Java prëplotë me gafa e Sulejman Rexhepit

Mulla Sula nuk mund të funksionojë pa skandale. Krejt jeta i është bërë skandal! Pa një skandal në ditë Mulla Sulës i duket si një hap drejt vdekjes. Ajo që e mban gjallë dhe të fortë në këtë jetë është vetëm skandali, gafa, e cila ia lumturon jetën, e bën të buzëqeshë e të kënaqet. Mulla Sula ka kohë që ka hequr dorë nga punët islame, sepse i duken të rënda, të kota dhe pa kurrfarë përfitimi material. Vjedhja, rrena, korrupsioni – ky është imani i Sulejman Rexhepit

Shkruan: Mr. Zeqie Veseli

 

Në kuadër të ojq-së së Mulla Sulës që atij ia ka qejfi ta quajë “BFI”, funksionon edhe një komision për fetfa, i themeluar tash e dy-tri vite më parë. Paramendoni, deri më tani i paska dhënë vetëm 5 fetfa, edhe pse ka pasur me dhjetra e dhjetra pyetje. Natyrisht, pyetje ka pasur shumë dhe të gjitha si duket paskan qenë provokative, mbase që të gjitha kanë qenë të formës që nuk i kanë konvenuar “sulltanit” të ojq-bfi-së!

 

Fetfa “zyrtare” e një “institucioni” azyrtar

Në faqen zyrtare të BFI-së së Mulla Sulës mungojnë shumë përgjigje, kurse në postën e saj elektronike ka pasur qindra pyetje. Të gjitha kanë qenë të tipit: A i lejohet vjedhja e vakëfit një lideri fetar? A i lejohet shkatërrimi i BFI-së një teologu islam? A i lejohet ikja nga namazi një lideri fetar? A i lejohet keqpëdorimi me kurbanët, me lëkurat e kurbanëve, me haxhin, një lideri fetar? A i lejohet vjedhja e fitrit si dhe e zeqatit një lideri fetar? A guxon që një mysliman ta vjedhë ndihmën humanitare dhe mos t’ia dorëzojë atij të cilit i dedikohet? A i lejohet beja rrejshëm një lideri fetar? A i lejohet sharja e grave dhe e nënave një lideri fetar?

Të tilla pyetje kanë qenë të shtruara deri në adresë të komisionit të Sulejman Rexhepit prej nga janë pritur përgjigjet “zyrtare”! Kujt i interesuaka a lejohet lindja in-vitro? Madje çfarë shpjegimi maskilist na ofron ky komision? Dhe kjo na qenka përgjigje zyrtare? Përgjigje në disfavor të femrës, duke e paragjykuar apriori, duke ia mohuar një të drejtë elementare, të paktën të drejtën për t’u informuar zyrtarisht nga kompetentët zyrtar. Po çka do të thotë komisioni nëse mashkulli është fajtor për mosmbetjen shtatëzënë të femrës? Çka nëse mashkulli-burri nuk ka spermë, nuk prodhon, ose e ka por aq të dobët sa nuk zë në amzën e femrës-gruas. Çka në këtë rast? Ku është këtu përgjigja e këtij farë komisioni injorantësh, i cili i bën temena Mulla Sulës! Fetfaja numër 5! Ja, brenda tri viteve vetëm pesë pyetje kanë qenë të cilat nuk i kanë prekur virtytet antinjerëzore të Mulla Sulës. Vetëm pesë përgjigje të thata, amatore dhe fare të papërfillshme nga myslimanët e vendit. Myslimanëve të vendit ju intereson se çka po bëhet me BFI-në të cilën e ka degraduar Mulla Sula deri në ojq.

Ja një pyetje konkrete për Komisionin për Fetfa: A lejohet që në Institucionin fetar islam të punojnë, të jenë të angazhuar, bashkëpunëtorë dhe eprorë të UDB-DBK-së? Konkretisht, a është haram nesë nuk i tregohet Mulla Sulës se ai është duke u këshilluar nga Mustafa Dauti, eprori i DBK-së që ka për detyrë shkatërrimin total të BFI-së?

 

Tallje institucionale për qejf të Mulla Sulës

Nga Amerika, na paska ardhur një intelektual i cili paska vendosur që post mortum t’i shpallë për akademikë të gjithë intelektualët shqiptarë me titull doktor shkence! Për së gjalli nuk i ka llogaritur për intelektualë, kurse, ja që tani duhet të justifikojë ndonjë projekt për të cilën është sponsoruar nga ndonjë oganizatë amerikane. Pa dyshim që kjo është një tallje shumë e keqe, tepër institucionale, dhe për qejf të Mulla Sulës. Themi institucionale sepse atë tallje e mundëson Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore! Themi se është tallje, sepse cili komision na e paska verifikuar apo vendosur që këta intelektualë të padiskutueshëm të mbajnë titullin post mortum Akademik. Po çka nëse nga këta intelektualë do të dilte ndonjë që do ta refuzonte këtë titull pikërisht për faktin që atë e ndanë një fantom organizatë, e paverifikuar, e pakualifikuar që të japë vlerësime akademike dhe çka nëse dikush nga intelektualët e dekoruar me “çertifikatë” nuk do të pranonin të përfshiheshin në këtë event ku, në mesin e të dekoruarve ka edhe ish-agjentë të UDB-së, bashkëpunëtorë të devotshëm të shërbimeve sekrete antishqiptare? Pa dyshim, i pari që do ta refuzonte një titull të tillë ne mesin e atyre titullarëve do të ishte Profesor Fadil Sulejmani! Kur jemi te ky profesor, a nuk paskësh asnjë të gjallë nga familja që do të mund ta tërhiqte këtë “çertifikatë” por, kjo i paska mbetur obligim Sulejman Rexhepit? A nuk mundi që ta tërheqë përfaqësuesi i USHT-së por Sulejman Rexhepi? Ja ku del puna se tërë ky event organizohet sa për qejf të Sulejman Rexhepit, të cilit tashmë i ka kaluar në sëmundje dekorimi. Ai çmendet nëse për çdo dy muaj nuk e tërheq nga një “mirënjohje” qoftë kjo për të, për ndonjë institucion, apo për ndonjë individ tjetër. Me rëndësi që mirënjohja të bie në duart e tij!

 

Sulejman Rexhepi në përputhje me qëndrimet e Akademisë maqedonase

Në Stamboll të Turqisë po mbahet Samiti Botëror i Pakicave Myslimane në mbi 100 shtete të botës! Natyrisht, aty janë të ftuar edhe liderë që janë udhëheqës të pakicave myslimane por edhe liderë që udhëheqin myslimanë që janë shumicë në një vend të caktuar. Të parët ankohen e qahen, kurse të dytët ofrojnë mundësi dhe zgjidhje për t’i tejkaluar sa më lehtë të gjitha problemet e natyrave të ndryshme. Të parët janë pjesëmarrës pasivë, kurse të dytët, këta që janë përfaqësues të shumicës myslimane, janë pjesëmarrrës aktivë, dhe fjala e tyre është dominante, është udhërrëfyese drejt sukseseve dhe drejt një jete të paqtë për myslimanët nëpër botë.

Sulejman Rexhepi, pranon se popullata myslimane në Maqedoni është pakicë ndaj dhe duhet të prezantohet si përfaqësuese e pakicës myslimane në Maqedoni. Kjo është teza e Akademisë Maqedonae e Shkencave dhe Arteve! Këtë tezë raciste Sulejman Rexhepi e vërteton dhe e mbronë madje në një Samit botëror, në të cilin e delegon sekretarin e vet, turkofilin Irsal Jakupi. Mbase përmes tij dëshiron t’ju dërgojë mesazhe zyrtarëve turq se, në Maqedoni, pakicë myslimane janë vetëm bashkësia etnike turke. Me këtë hap, veç të tjerash, Sulejman Rexhepi e nënvlerëson edhe peshën e këtij eventi, rëndësinë e tij si dhe i shpallë nult të gjitha porosirat dhe konkluzat që do të dalin nga Samiti.

Sa për informim të Sulejman Rexhepit si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët edhe e shohin që lideri i tyre po vuan nga shenjat e para të sklerozës, dhe nuk e këshillojnë drejtë: Popullata myslimane në Maqedoni është shumicë dhe, në këtë Samit është dashur të shkojë lideri fetar i shumicës myslimane nga popullata e përgjithshme e një shteti mik të Turqisë. Apo, gjithnjë e më shumë po e ndjenë veten se nuk është më lider i kësaj shumice porse, lider ekskluzivisht i koqelëpirësve që i mbështjellohen nëpër prehër teksa thurrin plane pranë oxhakut në Konak se si mos t’i lënë dy gurë bashkë në themelin e Institucionit mbi gjashtëshekull, i njohur deri dje si Bashkësia Fetare Islame në RM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *