Intrigat e sëmura të Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi, para një myftiu të rëndësishëm të vendit të cilin e ka thirrur në raport pas dyshimit se edhe ai mund të jetē një nga nënshkruesit e letrës publike, e ka përgojuar Qani Nesimin dhe myftiun e skaduar të Gostivarit, Shaqir Fetahun, si organizatorë të 28 haxhinjëve të vjetshëm të cilët, me t’u kthyer nga haxhi, në mënyrë të vetëorganizuar kanë shkuar në Tiranë ku janë ankuar te Ambasadori i Arabisë Saudite lidhur me keqtrajtimin, manipulimin dhe vjedhjen që e kanë përjetuar nga organizatorët e BFI-së. Ankesën e tyre e kanë shoqëruar me lutje që ambasada si dhe autoritetet arabe t’i ndërpresin të gjitha kontaktet me këtë Institucion të uzurpuar dhe privatizuar nga Sulejman Rexhepi

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti 
Pas letrës së hapur që ia nisën publikisht disa myftini Sulejman Rexhepit, ky i fundit ka ndërprerë vizitën në Turqi dhe brenda natës është kthyer në Maqedoni. I është kundërpërgjigjur myftinive të revoltuar me një çmimore private dhe personale për haxhin 2018, duke dashur që të theksojë se këtu në Maqedoni Mulla Sula është pronar i haxhit, i BFI-së dhe, për rrjedhojë është edhe pronar i myftinive dhe myftinjëve. Të gjithë ata myftinjë tek të cilë Mulla Sula dyshon se e kanë nënshkruar atë letër publike, i ka thirrur një nga një në raport, në Konakun e vet i cili tashmë po ngjason në një foshnje gjigante që po i thithë padhimbshem pikat e fundit të buxhetit të shterrur të BFI-së.
Janë vërejtur rend tek hynë e dalin myftinjë në raport te diktatori i tyre. Kësaj radhe nuk ka pasur kërcënime e shantazhe nga ana e Sulejman Rexhepit. Ai ka ndërruar strategjinë duke u munduar t’i joshe myftinjtë me joshje që dalin nga thesi i korrupsionit. Joshjen e ka shoqëruar edhe me kritika e përgojime kundër disa strukturave të BFI-së të cilët kohëve të fundit nuk po i honeps Mulla Sula.
Për shembull, një lum krtikikash ka derdhur kundër Irsal Jakupit të cilin e vlerëson si minues i pashpirt i haxhit. Prandaj, Mulla Sula paska vendosur që ta eliminojë nga kryesia e haxhit Irsal Jakupin alias “Bagdatski llopovin” dhe të kyç dikë nga myftinjtë, duke ia ofruar këtë angazhim secilit myfti që e ka pasur në raport.
Te gjithëve ju ka premtuar udhëheqje të haxhit të sivjem detyrë këtë që në vitin e kaluar e ka pasur myftiu ilegjitim i Tetoves, Qani Nesimi, i cili paska dështuar madje duke shkaktuar një mori pakënaqësishë te haxhilerët e vjemë. Qani Nesimin e përfolë edhe si shpenzues i tmerrshëm i buxhetit te haxhit për ç’gjë kanë ngelur shumë borxhe ndaj institucioneve arabe të cilat për sivjet hala nuk janë të bindur se duhet negocuar me BFI-në si organizatore e haxhit. Po ashtu, Sulejman Rexhepi, para një myftiu të rëndësishëm të cilin e ka thirrur në raport pas dyshimit se edhe ai mund të jetē një nga nënshkruesit e letrës publike, e ka përgojuar Qani Nesimin dhe myftiun e skaduar të Gostivarit, Shaqir Fetahun, si organizatorë të 28 haxhinjëve të vjetshëm të cilët, me t’u kthyer nga haxhi, vullnetarisht e në mënyrë të vetëorganizuar kanë shkuar në Tiranë ku janë ankuar te Ambasadori i Arabisë Saudite lidhur me keqtrajtimin, manipulimin dhe vjedhjen që e kanë përjetuar nga organizatorët e BFI-së. Ankesën e tyre e kanë shoqëruar me lutje që ambasada si dhe autoritetet arabe t’i ndërpresin të gjitha kontaktet me këtë Institucion të uzurpuar dhe privatizuar nga Sulejman Rexhepi.
Çmimorja e haxhit 2018 e publikuar këto ditë ka qenë atuja e fundit e Sulejman Rexhepit që duke gënjyer të arrijë t’i manipulojë “myftinjë e rrebeluar” se tashmë gjithçka është gati, se tashmë miku i tij, Ilir Meta, paskësh intervenuar te ambasada arabe në Tiranë dhe se kontratën, kuotën, vizat dhe çmimet i paska në dorë Mulla Sula. Me këtë gënjeshtër të pakrip Mulla Sula nuk vërenë se në organizim të haxhit të sivjemë tërësisht të dështuar po e involvon edhe Presidentin e Shqipërisë z. Ilir Metën. Dhe krejt këtë cirkuziadë po e bën me qëllim që t’i bindë po ata myftinj të cilëve Mulla Sula në mbledhjen e parafundit të Rijasetit ua shau nënat dhe gratë. Me trille po mundohet që t’i joshë të heqin dorë nga ndodnjë skenar i mundshëm pas asaj letre të hapur që ia publikuan Mulla Sulës.
Intrigat e sëmura të Sulejman Rexhepit nuk kanë kufinj! Të gjithëve që i ftoi në raport u ka ofruar shpërblim të posaçëm nëse arrijnë ta gjejnë personin i cili ia publikoi të gjitha dallaveret që ai po i bën bashkë me Abaz Memetin me qëllim që organizator i haxhit 2018 të jetë agjencia e Mulla Sulës të cilën po e udhëheq ky farë Abazi i cili vitin e kaluar i ka çuar rreth 200 haxhinjë të BFI që kanë pasur dëshirë të udhëtojnë me autobus, edhe pse Sulejman Rexhepi organizatorëve privat u çonte selam se do t’i padisë. Të njëjtin selam ua nisi edhe sivjet agjencive private, për çka në mbledhjen e fundit Qani Nesimi, myfti i Tetovës, ka shprehur habinë dhe dyshimin se si ekziston nje agjenci e cila asnjë vit nuk respekton vendimet e Rijasetit por organizon haxh privat. Me këtë Qani Nesimi hodhi dyshim se një lidhje shumë e fortë po ia mundëson këtij farë Abaz Memetit të jetë partner dhe koorganizator haxhi i BFI-së. Natyrisht, kjo lidhje e fortë është vetë Sulejman Rexhepi, i cili ngadal por sigurtë tërë haxhin po e orienton kah agjencia e tij turistike që po ia menaxhon Abaz Memeti.
Video lidhur me haxhin e vitit te kaluar, kliko linkun

https://www.youtube.com/watch?v=u2m0PPhKmxk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *