Institucionet e qeverisë serbe përkrahin Sulejman Rexhepin

Këto ditë, Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës, pa dyshim që i është tundur deri në themel kolltuku i uzurpuar i reisit të BFI në RM. E priti një përkrahje personale nga ana e UÇK-së por, kur kjo përkrahje iu adresua BFI-së si Institucion i të gjithë mysllimanëve të vendit, atëherë i erdhi përkrahja nga Serbia

Shkruan Zeqie Veseli

 

Këto ditë janë degjuar zëra rreth angazhimit të mundshëm të bashkësive islame shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë për t’i bërë trysni institucioneve kombëtare e shtetërore që sa më parë të kërkojnë largimin urgjent të Sulejman Rexhepit nga skena publike. Kjo për më tepër, pasi që është hetuar gatishmëria e tij për të korruptuar përkrahje nga institucionet relevante të shqiptarëve. Veç kësaj, është thënë se, shqiptarët e Maqedonisë, klerikët myslimanë të këtij vendi, e meritojnë të shpëtohen nga uzurpatori i BFI-së të paktën për hirë të ditëve të vështira gjatë viteve nëntëdhjeta si për Komunitetin e Skënder ef. Bruçës, ashtu edhe për Bashkësinë Islame të Naim ef. Tërnavës, kur kontributi i këtij kleri ka qenë sa i pamohueshëm aq edhe vendimtar për islamin në këta troje.

Sulejman Rexhepi pa dyshim që është duke e ndjerë thellë injorimin total që po i vie nga këta dy Institucione islame shqiptare, prandaj i është ngjitur si baltë e kuqe partive dhe institucioneve politike shqiptare, të cilat, kur është në pytje leku, nuk i përtojnë që të korruptohen deri në palcë.

Nga ana tjetër, inatosja e Sulejman Rexhepit dhe, vizita e tij në “institucionin fetar” të themeluar nga qeveria aktuale serbe me seli në Beograd, në të ashtuquajturën Rijaset i BI të Serbisë, flet për një strategji sa antikombëtare aq edhe ofenduese për myslimanët e Ballkanit e, në veçanti për shqiptarët. Qeveria e Serbisë nuk njeh asnjë institucion të Kosovës, nuk njeh as shtetësinë e Kosovës, kurse, kandidati për “dekorim” nga Ilir Meta dhe i dekoruar nga “Veteranët e UÇK”- së, Sulejman Rexhepi, i njeh institucionet qeveritare serbe, pa çka që kjo mund të jetë në dëm të madh të institucineve fetare të Kosovës e të Shqipërisë.

Megjithatë, për ta relativizuar këtë vizitë dhe këtë përkrahje të Sulejman Rexhepit ndaj Rijasetit serb, Qeveria e Serbisë, përkujdeset që ta lëshojë pulenin dhe servilin e vet në përkrahje të Mulla Sulës në momentin kur këtij ka nisur t’i këndojë qyqa në rrënjë të veshit.

Vjen reisi i Rijasetit serb, Seat Nasufoviq dhe, në mënyrë nonshalante dhe, në mënyrë tipike serbe, tha se “Bashkësia Fetare e Mulla Sulës duhet të jet model veprimi për të gjithë bashkësitë islame të rajonit dhe të Evropës!” Ky konstatim pa dyshim që është dëshirë dhe strategji e politikave antiislame serbe, rrënjët e së cilës duhet kërkuar që në mbretërinë serbe, atëherë kur kjo mbretëri përkujdesej për të themeluar medrese në Shkup!

Por, çfarë modeli shembëllen sot BFI-ja e Mulla Sulës? Shembëllen në një firmë personale të Mulla Sulës, në një “institucion” ku korrupsioni ka arritur kulmin e vet, ku hajnia dhe zhvatja është më e përsosur se në çdo klan kriminelësh, në  një “institucion” që projekton strategji e plane se si të luftohet dhe të shkatërrohet feja islame. BFI-ja e Mulla Sulës sot mund të llogaritet si një model më kriminel që mund të funksionojë në një vend ku ky shkatërrim stimulohet edhe nga institucionet e veçanta shtetërore, sado që këtë fakt Mulla Sula mundohet ta fsheh duke kërkuar që organet e shtetit të bashkëpunojnë më ngusht me bashkësitë fetare.

Pra, në çastin kur Mulla Sula po izolohet duke u margjinalizohet tërësisht, vijnë institucionet e krijuara nga Qeveria e Serbisë, dhe mundohen që t’i japin serume përkrahëse me qëllim që ta mbajnë edhe pak në këmbë, duke menduar se do t’ia arriijë me para të pista që mund të vijnë edhe nga Serbia, të ndikojë deri te institucionet shtetërore e kombëtare shqiptare që t’i bindin edhe bashkësitë islame respektive që ta përkrahin Rijasetin e Qeverisë së Serbisë. Në fakt, Rijasetin e Qeverisë së Serbisë, në rajon dhe më gjërë e njeh vetëmse Bashkësia Islame e Sulejman Rexhepit. Ja një thikë pas shpine për UÇK-në dhe për njërin nga themelusit e saj, Ali Ahmetin. Sulejman Rexhepi kohëve të fundit ka qenë në miqësi të ngushtë me Ali Ahmetin, ndërsa, sado që nga kjo miqësi mund të nxirren aluzione të hapur, megjithatë, miqësia e Sulejman Rexhepit me Qeverinë e Serbisë, nuk besojmë se mund të ketë tendenca për ta njollosur personalitetin e këtij luftëtari të të dy UÇK-ve.

Më shumë se një vit, pa ndërprerë nënvizohet se tashmë Sulejman Rexhepi i ka shitur drunjtë, i ka hypur skijave që nuk të çojnë askund përveçse në prehërin e qeverisë serbe. Këtë hyzmet ia bën vetes Mulla Sula dhe, me këtë, edhe dëmin më të madh BFI-së si dhe interesave kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *