Klubi antiislamist i Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi jo rastësisht bashkëpunon me të tilla profilesh që kanë karakteristika që i përshtaten profilit shpirtëror të tij. Dhe, në këtë profil shpirtëror të Sulejman Rexhepit mund të gjeshë hajnin, kriminelin, bixhozxhiun, pederastin, zinaxhiun, gënjeshtarin, shpifësin, përçarësin, shkatërrimtarin, të gjitha veti të cilat islami i lufton pa kompromis

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

 

Nuk ka lider fetar në botë i cili parapëlqen të përçojë energji sadiste. Është vetëm një “lider”! Ai, pa dyshim, është Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI në RM! I vetmi “lider” në botë që i ikë bashkëpunimit me profesionistë e që këmbëngul që të rrethohet me bashkëpunëtorë antifetarë. Më lehtë e ka që ta shtyejë ditën me të tillë, sepse vetëm tek ata mund ta ushtrojë fiskulturën sadiste të shpirtit të tij konglomerat i të gjitha të këqiave.

Sulejman Rexhepi rreth vetes e ka një kastë antifetarësh e antiislamistësh, të cilët që të gjithë i ka angazhuar me dekretin e tij prej uzurpatori, ndërkohë që, që të gjithë i ka të diagnostifikuar, të dedektuar dhe të shenjëzuar me epitete përkatëse dhe që i eliminon sa herë që i duhet të dëshmojë para pisave të tjerë se ç’farë “kujdestari i islamit” është fale Zotit Fuqiplotë të cilin e lut me shpirt që ta bekojë Nikolla Gruevskin, në dorë të të cilit, si prodhues “bombash” të Zajevit gjendet edhe shpirti i Sulejman Rexhepit.

Tërheqjen e dekretit çdo herë e bën me zhurmë dhe me propagandë të pistë, ndërkohë që harron se e ka pasur bashkëpunëtorë me decenie dhe se vetë ai e ka angazhuar.

Sulejman Rexhepi i ka të dedektuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij, për të gjithë ka “dosje policore”, të cilat mundohet t’i paraqesë si të sakta meqë i ka përpiluar djali i tij pseudo-polic, Zeglul Rexhepi, i cili aktualisht është nën llupën e prokurorisë shtetërore për një sërë veprimesh kriminele, që nga “prodhimi” falso i dokumentave personale e deri te përfshirja e tij në shumë veprime kriminale të instrumentalizuara!

Bashkëpunërtorët e Sulejman Rexhepit, përfshirë këtu pjesëtarët e familjes së tij, janë të njohur si narkodilerë, narkomanë, bixhozxhinjë, që shpenzojnë paratë e BFI-së nëpër kazino e sauna!

Bashkëpunëtorët e Sulejman Rexhepit janë me rekorde kriminale, të cilët më shumë i njohin llojet e armëve të denja për veprimtari kriminale, se sa që i njohin parimet islame. Sulejman Rexhepi pasi ju ka dhënë dekret bashëpunëtorëve të vet, ka nisur që t’ua hapë dosjen me lloj-lloj shpifjes, rrëfimesh tendencioze dhe konstatimesh idiotike. Sulejman Rexhepi e di fare mirë se bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë hajna, persona që vjedhin djersën dhe kafshatën e gojës së myslimanëve të Maqedonisë, ai fare mirë e di se për bashkëpunëtorë të ngushtë ka narkomanë, rakixhi, zinaxhi, persona të cilët në formë siluetash janë kapur edhe nga kamerat e BFI-së duke ecur lakuriq me femra nëpër korridoret e këtij Institucioni! Sulejman Rexhepi e ka të dedektuar se për bashkëpunëtorë të vetin ka pederastë, udbashë, bashkëpunëtorë aktivë të shërbimit intelegjent maqedonas, ai i detyron të gjithë që të bashkëpunojnë dhe të poshtërohen nga bashkëpunëtori i Sinishës!

Sulejman Rexhepi për bashkëpunëtorë të vet ka edhe marksitë-leninistë, ka “filiale të UDB-së” (me këtë ai akuzon FRI-në)!

Pra, Sulejman Rexhepi jo rastësisht bashkëpunon me të tilla profilesh, sepse, në fakt, ai ofron pranë vetes vetëm të atillë që kanë karakteristika që i përshtaten profilit shopirtëror të tij. Dhe, në këtë profil shpirtëror të Sulejman Rexhepit mund të gjeshë hajnin, kriminelin, bixhozxhiun, pederastin, zinaxhiun, gënjeshtarin, shpifësin, përçarësin, shkatërrimtarin, të gjitha veti të cilat islami i lufton pa kompromis. Rreth Sulejman Rexhepit nuk mund të gjeshë vetëm bashkëpunëtorë të devotshëm, hafëzlerë e muhadithinë, sheriatlinjë e ahlakistë, si dhe profile të cilët janë shtyllë e ardhmërisë së islamit në këtë vend!

Sulejman Rexhepi, “dosjet e sajuara” për bashkëpunëtorët e vet i mba në xhep! Sa herë që heton se një bashkëpunëtor po ia turbullon ujin menjëherë e nxjerr “dosjen e pederastit”, “dosjen e bashkëpunëtorit të Sinishës”, “dosjen e Bagdatski llopovit”, “dosjen e hajnit të BFI-së” etj. etj.

Sulejman Rexhepi bashkëpunëtorët e vet i përcepton si këlyshë të bishave të egra të rritur e të dresuar prej tij. Megjithatë, ekzstojnë shumë dëshmi e rrëfime që flasin se, të gjithë “mësuesit” e bishave të egra kanë përfunduar në nofullat e atyre bishave që nuk dëshirojnë t’ia dijnë për “dashurinë njerëzore”! Pronarët e “kafshëve të egra” shqyhen dhe copëtohen pamëshirë pikërisht prej atyre “këlyshëve” të cilët i ka rritur me dekret. Ujku ngelë ujk, luani luan, dhelpra dhelpër, tigri tigër, derri i egër derr, gjarpëri gjarpër, pavarësisht se janë të dresuara prej “mësuesit” me shumë dashuri, dhembje e përkushtim. Ky do të jetë fundi i Sulejman Rexhepit, nëse nuk arrijnë që institucionet përkatëse shtetërore ta shpëtojnë nga këta “bisha” duke e izoluuar në ndonjë biruc ku do ta ketë në disponim tërë atë mal dite për të medituar mbi çastët e tmerrshme të tij në Ditën e Gjykimit në të cilën nuk do të shpëtohet por do të përqeshet me hingirizje të padhimbshme nga “Klani mafioz i Gostivarit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *