“Islamic Reliev” për shkak të Sulejman Rexhepit donacionin për Medrese e ridestinoi për shëndetësi

Në javën e parë të muajit mars të këtij viti, në Maqedoni qëndroi delegacioni arab i cili u prit nga z. Rufat Sherifi e i cili, veç ët tjerash, kishte ardhur edhe për ta parë në vend objektin që do ta blenin për godinë të Medresesë për Femra! Në çastion kur hetuan se po bëheshin përpjekjet për tu rigrabitur nga Sulejman Rexhepi, e braktisën projektin e tij dhe donacionin e ridestinuan kah shëndetësia e përgjithshme

Shkruan Erza Maliqi

Këto ditë lexova një shkrim i cili më ka mbushur plotë mllef e urrejtje. Nuk bëhet fjalë këtu për “helmim të popullatës” nga propagandat gebelsiane por, thjesht, për një të vërtetë të pamohueshme. Titulli i shkrimit ishte nga ata tituj që ta vjedh gjumin dhe nuk të lë rehat për kohë të gjatë. “Nuk ka medrese për femra pa u korruptuar Sulejman Rexhepi”, do me thënë se, kurrë nuk mund të ndërtohet një godinë më vete për femra në kuadër të Medresesë “Isa Beu”, përderisa nuk do të ndahet një përqindje e madhe e parave për xhepin e Mulla Sulës. Do me thënë se, ky katil, shet medrese për femra, ashtu siç e shet edhe shkollimin e tyre, sepse, le të dalë një mdresante e le të thotë se, ja, unë vërtetë mbarova medresenë por Mulla Sula nuk më la rrugëve! Si e para, medresja akoma nuk është e akredituar dhe, qindra vajza, pasi po e kryejnë medresenë, në pamundësi për të vazhduar fakultetet atje ku dëshirojnë vetë, po mbyllen në katër mure! E dyta, deri më sot, Sulejman Rexhepi nuk ka të punësuar në Rijaset asnjë femër myslimane; Sulejman Rexhepi nuk ka hapur asnjë departament për gruan myslimane; Sulejman Rexhepi nuk ka formuar asnjë “lidhje të grave myslimane”; Sulejman Rexhepi nuk ka më të voglin interesim për gruan dhe familjen myslimane, meqë të veten e ka për mësyshë!!!

Sulejman Rexhepi përderisa zhvat dhe përfiton shuma marramendëse nga vakëfi, kjo do të thotë se, jo vetëm për gruan por, atij nuk intereson fare as për islamin. Si të shpjegohen ndryshe përpjekjet e tij që prej çdo projekti islam të përfitojë përsonalisht ai dhe familja e tij! Pra, nuk ka objekt dinjitoz për medresantet, të cilat edhe më tej do të sorollaten poshtë-lartë, siç do t’i ofrohet pazari Sulejman Rexhepit.

Në shkrimin e cituar më sipër flitej se si kanë dështuar dy-tri përpjekje për ndërtimin e Medresesë për Femra në Shkup, pikërisht për faktin se Sulejman Rexhepi i minon projektet në momentin që askush nuk ofron për të përqindje të majme! Ky është fati i objektit i cili ka përjetuar dy-tri herë hudhje të gurit themeltar por assesi ta përjetojë themelin në tërësi! Dhe ky “gurthemel ciklik” nuk zhvillohet mëtej pikërisht për shkak se investitorët dhe ndërtuesit nuk e kuptojnë se, pa e korruptuar Sulejman Rexhepin nuk mund të radhitet asnjë tullë e kësaj Medrese.

Janë të paktë ata lexues që e dinë se çfarë ndodhi me përpjekjen e fundit që Medresja “Isa Beu” të bëhet edhe me objektin e vet për medresante! Myslimanët e Shkupit fare mirë e dinë se, Sulejman Rexhepi, duke përjashtuar të gjitha rregulloret, duke shkelur të gjitha aktet normative të BFI-së, krye më vete e solli për Myfti armikun e tij 15 vjeçar, Qenan Ismailin. Natyrisht, pazarllëku ishte i madh: Sulejman Rexhepit personalisht i duhej objekti i Myftinisë së Shkupit, rrëzë Kalasë së Shkupit, kurse përfaqësuesit të “Forumit Rinor Islam” i duhej mbështetja institucionale e BFI-së! Që të dyja palët u sollën në mënyrë “xhentëlmene”, duke i realizuar obligimet e veta ndaj njëri tjetrit! Qenan Ismaili do të tërhiqet nga objekti i Myftinisë duke u futur qeraxhi te Sulejman Rexhepi, të cilit, madje dhe do t’ia dorëzojë tërë dokumentaconin arkivor të vakëfit të Myftinisë, kurse, Sulejman Rexhepi do t’ua falë tërë armiqësitë e ushtruara për një dekadë e gjysëm kundër BFI-së, ndërsa “Kryetarin e Forumit Rinor”,  z. Rufat Sherifin, do ta “dekretojë” si përfaqësues i BFI-së në botën islame me detyrë konkrete që të mbëledhë fonde për BFI-në e tij. Z. Sherifi, duke qenë njeri i sinqertë dhe punëtor i zellshëm, u angazhua që të mbledhë fonde për ta ndërtuar Medresenë për femra në Shkup dhe, gati sa nuk ia doli këtij suksesi.

003

Gjeti donatorë nga bota arabe, e gjeti edhe vendin dhe objektin e ndërtuar (shih foton), i cili me pak intervenim do të bëhej objekt ideal për Medresenë e femrave, mu përballë Gjimnazit “Zef Lush Marku”, prapa pikës së karburantit. I solli arabët (donatorët) të cilët kërkonin të shikojnë se në çka po donojnë dhe sa duhet të financojnë. Sulejman Rexhepi deshti t’ua fusë sa krahu! Ua ngriti në nivele straosferike çmimin e objektit, për çka donatorët sakaq e kuptuan se dikush dëshiron t’i vjedhë në emër të një vatre arsimore islame dhe, u tërhoqën po atë ditë kur edhe erdhën, sepse u përballën me qëndrimin e egër të Sulejman Rexhepit i cili këmbëngulte që arabët paratë t’i derdhnin në xhirollogarinë e BFI-së dhe objekti të blehej me “paratë e BFI-së” e jo me paratë e arabëve, sepse që në start objekti do të etiketohej si “çerdhe e fundamentalistëve”! Ka mjaftuar ky qëndrim prej llopovi klasik i Sulejman Rexhepit që përfaqësuesit e “Islamic Relievit” të tërhiqen. Që nga ky moment, raportet e Sulejman Rexhepit me Rufat Sherifin dhe Qenan Ismailin ftohen deri në njëfarë mase.

Në javën e parë të muajit mars të këtij viti, në Maqedoni qëndroi delegacioni arab i cili u prit nga z. Rufat Sherifi e i cili, veç tjerash, kishte ardhur edhe për ta parë në vend objektin që do ta blenin për godinë të Medresesë për Femra! Ishin delegacion nga po ajo organizatë, të cilën, vite më parë e grabitën Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti. Kjo organizatë ndërkombëtare ua besoi 80 mij euro ndërsa kërkoi që me to të bleheshin banga, karriga, dërrasa të zeza dhe pajisje të tjera shkollore për shkollat shqipe të vendbanimeve malore. Sipas konstatimit të tyre janë shpenzuar vetëm 20 mij euro, për të cilat kurrë nuk u raportua nga “Hilali” i Mustafa Dautit dhe Mulla Sulës.

Pra, organizata “Islamic Reliev” që mbulojnë Shqipërinë dhe Kosovën, me ndërmjetësim të z. Rufat Sherifi, kryetar i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, qëndruan në Maqedoni dhe realizuan disa takime me përfaqësues me relevancë në jetën shoqërore e politike në vend.

rsh

Drejtori i zyres “Islamic Reliev” për Shqipëri dhe Kosove, z. Muhammed Sulejman si dhe drejtoresha për marëdhënie publike e kësaj organizate ndërkombëtare me seli në SHBA, zonja Kristina Tobias Nahi, të shoqëruar nga kryetari i “Kallirit të Mirësisë” z. Rufat Sherifi, janë takuar edhe me zëvendësministrin e shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, dr. Asim Musa, i cili veç të tjerash i ka falënderuar edhe për donacionin në vlerë prej 1.5 milion dollarë nga i cili përfituan pesë spitale të shtetit.

Ka mjaftuar ky donacion i kësaj organizate islamike ndërkombëtare që të pëlcasë nga nervat Sulejman Rexhepi dhe, ta thërrasë në “raport” zv/ministrin dr. Asim Musa, të cilin e ka qortuar se pse nuk i ka orientuar ato “ndihma islamike” në adresë të BFI-së e cila duhet të jetë përthithëse e ndihmave dhe donacioneve të tilla! “Ju duke i ndihmuar për zhvillim në aspekt propagandistik këta të “Forumeve” e “Kallireve” ju në fakt po e dëmtoni të vetmin Institucion fetar islam që e drejtoj unë, si përfaqësues i vetëm legal e legjitim i myslimanëve të Maqedonisë! Ndihmat islame, nga myslimanët e botës i dedikohen BFI-së dhe jo institucioneve shtetërore që kanë buxhetin e vet. Arabët mund të kenë qenë të lajthitur e manipular por ju, prfaqësuesit e BDI-së, nuk guxoni të punoni kundër nesh”, ka qenë decid Sulejman Rexhepi gjatë takimit me zëvendës minstrin e shëndetësisë, dr. Musa!

Pas këtij takimi, Sulejman Rexhepi gjithë nervozë ka braktisur zyren e vet dhe duke zbritur shkallëve ka sharë me nënë e me babë Myftiun e Shkupit, Qenan Ismailin, si dhe “reisin” e tij Rufat Sherifin, si dy shkakëtarë që ky donacion i organizatës islamike ka përfunduar në dorë të “qafirave” dhe jo në duar të tij!/kendveshtrime/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *