimi. Në të ardhshmen asnjëri nuk do të ketë të drejtë që të arsyetohet se nuk mund të shkëputej prej Sulejman Rexhepit sepse shantazhohej prej tij! Shantazhet e Sulejman Rexhepit nuk duhet kuptuar hiç më shumë se sa forca e bishtit të gjarpërit me kokë të shtypur.
Afrim Tahiri, tash e katër vite mundohet që të shpjegojë se pse iku nga Sulejman Rexhepi, ndonëse ky me të gjitha mjetet financiare të BFI-së së uzurpuar tentonte që t’ia mbyllë faqet publike, qoftë si media elektronike apo edhe të shkruar. Pulenët aktualë të Sulejman Rexhepit asnjëherë nuk u habitën me boss-in e tyre se pse ky aq shumë i frikësohej të vërtetave të Afrim Tahirit dhe, si me aq lehtësi e merrnin frazën e Sulejman Rexhepit kur ky ju thoshte se kishte meduar shumë shpejt ta emërtonte Afrim Tahirin për reis, kurse ky kishte ndryshuar kushtetutë duke i dhënë vetes mandat të përjetshëm dhe, nga ana tjetër, kushtetuta fort mirë e ka precizuar se si është procedura e zgjedhjes së Reisit dhe jo se këtë post mund ta tashëgojë dikush me vullnet e dëshirë të të parit të BFI-së.
Pra, të gjithë kishin rënë në kurth të truqeve të pista të Sulejman Rexhepit, kurse vetëm Afrim Tahiri, refuzoi çfarëdo posti dhe çfarëdo benificioni nga Sulejman Rexhepi i cili po përgatiste terren për një haram shumë të madh. Sulejman Rexhepi po kërkonte që vjedhjet, rrenat, tradhëtitë, shkatërimet, zhvatjet, keqpërdorimet, tërë haramin t’ia miratonte Afrim Tahiri dhe ai të ishte mbulues i këtyre gjurmëve. Këtë kërkesë të pistë nuk e pranoi Afrim Tahiri, prandaj edhe reagoi, mbase jo në formë të duhur e të pëlqyeshme, por ama në çast i ndërpreu të gjitha raportet e Sulejman Rexhepin duke kërkuar që ai të ikte sa më parë dhe t’i hapte rrugë reformave për ta shpëtuar BFI-në.
Në fund, siç po shihen punët, ndodhi pikërisht ashtu siç paralajmëroi Afrim Tahiri këtu e katër vjet më parë, kur dha dorëheqje të parevokueshme dhe, kur, pas një sërë lutjesh e vajtimesh, sërish u rikthye në postin e sekretarit duke u garantuar nga ana e Sulejman Rexhepit se do t’i mbyllte të gjitha skenaret që parashihnin devijime të tmershme nga obligimet dhe detyrat kushtetutare për sa i përket jetës fetare islame në vend.
Afrim Tahiri nuk do të pranonte për më të madhin kjamet që ta lejonte Sulejman Rexhepin të vjedhë, ta shkatërrojë vakëfin, ta poshtërojë BFI-në si Institucion, nuk do të pranonte të rrejë Sulejman Rexhepi, të tallej me diplomatët e huaj, nuk do të lejonte gafe të turpshme të përditshme! Me Afrim Tahirin sekretar i përgjithshëm, Sulejman Rexhepi nuk e kishte këtë sjellje pej boss-i mafioz, nuk do ta kishte këtë pasuri marramendëse, nuk do ta kishte këtë refleks për ta shndërruar BFI-në në filiale të shërbimeve sekrete, nuk do të kishte mundësi të paguaj miliona denarë për të blerë dekorata e për ta turpëruar tërë komunitetin e klerikëve myslimanë. Me Afrim Tahirin në postin e sekretarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi nuk do të ishte në gjendje të bëjë qejfe mafioze, të paguaj këngëtarë e të posrosisë këngë për “famën” e vet!
Ja pra, për ta minimizuar tërë këtë peshë prej faktori të pakapërcyeshëm të Afrim Tahirit, Sulejman Rexhepi thoshte nëpër ndeja se “ishin punë dite kur do ta emërtoja Afrimin reis”! Në fakt, Afrim Tahiri ishte reis e shkuar reisit, ishte menaxher i pakonurrencë deri më sot në historinë e BFI-së në menaxhimin me këtë Institucion dhe me jetën fetare islame në vend, ishte vetë tmerri i Sulejman Rexhepit. Vetëm ky fakt do ta mërziti aq shumë Sulejman Rexhepin duke e shpërfytyruar në një kulçedër të pangopshëm mitike. Edhe kësaj kulçedre po i vie fundi. Këtë fund duhet ta nuhasin edhe pulenët e tij dhe, bëjnë mirë që, qoftë individualisht qoftë në grupe, sa më parë t’i përgjigjen apelit të Afrim Tahirit dhe të distancohen prej haramit të Sulejman Rexhepit i cili po kanoset që t’i përmbytë të gjithë. Le të ikin siç iku edhe dikur Afrim Tahiri. Sepse, ikjet e këtlla në histori mbahen mend si ikje të vogla. Por, pa dyshim, të gjitha ikjet e vogla janë përcjellë me kthim të madh!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *