Keqpërdorimi i fëmijëve në “propagandat humanitare

Institucionet dhe asociacionet që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duhet të reagojnë urgjentisht kundër “Hilalit” të Mustafa Dautit dhe Sulejman Rexhepit të cilët kanë keqpërdorur fëmijët për qëllimet e tyre kinse “humanitare”! Keqpërdorimi i fëmijëve për propagandë të ulët është me ligj i sanksionueshëm

Nga Haxhi Isa Xhaviti

Kompania “Vitaminka” e Prilepit, e cila merret kryesisht me prodhimin e kekëve dhe produkteve të ndryshme të ëmbla, si për çdo vit në Muajin e Ramazanit, edhe kësaj radhe paska donuar një kontigjent kekësh që të përdoren në sofrën e varfër në vend të ëmbëlsirave që për të varfërit mund të jenë shumë të kushtueshme. Këtë kontigjent ndihmash për sofrën e të varfërve e ka pasur amanet “Hilali” i Mustafa Dautit dhe Sulejman Rexhepit! Këta dy tipa të llojit të vet, në vend se të bëjnë plan se si t’i shpërndajnë nëpër familjet dhe individë të skamur, këta dy “humanistë me bateri” paskan vendosur që t’i qerasin një grup fëmijësh nga Kondova dhe Sullarja! Banorët e këtyre anëve vërtetojnë me betim në Zot se, asnjë nga fëmijët që shihen në foto nuk janë fëmijë të familjeve të varfëra! I kanë tubuar sa për t’i qerasur dhe sa për të “raportuar” deri te “Vitaminka” se “u kry amaneti”! Për përvetësimin dhe vjedhjen e këtyre kekëve, të cilët shpërndahen edhe për të punësuarit në BFI dhe në organet e saj, duhet të keqpërdoren një grusht fëmijësh me familje ekonomikisht të stabilizuar, kurse fëmijëve të varfër le t’ju mpihen dhëmbët! Mustafa Dautit e Sulejman Rexhepit duhet t’u bëhet e qartë se, fëmijët nuk guxon të ekspozohen dhe të përdoren për propagandat e tyre të ulëta! Ata fëmijë kanë prindër, kanë shokë, kanë farefis dhe, është turp e mëkat i llojit të vet që t’i paraqesësh si “të varfër”! Keqpërdorim flagrant i fëmijëve dhe tallje me prindërit e tyre. Kur është në pyetje vjedhja dhe përvetësimi, Mustafa Dauti dhe mentori i tij, Sulejman Rexhepi, nuk pyesin as nga janë dajallarët!
Qerasja nuk është akt humaniteti, qerasja nuk është ndonjë akt i kategorisë së veçantë të humanitetit, qerasja është më tepër shitje e pordhës se sa vepër e lavdërueshme. Ai që është i ngopur nuk pranon qerasje dhe, atij që shpreh dëshrën për qerasje e orienton kah një vepër bamirësie, duke ua shtruar një darkë një grup personave të varfër, skamnorë, jetimë. Ku t’i gejmë, do të thoshin zotërinjtë nga “Hilali”! Të varfërit po na i “nxjerrin sytë”, ditë për ditë, nuk i shohin vetëm “humanistët e Hilalit”! Prandaj, u japin urdhër nëpunësve që të sjellin fëmijët e tyre dhe të qerasen me nga një pako kekësh, me kusht që të fotografohen derisa i pranojnë këto “ndihma”!


E sa është “i rëndësishëm”, i “respektueshëm” dhe “i madh” Sulejman Rexhepi – edhe ky paskësh postuar në fb e vet foto nga një iftar me të cilin e paska nderuar një mysliman i devotsëm. Zoti ia shtoftë por, nuk është mirë që të përbuzet ajo pasuri duke i shtruar darkë Sulejman Rexhepit. Gjithkush që Sulejman Rexhepit dhe myhybëve të tij ia shtron një iftar apo që i qeras me një darkë a drekë, duhet ta dijë se është përbuzje e pasurisë të cilën ia ka dhënë dhe shtuar Allahu Mëshirëplotë. Dhe kjo pasuri merr kuptim dhe shtohet vetëm kur nga ajo nderohen të varfërit, bonjakët e jetimët. Këtë e ka obligim t’ua shpjegojë Sulejman Rexhepi dhe takvaxhinjtë e tij dhe jo të “pallohen” nga djersa e huaj!
Nuk po themi se qerasjet përmbajnë edhe “materie” të korrupcionit por, qerasjet, sidomos për Muajin Ramazan, është mirë të shndërrohen në aktivitete të mirëfillta humanitare, dhe jo të jepen me llogari paraprakisht të bëra mirë.
I devotshmi me asnjë çmim nuk do të lejonte që të manipuloheshin fëmijët apo edhe dashamirët gjatë Muajit Ramazan, vetëm e vetëm që të sendërtohj ndonjë qëllim i të djallëzuarve dhe të të babziturve.
Dhe, po e përfundojmë sikurse e nisëm: “Vitaminka” shpreh dëshirë dhe kënaqësi që të ndajë produkte të vet për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, që do të duhej të përfundonin në sofrën e të varfërve, aty ku sinqerisht fëmijët do t’i gëzoheshin kekut që nuk do të mund ta hanin në asnjë ditë të vitit. “Vitaminka” e tregoi zemrën e vet të gjërë! Po organizata e Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit, “Hilali”, çfarë aktiviteti humanitar zhvilloi! Me cilët produte të veta, me cilët pako të veta i bëri sado pak të lumtur të varfërit dhe jetimët, me ç’fonde të veta shtroi iftar për këtë kategori njerëzish. Apo, meqë Zoti nuk iu ka dhënë “pse t’ju japim ne”?! Nuk kanë ç’të japin, sepse i kanë vjedhur të gjitha! Ju ka mbetur vetëm edhe sarkazma dhe ironia që të tallen me kë të munden! Zot, mos i fal, sepse këta qëllimisht tallen me kë të munden…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *